Tag: shkollën

  • “Paska aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit”, zëdhënësja e Metës ironizon Silva Cakën pas emërimit në ministrinë e Brendshme: S’ndalojmë askënd të lëpijë ku ka pështyrë

    “Paska aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit”, zëdhënësja e Metës ironizon Silva Cakën pas emërimit në ministrinë e Brendshme: S’ndalojmë askënd të lëpijë ku ka pështyrë

    Pas emërimit si zëvendës ministre e Brendshme të ish-deputetes dhe aleates së Ilir Metës në Partinë e Lirisë, Silva Caka, ka reaguar zëdhënësja e ish-presidentit Meta.

    Jasmilla Memelli ka ndarë në Facebook një video të vjetër të Cakës, ku deklaronte se njerëzit që janë bashkuar PS janë rekrutuar nga Edi Rama dhe se ‘kanë gjetur tenxherja kapaku’, duke shtuar se kjo e fundit ka ‘lëpirë aty ku ka pështyrë’.
    “Kur dikush zgjedh të braktisë vlerat e Lirisë dhe Demokracisë për një karrige të pa vlerë në Qeverinë e krimit dhe të korrupsionit, nuk largohet nga Partia e Lirisë, por nga morali, integriteti dhe parimet.
    Nuk ndalojmë askënd të lëpijë atë që ka pështyrë, apo të pështyjë fytyrën e vet. As të nëpërkëmbë edhe gjakun e familjes të derdhur për vlerat e shenjta të Lirisë. Këto janë zgjedhje personale, që flasin më shumë se çdo fjalë”, shprehet ajo.
    Më tej shton se Caka kur u largua nga PL, u largua me motivacionin për të ndjekur shkollën e Magjistraturës, por sipas saj rezultoi se ka “aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit”.
    “Ka mbi një vit që S.C ka dhënë dorëheqjen për të ndjekur gjoja Shkollën e Magjistraturës, që në fakt rezultoi aplikim për në “Shkollën” e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit.
    Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë në mbrojtjen dhe jetësimin e kauzave të saj madhore ekzistenciale kombëtare, për të vazhduar pa kompromis luftën parimore dhe patriotike, krah për krah me opozitarët e vërtetë dhe me të gjithë shqiptarët e ndershëm, për t’i shkurtuar ditët regjimit kriminal të Edi Ramës që ka shpopulluar vendin dhe po rrjep pa mëshirë popullin me korrupsionin skizofrenik”, shkruan Memelli.

    Top Channel

  • Emërimi i Silva Cakës në Ministrinë e Brendshme/ PL: Na tha që do ndiqte Magjistraturën, por shkoi të ndjekë shkollën e vjedhjes dhe veseve

    Emërimi i Silva Cakës në Ministrinë e Brendshme/ PL: Na tha që do ndiqte Magjistraturën, por shkoi të ndjekë shkollën e vjedhjes dhe veseve

    Zëdhënësja e Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli, ka reaguar me tone të forta pas emërimit në detyrë si zëvendësministre e Brendshme e Silva Cakës, ish Deputete e LSI-së. Në një deklaratë publike, ajo e cilëson këtë veprim si braktisje të moralit dhe vlerave të lirisë, duke e konsideruar si zgjedhje personale që flet më shumë se çdo fjalë. Sipas Memellit, personi në fjalë ka tradhtuar jo vetëm idealet politike, por edhe sakrificat familjare për lirinë, duke zgjedhur të bëhet pjesë e asaj që ajo e quan “Shkolla e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit”.

    Reagimi i Jasmira Memelli, zëdhënëse e presidentit te Partisë se Lirisë:

    Kur dikush zgjedh të braktisë vlerat e Lirisë dhe Demokracisë për një karrige të pa vlerë në Qeverinë e krimit dhe të korrupsionit, nuk largohet nga Partia e Lirisë, por nga morali, integriteti dhe parimet.

    Nuk ndalojmë askënd të lëpijë atë që ka pështyrë, apo të pështyjë fytyrën e vet.

    As të nëpërkëmbë edhe gjakun e familjes të derdhur për vlerat e shenjta të Lirisë.

    Këto janë zgjedhje personale, që flasin më shumë se çdo fjalë.

