Operacion i madh ushtarak në Nigeri, vriten 8 terroristë dhe shpëtohen 125 pengje, mes tyre gra e fëmijë
Trupat ushtarake nigeriane shpëtuan 125 persona të rrëmbyer, vranë tetë terroristë dhe arrestuan 10 persona të dyshuar si bashkëpunëtorë dhe furnizues logjistikë, gjatë një jave operacionesh ushtarake në të gjithë vendin, bëri të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes. Operacionet, të zhvilluara nga 6 deri më 12 nëntor, çuan gjithashtu në dorëzimin e 12 terroristëve dhe anëtarëve të familjeve të tyre, sipas një informimi nga Drejtori i Operacioneve të Mediave të Mbrojtjes, gjeneralmajor Michael Onoja. Sipas një deklarate të siguruar nga Anadolu nga Onoja, operacioni më i madh i shpëtimit përfshiu 119 udhëtarë, të rrëmbyer më 6 nëntor përgjatë rrugës Dutsen Kura-Bulazarma-Kamuya, në Buratai, në zonën e qeverisjes lokale Biu, në shtetin Borno, në verilindje të vendit. Ai tha se trupat ushtarake ndoqën sulmuesit përgjatë...
Burimi:
syri.net