Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar se masat fiskale të ndërmarra nga qeveria janë të balancuara, duke theksuar se ndryshimet në taksa synojnë të mos pengojnë investimet. Ibrahimaj bëri të ditur se pjesa më e madhe e të ardhurave që lidhen me këtë taksë do të zhvendoset te rritja e taksës pranë DPSHTRR. Ibrahimaj u ndal edhe te programi “Rilindja 2.0”, i cili parashikon zëvendësimin e mjeteve të transportit publik me automjete elektrike. “Të gjitha masat fiskale që kemi ndërmarrë vijnë të balancuara: ulet diku dhe rritet diku tjetër, sepse nuk duam të ndalojmë investimet. Në rastin e heqjes së taksës së qarkullimit, pjesa më e madhe do të vendoset në rritjen e taksës së qarkullimit te Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve...