Tag: shkollën

  • Ambasadori Gjasula në shkollën “Nënë Tereza”: Kombëtarja mund t’ia dalë me mbështetjen tuaj

    Ambasadori Gjasula në shkollën “Nënë Tereza”: Kombëtarja mund t’ia dalë me mbështetjen tuaj

    Ka mbetur më pak se një muaj nga nisja e turneut final të Kampionatit Europian U-17 2025 që do të zhvillohet në vendin tonë nga data 19 maj deri më 1 qershor. Një event historik ku marrin pjesë Shqipëria dhe 7 përfaqësueset më të mira të Europës për këtë grupmoshë: Portugalia, Çekia, Gjermania, Franca, Italia, Belgjika dhe Anglia.
    Në kuadër të këtij eventi, Federata e Futbollit ka nisur një fushatë promovuese në shkollat e katër qyteteve pritëse të turneut: Tiranë, Durrës, Rrogozhinë dhe Elbasan. Në një aktivitet të zhvilluar së fundmi në shkollën “Nënë Tereza” në Durrës mori pjesë edhe ambasadori i turneut, Klaus Gjasula .
    Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare ftoi nxënësit që të mbështesin Shqipërinë në këtë kampionat historik. “Ky event është një ngjarje shumë e madhe për Shqipërinë. Prandaj kemi ardhur në shkollë për t’ju ftuar ju, si tifozë, që të mbështesni Kombëtaren tonë.
    Aspekti tjetër është që ju të shihni djemtë e rinj, çfarë kanë arritur dhe ëndrrën që po përjetojnë. Kjo do t’ju tregojë edhe juve se duhet të besoni gjithmonë te vetja, sepse një ditë mund të jeni ju ata që do t’ju shohim atje.
    Nëse mbështesim njëri-tjetrin në vendin tonë, mund të arrijmë gjithçka. E di që është shumë e vështirë, por duhet të kemi në mendje që do të tregojmë paraqitje të mira, të kemi besim te vetja, te populli ynë, te vendi ynë, sepse kemi ecur përpara dhe asgjë nuk është e pamundur”.
    Shqipëria është pjesë e grupit A së bashku me Gjermaninë, Portugalinë dhe Francën. Kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen hapëse të turneut kundër Portugalisë në stadiumin “Arena Kombëtare” më 19 maj në ora 18:00.

  • Ngacmoi seksualisht dy nxënëset, shkarkohet mësuesi i shkollës në Rrajcë

    Ngacmoi seksualisht dy nxënëset, shkarkohet mësuesi i shkollës në Rrajcë

    Shkarkim i menjëhershëm i mësuesit pas dyshimeve për ngacmim në shkollën “Sali Halili”, Rrajcë.
    Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar njofton se, pas informacioneve të marra mbi një rast të dyshuar ngacmimi ndaj nxënëseve në shkollën e bashkuar “Sali Halili” në Rrajcë, është ndërmarrë menjëherë masa disiplinore e shkarkimit nga detyra për mësuesin me inicialet F.H.
    Menjëherë pas marrjes së informacionit, drejtoria e shkollës, në bashkëpunim me punonjësen e shërbimit psiko-social dhe oficerin e sigurisë, zhvilloi verifikimet përkatëse.
    Rasti është referuar zyrtarisht pranë Policisë së Shtetit dhe është në ndjekje për hetime të mëtejshme nga organet kompetente.
    AKAP është e angazhuar maksimalisht me institucionet arsimore për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e çdo fëmije dhe fuqizimin e mekanizmave parandalues në bashkëpunim me shërbimet psiko-sociale, oficerin e sigurisë dhe stafet arsimore.

    Top Channel

  • Ngacmoi seksualisht dy nxënëse në shkollën ku punonte, ndalohet nga policia mësuesi në Përrenjas

    Ngacmoi seksualisht dy nxënëse në shkollën ku punonte, ndalohet nga policia mësuesi në Përrenjas

    Një mësues në Përrenjas është ndaluar nga policia pasi ngacmoi seksualisht dy nxënëse.