    Ka mbi një vit që S.C ka dhënë dorëheqjen për të ndjekur gjoja Shkollën e Magjistraturës, që në fakt rezultoi aplikim për në “Shkollën” e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit.

    Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë në mbrojtjen dhe jetësimin e kauzave të saj madhore ekzistenciale kombëtare, për të vazhduar pa kompromis luftën parimore dhe patriotike, krah për krah me opozitarët e vërtetë dhe me të gjithë shqiptarët e ndershëm, për t’i shkurtuar ditët regjimit kriminal të Edi Ramës që ka shpopulluar vendin dhe po rrjep pa mëshirë popullin me korrupsionin skizofrenik.

  • Silva Caka zëvëndësministre, reagon Partia e Lirisë: Tha se do ndiqte “Shkollën e Magjistraturës”, por u ul në prehrin e pushtetit

    Silva Caka zëvëndësministre, reagon Partia e Lirisë: Tha se do ndiqte “Shkollën e Magjistraturës”, por u ul në prehrin e pushtetit

    Partia e Lirisë ka reaguar me tone të ashpra pas kalimit të një ish-anëtareje të saj në radhët e Qeverisë, duke e akuzuar për braktisje të vlerave dhe bashkëpunim me atë që e quan “qeveri të krimit dhe korrupsionit”.
    Në një deklaratë publike, pa përmendur emra, por duke iu referuar Silvana Çelajt, PL thekson se:“Kur dikush zgjedh të braktisë vlerat e Lirisë dhe Demokracisë për një karrige të pavlerë në Qeverinë e krimit dhe të korrupsionit, nuk largohet nga Partia e Lirisë, por nga morali, integriteti dhe parimet.”
    Partia akuzon Çelajn se ka gënjyer kur dha dorëheqjen më shumë se një vit më parë për të ndjekur Shkollën e Magjistraturës, ndërkohë që sipas PL, “në fakt rezultoi aplikim për në ‘shkollën’ e korrupsionit, krimit dhe vesit”.
    Deklarata përfundon me një theksim të vendosmërisë për të vijuar luftën politike kundër qeverisë Rama:“Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë në mbrojtjen e kauzave madhore, për të shkurtuar ditët e regjimit kriminal të Edi Ramës që ka shpopulluar vendin.”

  • Rama mori një tjetër të besuar të Metës, PL i publikon videon: Caka shkoi të lëpijë atë që ka pështyrë

    Rama mori një tjetër të besuar të Metës, PL i publikon videon: Caka shkoi të lëpijë atë që ka pështyrë

    Silva Caka

    TIRANË-Silva Caka, ish-deputetet e Partisë së Lirisë dhe një nga njerëzit e besuar të Ilir Metës ka kaluar në radhët e qeverisë së re të kryeministrit Edi Rama. Caka është emëruar zv.ministre e Brendshme, një post ky i cili nuk është pritur aspak mirë nga Partia e Lirisë. 
    Zëdhënësja e Presidentit te Partisë se Lirisë, Jasmira Memelli, përmes një reagimi në rrjetet sociale, shkuan se Silva Caka ishte larguar nga PL për të ndjekur Shkollën e Magjistraturës, por rezultoi sipas tyre, diçka tjetër. Memelli krahas reagimit të ashpër ka publikuar edhe një video të ish-deputetes, Caka e cila e ftuar në një studio televizive flet për ata të cilët asakohe u larguan për tu bashkuar me Ramën. Ish-deputetja shprehej për të larguarit se “kanë gjetur veten te Edi Rama me aferat korruptive”.
    “Ç’të them. Të gjithë emrat që sot janë larguar, dikur nga ai që sot i ka rekrutuar, janë akuzuar. Kështu që mbase ka marrë të përshtatshmit e vetë, kanë gjetur veten aty me Edi Ramën, me të gjitha ato aferat e tij korruptive. Unë mendoj që thjesht, andej nga anët e mia i thonë që ka gjetur tenxherja kapakun”, shprehej dikur Silva Caka.

