Tirana “pushtohet” nga protesta e studentëve/ Rama jep reagimin e papritur
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga muaji mars do të nisë një linjë ajrore direkte mes Luksemburgut dhe Shqipërisë, e cila do të operohet nga kompania ajrore Luxair. Njoftimi u bë përmes një postimi në Facebook, ku Rama bëri të ditur edhe takimin me homologun e tij luksemburgas, Luc Frieden. Sipas kryeministrit, bisedimet u përqendruan te marrëdhëniet dypalëshe dhe procesi i integrimit europian të Shqipërisë. “Me Kryeministrin Luc Frieden, për marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë”, shkroi Rama në postimin e tij nga Luksemburgu. Linja e re pritet të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë ajrore mes dy vendeve, duke u ofruar qytetarëve më shumë mundësi udhëtimi. Megjithatë, në njoftimin e publikuar nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi frekuencën e fluturimeve...
Burimi:
ntv.al