    Mësohet se mësuesi 55 vjeçar Fatmir Hoxha punonte në shkollën 9-vjeçare të fshatit Rrajcë Skëndërbe në Përrenjas.
    Ndërsa dy vajzat janë nxënëse të klasës së nëntë.
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd ndaluan me iniciativë shtetasin F. H., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, 2 nxënëse të shkollës ku ishte mësues”, sipas policisë.

    Top Channel

  • Ngacmoi seksualisht dy nxënëse në shkollën ku punonte, ndalohet nga policia mësuesi në Librazhd

    Ngacmoi seksualisht dy nxënëse në shkollën ku punonte, ndalohet nga policia mësuesi në Librazhd

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd ndaluan me iniciativë shtetasin F. H., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, 2 nxënëse të shkollës ku ishte mësues.
    ne perditesim…

    Top Channel

  • Kundër njohjes së Kosovës/ Kush është Demo Berisha, shqiptari i propozuar për ministër nga Vuçiç

    Kundër njohjes së Kosovës/ Kush është Demo Berisha, shqiptari i propozuar për ministër nga Vuçiç

    Shqiptari Demo Berisha është propozuar për postin e Ministrit për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Qeverinë e Serbisë.
    Berisha është i njohur si shqiptari që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe është deklaruar publikisht se atdheu i tij është Serbia.
    Por, kush është Demo Berisha?
    Demo Berisha deklaron se ka lindur në Pejë dhe  jeton në Novi Sad. Në një intervistë për televizionin e Vojvodinës (RTV Panonia dhe kanal 9), ai thotë se shkollën fillore e ka kryer në Kosovë, ndërsa, pastaj ka vazhduar në Sarajevë, ku ka kryer shkollën ushtarake, pastaj në Novi Sad.
    Ai thotë që ka qenë pjesëtar i ushtrisë jugosllave dhe ka përfunduar karrierën e tij në ushtrinë e Serbisë, duke punuar një kohë të gjatë në policinë ushtarake.
    “Unë kam lindur në Kosovë. Në Kosovë e kam përfunduar shkollën fillore. Pastaj kam përfunduar shkollën suhtarake në Sarajevë dhe kam vazhduar shkollimin në Novi Sad. Përndryshe kam qenë pjesëtarë i ushtrisë së Jugosllavisë. Pastaj, kam përfunduar karrierën në Ushtrinë e Serbisë. Kam punuar shumë vite në policinë ushtarake në Novi Sad. Jam i martuar dhe kam dy fëmijë. “, tha ai.
    Për Berishën, atdheu i tij është Serbia dhe në të është e përfshirë edhe Republika e Kosovës.
    “Shoqata funksionon në tërë territorin e Serbisë, Unë nuk e ndaj Serbinë. Kur flas për territorin e Servbsë, nuk e e ndaj Serbinë sit ë brendshme dhe Kosovën. Unë besoj në Kushtetutë dhe them se Serbia është e pandashme.”, tha ai.
    Berishës nuk i kanë penguar të qëndrojë në ushtrinë Serbe edhe krimet që ushtria serbe i ka kryer para luftës dhe gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë dhe për të Kosova është pjesë e Serbisë.
    Ai madje vazhdon ta thërras Kosovën si “Kosova e Metohi”.
    Ai mendon se nuk është shqiptari i vetëm që mendon kështu, prandaj, dhe ka themeluar më 2014-ën, në Serbi, organizatën joqeveritare “Ama e Shqiptarëve të Serbisë” (Matica Albanaca Srbije – MAS), e cila sipas tij ka 4600 anëtarë në territorin e Vojvodinës nga 6000 shqiptarë, që sipas Berishës ka në Vojvodinë, ndërsa në tërë territorin e Serbisë thotë se ka mbi 180.000 Shqiptarë.
    Deklaron se shoqata merret me marrëdhëniet shqiptaro-serbe, dhe për më shumë, avancimin e të disa të drejtave të shqiptarëve në Serbi.