    REAGIMI:
    Kur dikush zgjedh të braktisë vlerat e Lirisë dhe Demokracisë për një karrige të pa vlerë në Qeverinë e krimit dhe të korrupsionit, nuk largohet nga Partia e Lirisë, por nga morali, integriteti dhe parimet. Nuk ndalojmë askënd të lëpijë atë që ka pështyrë, apo të pështyjë fytyrën e vet. As të nëpërkëmbë edhe gjakun e familjes të derdhur për vlerat e shenjta të Lirisë. Këto janë zgjedhje personale, që flasin më shumë se çdo fjalë. Ka mbi një vit që S.C ka dhënë dorëheqjen për të ndjekur gjoja Shkollën e Magjistraturës, që në fakt rezultoi aplikim për në “Shkollën” e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit.Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë në mbrojtjen dhe jetësimin e kauzave të saj madhore ekzistenciale kombëtare, për të vazhduar pa kompromis luftën parimore dhe patriotike, krah për krah me opozitarët e vërtetë dhe me të gjithë shqiptarët e ndershëm, për t’i shkurtuar ditët regjimit kriminal të Edi Ramës që ka shpopulluar vendin dhe po rrjep pa mëshirë popullin me korrupsionin skizofrenik.
    Silva Caka aktualisht është këshilltare në Bashkinë e Tiranës, ku ka braktisur radhët e opozitës, duke iu bashkuar socialistëve. Ish-deputetja e PL zëvendëson ish-zv.ministrin Andi Mahila, i cili u shkarkua nga detyra disa ditë më parë me urdhër të ministres së re Albana Koçiu./ZËRI

  • “Nuk ndalojmë askënd të lëpijë atë që ka pështyrë”/ PL reagon ashpër pas emërimit të Cakes si zv.ministre

    “Nuk ndalojmë askënd të lëpijë atë që ka pështyrë”/ PL reagon ashpër pas emërimit të Cakes si zv.ministre

    Partia e Lirisë ka reaguar ashpër pas emërimit të Silva Cakes si zv.ministre e Brendshme, duke e cilësuar si dikush që “zgjedh të braktisë vlerat e Lirisë dhe Demokracisë për një karrige të pa vlerë në Qeverinë e krimit dhe të korrupsionit”.
    Zëdhënësja e Presidentit te Partisë se Lirisë, Jasmira Memelli, përmes një reagimi në rrjetet sociale, shkuan se Silva Caka ishte larguar nga PL për të ndjekur Shkollën e Magjistraturës, por rezultoi sipas tyre, diçka tjetër.
    “Ka mbi një vit që S.C ka dhënë dorëheqjen për të ndjekur gjoja Shkollën e Magjistraturës, që në fakt rezultoi aplikim për në “Shkollën” e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit”, shkruan ajo.
    “Nuk ndalojmë askënd të lëpijë atë që ka pështyrë, apo të pështyjë fytyrën e vet”. – thuhet më tej
    Reagimi i Jasmira Memelli, zëdhënëse e Presidentit te Partisë se Lirisë
    Kur dikush zgjedh të braktisë vlerat e Lirisë dhe Demokracisë për një karrige të pa vlerë në Qeverinë e krimit dhe të korrupsionit, nuk largohet nga Partia e Lirisë, por nga morali, integriteti dhe parimet.
    Nuk ndalojmë askënd të lëpijë atë që ka pështyrë, apo të pështyjë fytyrën e vet.
    As të nëpërkëmbë edhe gjakun e familjes të derdhur për vlerat e shenjta të Lirisë.
    Këto janë zgjedhje personale, që flasin më shumë se çdo fjalë.
    Ka mbi një vit që S.C ka dhënë dorëheqjen për të ndjekur gjoja Shkollën e Magjistraturës, që në fakt rezultoi aplikim për në “Shkollën” e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit.
    Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë në mbrojtjen dhe jetësimin e kauzave të saj madhore ekzistenciale kombëtare, për të vazhduar pa kompromis luftën parimore dhe patriotike, krah për krah me opozitarët e vërtetë dhe me të gjithë shqiptarët e ndershëm, për t’i shkurtuar ditët regjimit kriminal të Edi Ramës që ka shpopulluar vendin dhe po rrjep pa mëshirë popullin me korrupsionin skizofrenik.

  • U bë zv/ministre e Brendshme, zyrtarja e PL ironizon Silva Cakën: Na tha do ndiqte Shkollën e Magjistraturës, por..

