Tërbohet policia/ Shkopinj gome dhe gaz lotsjellës ndaj besimtarëve brenda xhamisë

Tërbohet policia/ Shkopinj gome dhe gaz lotsjellës ndaj besimtarëve brenda xhamisë

Çdo orë që kalon po tregon një polici tejet të dhunshme, e cila nuk kursen as institucionet fetare. Dhjetëra efektivë kanë mësyrë në xhaminë ‘Et’hem Beu’ në kryeqytet, në kohën kur besimtarët po falnin namazin duke i dhunuar brutalisht. Ndaj besimtarëve, efektivët hodhën gaz lotsjellës dhe spraj, duke ndërprerë namazin. Besimtarët kërkuan nga Policia e Shtetit të vendosin një limit dhe të respektojnë institucionet fetare. ‘Duhet të ketë limit, të mos futen brenda xhamisë. Sa u thirr ezani dhe po nisnim të faleshim, kur policia erdhi brenda dhe ushtroi dhunë ndaj besimtarëve të xhamisë me shkopa gome. Hodhën edhe gaz lotsjellës e spraj ndaj besimtarëve’, u shpreh besimtari në një lidhje live me Syri-n.