Inter largon dy sulmuesit e tepërt për t’i lënë hapësirë islandezit që luan me Genoa

Inter largon dy sulmuesit e tepërt për t’i lënë hapësirë islandezit që luan me Genoa

28 Qershor 2024

11:49

Telesport

Inter po bën një marrëveshje të dyfishtë me skuadrën e Genoa. Pasi siguroi për gati 15 milionë euro portierin spanjoll Martinez, tashmë në qendër të vëmendjes është sulmuesi Albert Gudmundsson.
27-vjeçari islandez kërkohet me ngulm nga skuadra zikaltër, por për të Genoa kërkon rreth 30 milionë euro. Shumë për një 27-vjeçar, që realizoi 14 gola në 35 ndeshje sezonin e kaluar në Serie A.
Gjithsesi, nga ana tjetër, Inter po punon për të larguar dy lojtarë që nuk bëjnë pjesë më në planet e trajnerit Inzaghi. I pari është argjentinasi Correa, që ka edhe një vit kontratë më zikaltërit.
Ai e di se nuk do të jetë me në Milano vitin tjetër, ndaj pritet një sistemim i tij. i dyti është sulmuesi austriak Arnautovic, 35 vjeç dhe ka një rrogë të madhe për Inter (3.7 mln/sezon). për këtë të dytin klub po pret oferta.
Largimi i këtyre dy sulmuesve dhe arkëtimi nga shitja e tyre do t’i hapë rrugën ardhjes së Gudmundsson për rreth 20 milionë euro. Ai do t’i bashkangjitet Lautaro Martinez, Thuram e Taremi në repartin e avancuar.
Burimi