    Silva Caka u emërua sot zv/ministre e Brendshme, duke braktisur kështu Partinë e Lirisë apo ish-LSI-në, ku bënte pjesë prej vitesh. 
    Por nuk ka munguar përgjigja as nga Partia e Lirisë, pas postit që mori Silva Caka në qeverinë e Edi Ramës. 
    Jasmira Memelli, zëdhënësja e Partisë së Lirisë, ka publikuar një video të vjetër të Silva Cakës, kur akuzonte dikur ish-kolegët e saj të partisë të cilët kishin kaluar në anën tjetër të llogores politike, për të cilët shprehej se “kanë gjetur veten te Edi Rama me aferat korruptive”. 
    “Ç’të them. Të gjithë emrat që sot janë larguar, dikur nga ai që sot i ka rekrutuar, janë akuzuar. Kështu që mbase ka marrë të përshtatshmit e vetë, kanë gjetur veten aty me Edi Ramën, me të gjitha ato aferat e tij korruptive. Unë mendoj që thjesht, andej nga anët e mia i thonë që ka gjetur tenxherja kapakun”, shprehej dikur Silva Caka. 
    Zëdhënësja e PL, Jasmira Memelli, në postimin e saj në Facebook, shkruan se Silva Caka ka mbi 1 vit që ka dhënë dorëheqjen nga Partia e Lirisë, me justifikimin se do të ndiqte studimet në Shkollën e Magjistraturës. 
    “Ka mbi një vit që S.C ka dhënë dorëheqjen për të ndjekur gjoja Shkollën e Magjistraturës, që në fakt rezultoi aplikim për në “Shkollën” e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit”, shkruan në Facebook Jasmira Memelli. 
    Postimi i plotë në Facebook i zëdhënëses së Partisë së Lirisë: 
    Kur dikush zgjedh të braktisë vlerat e Lirisë dhe Demokracisë për një karrige të pa vlerë në Qeverinë e krimit dhe të korrupsionit, nuk largohet nga Partia e Lirisë, por nga morali, integriteti dhe parimet. 
    Nuk ndalojmë askënd të lëpijë atë që ka pështyrë, apo të pështyjë fytyrën e vet. 
    As të nëpërkëmbë edhe gjakun e familjes të derdhur për vlerat e shenjta të Lirisë. 
    Këto janë zgjedhje personale, që flasin më shumë se çdo fjalë. 
    Ka mbi një vit që S.C ka dhënë dorëheqjen për të ndjekur gjoja Shkollën e Magjistraturës, që në fakt rezultoi aplikim për në “Shkollën” e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit. 
    Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë në mbrojtjen dhe jetësimin e kauzave të saj madhore ekzistenciale kombëtare, për të vazhduar pa kompromis luftën parimore dhe patriotike, krah për krah me opozitarët e vërtetë dhe me të gjithë shqiptarët e ndershëm, për t’i shkurtuar ditët regjimit kriminal të Edi Ramës që ka shpopulluar vendin dhe po rrjep pa mëshirë popullin me korrupsionin skizofrenik. 

     

  • Si ta ndihmoni fëmijën tuaj kur nis shkollën fillore

    Si ta ndihmoni fëmijën tuaj kur nis shkollën fillore

    Nisja e shkollës fillore është një moment i madh dhe emocionues për fëmijët. Një nisje pozitive është lidhur shpesh me suksesin shoqëror dhe akademik të tyre gjatë vitit të parë.

    Fëmijët në përgjithësi përshtaten mirë me mjedise të reja, me rregulla dhe strukturë. Megjithatë, për prindërit dhe kujdestarët, kjo periudhë mund të jetë stresuese, pasi shqetësohen nëse fëmija do të bëjë miq të rinj, do të kuptojë rregullat dhe do të përparojë në mësime.

    Shumë fëmijë mezi presin të nisin shkollën, por një pjesë tjetër mund të ndihen të pasigurt. Këto shqetësime shfaqen shpesh përmes sjelljes: bëhen më të lidhur me prindërit, e kanë të vështirë të ndahen prej tyre, shfaqin emocione më të forta se zakonisht ose refuzojnë të ndjekin udhëzimet. Pas javëve të para, disa mund të hezitojnë të shkojnë në shkollë, të ankohen se janë sëmurë ose të tregojnë qëndrime negative ndaj saj.

