Djaloshi 10-vjeçar që hyri në fushë për foto me Ronaldo: I thashë babait se po shkoja në tualet

Djaloshi 10-vjeçar që hyri në fushë për foto me Ronaldo: I thashë babait se po shkoja në tualet

24 Qershor 2024

13:18

Telesport

Ditën e shtunë, në minutën e 68-të ndeshjes së Euro 2024 mes Turqisë dhe Portugalisë, një fëmijë 10-vjeçar pushtoi fushën. Ai hyri në fushë për të bërë një selfie me Cristiano Ronaldo, një foto që po bën xhiron e rrjeteve sociale.
Djaloshi quhet Berat, 10 vjeç, dhe sot ka treguar për mediat portugeze se çfarë ndodhi: “Unë po e shikoja ndeshjen në tribunat pas stolit, pranë fushës. Realizova një ëndërr, nuk e mendoja se mund të ndodhte ndonjëherë”, tha fëmija.
“U kisha thënë miqve të mi se do të përpiqesha të afrohesha me CR7 dhe ata nuk më besuan. Gjatë ndeshjes, i thashë babait që do të shkoja në banjë, kështu që e mashtrova atë dhe hyra në fushë”, tha më tej djaloshi që quhet Berat.
UEFA, duke marrë parasysh moshën e fëmijës, më pas vendosi të mos merrte masa serioze, por vetëm ka shtrënguar masat e sigurisë përreth fushës. Në Euro 2024 ka patur disa herë momente kur fitozët kanë hyrë në fushë.
Burimi