  • “Unë që flija në stola, sot jam në shkollë të lartë!” Ëndrra e realizuar e një jete me trazira

    “Unë që flija në stola, sot jam në shkollë të lartë!” Ëndrra e realizuar e një jete me trazira

    “Sot jam 40 vjeçe, them kam arritur atë që kam dashur”. Kjo ishte fjalia e parë e Anjezës në nisje të rrëfimit në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Përgjatë 40  viteve të jetës së saj, ajo është ndier sikur nuk i përkiste asnjë vendi, e tepërt, ka ndier mungesën e dashurisë, gërryerjen e urisë, dhunën, pafuqinë për t’i dhënë një jetë më të mirë djalit dhe humbjen e shpresës.Në të gjitha këto, ka gjetur edhe forcën për të mos u dorëzuar në asnjë moment. Pas divorcit me bashkëshortin e dhunshëm, Anjeza u përpoq që jeta e saj dhe e djalit të merrte një orientim tjetër.  Njëkohësisht,  ajo nuk dëshironte në asnjë moment që djali të kishte fatin e saj dhe të mos afrohej me  të atin.
    Ajo dhe djali u vendosën në Vlorë dhe disi arritën të sistemoheshin, edhe pse Anjeza ndien peshën e fajit  që djali s’ka kaluar një fëmijëri të bukur. Gjithsesi ia doli të gjente një punë dhe aty ndodhi edhe realizimi i ëndrrës së saj të parë: të përfundonte  shkollën e mesme. Në rrugën e saj u gjend njeriu i parë që e përkrahu në këtë rrugëtim.Anjeza: Në Vlorë ishte mundësia që unë të punoja në një resort me 5 yje, Marina Bay”.
    Ardit Gjebrea: Ti hyre aty me një kusht ama.
    Anjeza: Po.
    Ardit Gjebrea: Cili ishte?
    Anjeza: Unë hyra me një kusht,  administratorit Besnik Lulaj i thashë dëgjo unë do të vij në punë, i tregova gjithë jetën si po e tregoj këtu me 2-3 gjëra, por unë i thashë dua të vazhdoj shkollën.
    Ardit Gjebrea: Çfarë të tha Besi?
    Anjeza: Më tha “lejen e ke nga unë”. Kur  personat e tjerë nuk ishin dakord të administratës ose edhe menaxherët e hotelit, z. Besnik ka ndërhyrë “kjo do të vazhdojë shkollën” dhe unë bëra 2 vjet në Vlorë…
    Ardit Gjebrea: Shkollën e mesme flasim?
    Anjeza: Shkollën e mesme, 2 vitet e fundit u transferova në Tiranë me mendimin që pas 2 viteve unë do të vazhdoja të lartën.
    Ardit Gjebrea: E mbarove shkollën e mesme?
    Anjeza: E mbarova shkollën e mesme.
    Në fund të shkollës së mesme, Anjeza lindi vajzën me bashkëjetuesin i cili është kthyer në shokun dhe mbështetjen e saj më të madhe. Në moshën 39-vjeçare, uria e saj për shkollën vijonte dhe arriti të fitonte një degë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, por u përball edhe me një disfatë.
    Anjeza: Kur ishte momenti që të bëheshin pranimet, regjistrimet e shkollës së lartë, më duhej që të paguaja një faturë në atë moment që unë të vazhdoja. Në atë moment unë nuk kisha…
    Ardit Gjebrea: Nuk kishe lekë?
    Anjeza: Në atë moment sikur më ra qielli në tokë dhe të arrish deri në gjysmë të ëndrrës, nuk doja as shtëpi, as katandi, nuk dua asnjë gjë, edhe sot e kësaj dite unë jam e pastrehë te Qendra e Emergjencave në Tufinë. Unë doja vetëm shkollën, thosha ta mbaroj atë dhe të vdes, s’e kam problem më të jetoj se dua t’u jap një shembull edhe fëmijëve të mi që mami gjithë këto probleme kishte dhe prapë shkollën nuk  e la.
    Mes lotëve e ngashërimave që ‘e shkundnin’  në atë moment, kujton Anjeza, pranë saj u afrua një grua që i dhuroi mundësinë e jetës.
    Anjeza: Një zonjë më vjen, më afrohet, “çfarë ke”, më tha mua “se po të bie të fikët, çfarë ke?” I thashë nuk kam mundësi të paguaj faturën, a ka mundësi nesër ose pasnesër ta paguaj? “T’i jap unë”, tha. Në momentin e parë pa më njohur “t’i jap unë”. Kur më tha “t’i jap unë”, sikur më hapi sytë e mendjes,  seriozisht. Për një person tjetër kjo duket e parëndësishme, për mua në atë moment sikur më dha jetën ajo.
    Ardit Gjebrea: U regjistrove?
    Anjeza: Po, u  regjistrova. Ditën e parë që jam futur në universitet, jam ulur aty te guri i universitetit dhe kam qarë, qarë, qarë. I kam thënë vetes vetëm kaq: je një person që ke vuajtur dhe ke qenë e tepërt gjithandej. Je një person i pastrehë, ka raste me bukë dhe pa bukë. Ke vajtur në shkollë, në gjimnaz ndoshta dhe pa bukë dhe sot arrin të vazhdosh shkollën e lartë, i bie që kjo ishte për mua gjë shumë e madhe edhe është, gjë që sot e kësaj dite nuk arrij dot ta mendoj këtë  gjë që unë jam në shkollë të lartë, unë, ajo që flinte nëpër stola, unë jam në shkollë të lartë sot. Unë jam krenare për veten time!
     