    Këto janë reagime tipike përballë ndryshimit dhe pasigurisë dhe zakonisht zbuten me kohën, ndërsa fëmija përshtatet me rutinën. Por kjo nuk e bën më të lehtë për prindërit. Ja disa këshilla të dobishme:

    Nxitni optimizëm dhe gëzim

    Fëmijët duan të dinë për shkollën e re dhe njerëzit që do të takojnë. Ndihmojini të krijojnë emocione pozitiv: kaloni pranë shkollës, provoni uniformën dhe flisni mirë për këtë përvojë. Nëse ata shprehin shqetësime, dëgjojini dhe sigurojini se do t’i ndihmoni të përballojnë çdo vështirësi.

    Inkurajoni kureshtjen

    Flisni për gjërat që i pëlqyen në kopsht apo çerdhe dhe për ato që presin nga shkolla. Lidhni eksperiencat e përditshme me shkollën, si për shembull lodrat në park që mund të ngjajnë me ato të shkollës. Diskutoni për librat apo aktivitetet që mund të ndajnë me shokët.

    Përqendrohuni te marrëdhëniet

    Forconi lidhjen me fëmijën përmes rutinave të mëngjesit dhe mbrëmjes. Jepuni një shenjë kujtimi, si një vizatim të vogël në dorë ose diçka personale në çantë. Tregohuni miqësorë me mësuesit dhe prindërit e tjerë, duke modeluar aftësi sociale.

    Inkurajoni kureshtje

    Flisni për gjërat që u kanë pëlqyer në kopsht apo çerdhe dhe për ato që presin nga shkolla. Lidhni eksperiencat e përditshme me shkollën, si për shembull lodrat në park që mund të ngjajnë me ato të shkollës. Diskutoni për librat apo aktivitetet që mund të ndajnë me shokët.

    Përqendrohuni te marrëdhëniet

    Forconi lidhjen me fëmijën përmes rutinave të mëngjesit dhe mbrëmjes. Jepuni një shenjë kujtimi, si një vizatim të vogël në dorë ose diçka personale në çantë. Tregohuni miqësorë me mësuesit dhe prindërit e tjerë, duke modeluar aftësi sociale.

    Kuptoni kërkesat e shkollës dhe festoni arritjet

    Prisni që fëmija të lodhet më shumë ose të tregojë sjellje të vështira. Ulni pritshmëritë pas shkolle dhe mos insistoni për aktivitete shtesë në fillim. Mos e mbingarkoni me pyetje për ditën, por prisni që të ndajë vetë informacion. Lavdërojini për arritjet dhe gëzimet e tyre, sado të vogla.

    Kujdesuni edhe për veten

    Mbështetja juaj është thelbësore, por po aq e rëndësishme është mirëqenia juaj. Lidhuni me miqtë, bisedoni me prindër të tjerë dhe ruani optimizmin për vitin e parë të fëmijës në shkollë. Shanset janë që ata ndihen njësoj si ju. / The Conversation – Syri.net

  • Kreshnik Hajdari, jeta e lidhur me Kuçovën mes kujtimeve dhe aspiratave

    Kreshnik Hajdari, jeta e lidhur me Kuçovën mes kujtimeve dhe aspiratave

    Shkruar nga: Kejsi Demiraj
    Në një qytet industrial si Kuçova, fëmijëria e Kreshnik Hajdarit kaloi në një pallat tipik të viteve ‘90. Ai kujton periudhën e trazuar të vitit 1997 dhe lojërat që i dhanë ngjyrë ditëve të asaj kohe. “Lojërat tona ishin ndryshe, lojëra që po t’i dëgjojnë fëmijët e sotëm do t’u duken si ‘parahistorike’: zhola, kushinieta me rreth, e shumë të tjera. Ne ishim shumë fëmijë që luanim në lagje, ndryshe nga sot, ku fëmijët janë zhdukur nga oborret.” Megjithatë, ai pranon se nuk ishte fëmija më i dhënë pas lojërave, por gjithnjë i motivuar për të mësuar. “Nuk kam qenë student ekselent, por shkollën e kam bërë me qejf, jo me presion. Shkolla për mua ka qenë kënaqësi, jo detyrim.”

