Tentuan të korruptojnë policët për tu shpëtuar gjobave, nën hetim tre shoferë në Durrës
Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan tu ofronin para efektivëve të Policisë Rrugore për të shmangur ndëshkimin për shkeljet e konstatuara gjatë qarkullimit. Bëhet fjalë për një 47-vjeçar, i cili u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe ofroi 4000 lekë, një 50-vjeçar me kontroll teknik të skaduar dhe automjet që tejkalonte fuqinë e lejuar nga patenta, i cili ofroi 2000 lekë, si dhe një 23-vjeçar nga Kosova, që po përdorte celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe tentoi të jepte 1000 lekë. Të tre drejtuesit po hetohen për veprën penale ‘Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. NJOFTIMI: Policia Rrugore e Durrësit godet 3 tentativa për mitëdhënie....
Burimi:
gijotina.com