  • Merr deftesën e shkollës së mesme, i mungon viti i tretë…

    Merr deftesën e shkollës së mesme, i mungon viti i tretë…

    Kristofor Keta tregon shqetësimin e tij në redaksinë tonë. Gruaja e tij Lime Keta, në vitet ‘90-‘94 ndoqi shkollën e mesme pedagogjike “17 nëntori” në Tiranë, mori dëftesën dhe punoi 7 vite në arsim si edukatore.Më pas ajo mori një vit asistencë, por pas 30 vitesh, kur donte të fillonte shkollën e lartë, kopjes së dëftesës, i mungonin notat e vitit të tretë.Ne iu drejtuam Drejtorisë së përgjithshme të arkivave, për të kuptuar, sesi është marrë kjo amzë.
    Përgjigja, që marrim është, se nga arkiva janë lëshuar kopje të njehsuara me origjinalin. Por amza është marrë me mangësi e nuk është kontrolluar, kur është marrë në dorëzim.Eksperti i arsimit Ndricim Mehmeti thotë, se bëhet fjalë për një gabim, pasi kjo shkollë ka qenë me bursë e nuk e lije dot.
    Sipas tij, ajo që ka ndodhur, është, që është shitur viti i tretë dhe as gjyqi nuk e zgjidh dot këtë situatë, pasi gjykata nuk mund të vendosë notat. Mehmeti thotë, se në këtë situatë, dikush duhet të ndiqet penalisht.

  • VIDEO – Kryeministri Rama inspekton punimet në rrugën Zogaj- Shirokë, hyrjen e Shkodrës dhe shkollën “Ndre Mjeda”

    VIDEO – Kryeministri Rama inspekton punimet në rrugën Zogaj- Shirokë, hyrjen e Shkodrës dhe shkollën “Ndre Mjeda”

    Transformimi urban i Shkodrës është një rrugëtim që vijon me projekte të reja që zhvillohen paralelisht në rrugë, lagje dhe sheshe të qytetit. Shirokë-Zogaj, është një prej investimeve strategjike, që do të krijojë një lidhje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe kthimin në një pikë të rëndësishme të Shkodrës si kryeqendër e rajonit.

    Rruga pritet të përfundojë në fund të këtij viti, e ku bashkë me bypass-in në qendër të fshatit Zogaj, do të jenë dy segmente kyçe për lehtësimin e qarkullimit, duke e kthyer fshatin Zogaj, në një korridor të rëndësishëm turistik dhe ekonomik. Kryeministri Rama ishte sot në Shkodër, ku i nisi inspektimet e disa prej veprave publike nga ky kantier. Më pas, ai është ndalur edhe në hyrje të qytetit, ku ka nisur një tjetër projekt shumë i rëndësishëm për Shkodrën.
    Kryeministri edi Rama në Shkodër në shkollën “Ndre Mjeda”, e cila nga një godinë e amortizuar pa ngrohje, pa palestër, mësim me dy turne, do të rilind nga e para, me të gjitha standardet bashkëkohore e pajisur me klasa të bollshme, laboratorë, bibliotekë, palestër dhe hapësira rekreativen.

    Continue Reading