    Kreshniku i atribuon shumë nga formimi i tij familjes. Prindërit, përmes këshillave dhe shembullit personal, i dhanë një busull jetësore. “Ata nuk më udhëzonin vetëm me fjalë, por sidomos me sjellje. Unë i kam parë dhe i kam ndjekur në çdo situatë.” Figura e gjyshit dhe e të atit zënë një vend të veçantë në kujtesën e tij. Prej tyre trashëgoi jo vetëm vlerat e punës dhe ndershmërisë, por edhe pasionin për politikën. “Nëse jam sot në politikë, është shtysa e tim ati. Politika për mua nuk ka qenë kurrë një mjet për të siguruar një vend pune, por një pasion i lindur.”
    Pas përfundimit të shkollës së mesme “5 Tetori” në Kuçovë, me prirje në lëndët shkencore, si matematika dhe fizika, Kreshniku ndoqi sugjerimin e të atit dhe konkurroi në degën e inxhinierisë elektrike. Studimet i përfundoi me sukses, ndërsa më vonë u regjistrua edhe për master në ekonomi, të cilin e mbylli me vonesë për shkak të angazhimeve politike. Por një kthesë e papritur i ndryshoi rrjedhën e jetës. Pas një takimi që kryetari i Partisë Socialiste i asaj kohe pati me të atin, atij iu ofrua të angazhohej në Forumin Rinor Eurosocialist. “Unë e pranova me dëshirë të plotë. Isha rritur me frymë socialiste dhe më pëlqente politika. Shokët shpesh më thërrisnin ‘komunist’ nga debatet e shumta që bëja.”
    Karriera profesionale e Kreshnikut nisi në vitin 2006 në sektorin elektrik në Kuçovë. Privatizimi i OSSH-së dhe hyrja e kompanisë çeke ÇEZ solli lëvizje të shumta, por ai u ngjit shpejt në detyra drejtuese. Në fund të vitit 2013, iu ofrua posti i drejtorit të OSHEE-së në Berat. “E pranova me kënaqësi. Nuk e kisha kërkuar vetë, por ishte një vlerësim për profesionalizmin tim.” Rezultatet ishin të prekshme: humbjet e energjisë nga 32-33% ranë në 17%. “Ishte një periudhë suksesi, ku gjithë ekipi kontribuoi. E lashë zonën në gjendje shumë më të mirë nga ç’e gjeta.”
    Angazhimi në forumin rinor dhe më pas në strukturat e PS-së e afroi gjithnjë e më shumë me politikën vendore. Por kandidimi për kryetar bashkie erdhi papritur. “Nuk më pyeti njeri. Një mbrëmje mora disa SMS dhe të nesërmen pashë në lajme se isha kandidati i përzgjedhur. As nuk e shijova dot lajmin siç doja.” Megjithatë, ai e pranoi sfidën. “Disa nuk do ta pranonin, por unë po. E dija që do sillte lodhje e stres, por edhe mundësi për të bërë diçka për qytetin tim.”
    Ai rrëfen se sfida më e madhe ishte gjendja financiare. “E gjeta bashkinë me borxhe gati sa 100% e buxhetit. Duhej menaxhim i kujdesshëm. Sot mund të them se detyrimet janë zero.”Ndër arritjet kryesore rendit: furnizimin me ujë të pijshëm të njësisë Lumas; ndërtimin e urave që lidhin fshatrat Belsovë e Mendrak; përmirësimin e rrugëve që shkurtojnë distancat mes fshatrave dhe qytetit; përfundimin e parkut të qytetit.
    Për të ardhmen, vizioni është i qartë: një pedonale dhe shesh modern për qytetarët, si dhe ndërtimin e Muzeut të Naftës dhe Aviacionit. “Ky muze nuk është vetëm memorie historike, por edhe mundësi për zhvillim turistik e ekonomik.”
    Përballë angazhimeve të shumta, familja ka qenë gjithmonë mbështetja më e madhe. “Unë mundohem të mos i ngarkoj me problemet e punës. Gruas i them shpesh me shaka: ‘Gocat të duan më shumë ty’. Kështu ia heq vetes fajin që nuk jam aq prezent sa do doja.” Vajza e tij tashmë ka nisur shkollën dhe merret me piano. Ai mendon për të ardhmen e tyre me përkushtim. “Për shkollën apo politikën do t’i mbështes në çdo dëshirë. Eksperiencën time do ua tregoj, por vendimet do jenë të tyre.”
    Për Kreshnikun, rinia ka rol kyç në politikë. “Kam qenë dhe jam me idenë që të rinjtë duhet të përfshihen. Nëse vetëm dy japin ide, ato do ndiqen, qofshin të mira apo jo. Por sa më shumë ide të ketë, aq më të drejta do jenë vendimet”.
    Ai e sheh politikën si rrugë karriere, por edhe si shërbim ndaj qytetarëve. Nuk e fsheh se objektivat e tij të ardhshëm mund të shkojnë deri në Kuvend, por për momentin është i përkushtuar në menaxhimin e qytetit të tij. “Nuk kam ardhur në politikë për të përfituar personalisht. Çdo punë që kam bërë, e kam parë si një investim për karrierën, por edhe për qytetin. Dhe do vazhdoj ta bëj këtë.”

  • PERSONAZH – Tre vjet pa “Mikelanxhelon e Shkodrës”, autori i mbi 200 afreskeve në mbi 35 kisha anëkënd

    PERSONAZH – Tre vjet pa “Mikelanxhelon e Shkodrës”, autori i mbi 200 afreskeve në mbi 35 kisha anëkënd

    Tre vjet më parë, me 30 gusht 2022, ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare, një nga piktorët më të mirë shqiptar, Pjerin Sheldija, i njohur edhe si “Mikelanxheloja i Shkodrës”. Ai është edhe autori i mbi 200 afreskëve në mbi 35 kisha në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Itali dhe në Angli. Pikturat e tij, ndodhen sot në Vatikan dhe për kontributin e dhënë, Papa Benedikti i 16 e ka nderuar Sheldinë, ‘Distinktivin e Kryqit të Shenjtë për Kishën dhe për Papën”.
    Biografia e piktorit:
    Mjeshtri i pikturës Pjerin Sheldija lindi në lagjen Arra e Madhe të Shkodres (afër shpisë së Pashko Vasës) me 9 korrik 1937, në një familje të njohun katolike e qytetare shkodrane. Filloren e nisi në shkollën e Jezuitëve, ma vonë 11 Janari, e mandej në atë Ndoc Mazi. Qysh i vogël ai dha shejat e para të talentit për pikturë të cilën ja kultivoj ma ndej mësuesi i tij i vizatimit Luigj Sheldija (jo i fisit të tij), e ma vonë piktorja Nelda Gera që e pat drejtuese të rrethit të vizatimit në Shtëpinë e Pionierit në Shkoder, e cila e këshilloj që të ndiqte studimet për pikturë në Liceun Artistik në Tiranë.
    Mbasi mbaron shkollën fillore, për nevoja ekonomike familjare, Pjerini, punoj për një periudhë të shkurtë si mekanik pranë Fabrikës së Çimentos në Shkoder. Gjatë kësaj kohe hyni në kursin e pikturës në Shtëpinë e Kulturës në Shkoder, të cilin e drejtonte piktori i njohun Vladimir Jani (i cili kishte studjue në Firence me mësuesin e famëshëm Feliçe Karena), që ka pasë ndikim të madh mbi piktorët shkodranë, si njeri dhe artist. Në këtë kurs pat shumë elementë të talentuem si Selim Bilali, Ferdinand Paci, Tefë Palushi, Rudolf Daka, Gjovalin Saraçi etj. disa prej të cilëve u banë ma vonë përsonalitete të artit e të kulturës kombëtare. Nga Vladimir Jani, kursantët e pikturës mësuen, përveç vizatimit, tekniken e aquarelit dhe të bojnave të vojit.

    Përpara se të fillonte mësimet në Liceun Artistik, Pjerini së bashku me Bahri Jubanin krijojnë Repartin e Pikturës në Kooperativen e Fotografisë në Shkoder, që ishte i pari laborator shtetnor i këtij llojit, për të plotësue nevojat e agjitacionit figurativ të qytetit.
    Në vitin 1956, ai filloi mësimet në Liceun Artistik të Tiranës ku pat mësues Abdullah Eminin (Cangonji), Abdurrahim Buzën (drejtori i Liceut) në Pikturë e Skenografi, Kel Kodhelin në Përspektivë, Janaq Paçon e Kristina Hoshin në Anatonmi, Andrena Menon në Histori Artit, Sadik Kacelin në Pllakatë. Nexhmedin Zajmi, Shaban Hadërin e Guri Madhin në vizatim.
    Me kryerjen e Liceut në vitin 1961 (me një nderprerje për të kryer shërbimin ushtarak), u emerua mësues në Shkollen Pedagogjike të Shkoders. Gjatë periudhës së mesimdhanies ai punoj në disa shkolla të Shkodres si mësues vizatimi: në Shkollën Ndoc Mazi, Shkollën 10 Korriku, në Institutin e Lartë Pedagogjik (për ciklin e ulët). Kudo që punoi, krahas mësimdhanies së vizatimit krijoj dhe drejtoj rrethet e pikturës me nxanësit ma të përzgjedhur të shkollave, deri në vitin 1992 kur doli në pension.
    Krahas punës si mësues ai punonte pa ndërprerje edhe vizatime, piktura e karikatura, merrte pjesë në ekspozita të ndryshme lokale e kombëtare si dhe të botonte punimet e tija (vizatime e karikatura) në organet e shtypit të kohës si: gazeten Jeta e re (gazetë e Shkodres), Mësuesi, Puna, Bashkimi, Revisten Shqiptarja e re, Revisten Ylli, Hosteni, ku ka marrë edhe çmime kombëtare. Në Konkursin Kombëtar të organizuar në 20 vjetorin e revistës Hosteni, ai meritoj çmimin e dytë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Sulmi në shkollën katolike në Minneapolis, prokurori: Autori ishte i fiksuar me vrasjen e fëmijëve

    Sulmi në shkollën katolike në Minneapolis, prokurori: Autori ishte i fiksuar me vrasjen e fëmijëve

    Policia e Minneapolis ka dhënë të tjera detaje lidhur me sulmin e një dite më parë në një shkollë katolike, ku një 23-vjeçar hapi zjarr dhe la të vdekur dy fëmijë të moshës 8 dhe 10-vjeçare. ndërsa 18 të tjerë u plagosën rëndë.

    Sipas autoriteteve, Robin Westman ishte i fiksuar me idenë e vrasjes së fëmijëve.
    Prokurori i përkohshëm i Minesotës, Joseph Thompson, teka foli për shënimet e gjetura të të riut, tha se ato japin një pasqyrë të planeve, gjendjes mendore dhe urrejtjes së tij ndaj grupeve të ndryshme.

    Ai thotë se 23-vjeçari dukej sikur i urrente të gjithë dhe se ekzistonte një grup që ai e adhuronte, sulmues të tjerë të shkollave dhe vrasës masivë.
    “Duke i lexuar ato, një gjë është e qartë, dhe do të jetë e vështirë për t’u dëgjuar, por është e rëndësishme për pyetjen se pse ndodhi kjo: më shumë se çdo gjë tjetër, autori i vrasjes donte të vriste fëmijë”, tha ai për mediat.
    “Ai qëlloi ishte i fiksuar me idenë e vrasjes së fëmijëve”, theksoi ai.
    Një agjent i FBI-së në konferencën për shtyp tha se Westman nuk ishte në asnjë listë mbikëqyrjeje përpara sulmit.
    Shefi i policisë O’Hara shton se nuk është në dijeni të ndonjë diagnoze apo trajtimi të shëndetit mendor që po merrte sulmuesi.
    O’Hara tha se sulmuesi kishte marrë pjesë më parë në meshë në kishën katolike dhe gjithashtu kishte shkuar në Shkollën Katolike “Ungjillëzimi”.
    “Pra, padyshim që ekziston një lidhje midis sulmuesit dhe kësaj famullie të veçantë”, thotë O’Hara.
    Shefi i policisë shton se autoritetet ende nuk kanë identifikuar ndonjë ankesë apo incident që mund ta ketë shtyrë sulmuesin të shënjestrojë këtë kishë.