Festohet sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’
Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Në të gjithë vendin, besimtarët myslimanë e kanë nisur kremtimin e kësaj feste të shenjtë që në orët e para të mëngjesit duke iu drejtuar xhamive për të falur Namazin. Në Tiranë, qindra besimtarë myslimanë falën Namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por edhe në xhamitë e tjera të […]
Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Festa e sakrificës dhe paqes
Në ditën e shënuar të Kurban Bajramit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë një urim të ngrohtë për të gjithë besimtarët myslimanë dhe qytetarët shqiptarë, përmes rrjeteve sociale Facebook dhe X. Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit thekson rëndësinë shpirtërore dhe njerëzore të kësaj feste: “Kurban Bajrami është dita në të cilën besimtarët […]
Fier – Besimtarët myslimanë falin namazin e Kurban Bajramit në sheshin qendror
Fier, 6 Qershor 2025 – Qindra besimtarë myslimanë në Fier u mblodhën sot në orët e para të mëngjesit për të falur namazin e Kurban Bajramit, një nga festat më të rëndësishme të fesë islame. Ceremonia u zhvillua në sheshin qendror të qytetit, ku morën pjesë burra, gra dhe fëmijë, duke krijuar një atmosferë solemniteti […]
Mijëra myslimanë nisin Pelegrinazhin e Haxhit mes temperaturave të larta dhe masave të sigurisë
Besimtarët myslimanë nga e gjithë bota fillojnë këtë të mërkurë Pelegrinazhin e Haxhit, një nga Pesë Shtyllat e Islamit. Miliona myslimanë nga e gjithë bota udhëtojnë drejt qytetit për të marrë pjesë; Arabia Saudite tha se 1,475,230 pelegrinë nga jashtë kanë mbërritur që nga e diela. Mes temperaturave në rritje dhe sfidave logjistike, pelegrinazhi është […]
Danimarka: Përdhosja e Kuranit në gjykatë
Pas rasteve të shumta të djegies së Kuranit gjatë verës së vitit 2023, Danimarka e shtrëngoi legjislacionin e saj. Tani për herë të parë filloi një proces kundër atyre që kanë përdhosur Kuranin. Këtë të premte, vëmendja është përqendruar në ishullin danez Bornholm në Detin Baltik, ku fillon një gjykim që ka tërhequr shumë vëmendje publike. […]
Pas rasteve të shumta të djegies së Kuranit gjatë verës së vitit 2023, Danimarka e shtrëngoi legjislacionin e saj
Protest kundër djegies së KuranitFotografi: Loredana Sangiuliano/SOPA/ZUMA/picture alliance Tani për herë të parë filloi një proces kundër atyre që kanë përdhosur Kuranin. Këtë të premte, vëmendja është përqendruar në ishullin danezBornholm në Detin Baltik, ku fillon një gjykim që ka tërhequr shumë vëmendje publike. Dy burra akuzohen për “trajtim të papërshtatshëm të Kuranit”. Gjatë një […]
Besimtarët myslimanë protestë përpara Parlamentit, kundërshtojnë qëndrimin e Ramës për Gazën
Një grup shoqatash dhe qytetarësh, kryesisht besimtarë myslimanë shqiptarë, protestuan sot para Parlamentit, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qëndrimit zyrtar të Shqipërisë për luftën në Rripin e Gazës. Protesta u organizua nga Forumi Mysliman i Shqipërisë, me sloganin “Jo në emrin tim – Tubim për Palestinën”, dhe vjen si reagim ndaj dekorimit të kryeministrit […]
“Të shkarkohet kreu i KMSH”, ftoi kryerabinin e Shqipërisë në iftarin e natës së Bajramit, nis nënshkrimi i peticionit…
Një grup besimtarësh myslimanë në Shqipëri kanë nisur një peticion ku kërkojnë dorëheqjen e kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu. Shkak për këtë është bërë prania e kryerabinit të Shqipërisë, Yoel Kaplan në iftarin e natës së Bajramit. Ata e akuzojnë Kaplan si “përkrahës të gjenocidit ndaj palestinezëve” në Gaza. Peticioni është nisur nga […]
Begaj takim me sekretarin e Ligës Botërore Myslimane: E inkurajoj për bashkëjetesën dhe ofrimin e ndihmave humanitare
Në festën e Fitër Bajramit, presidenti Bajram Begaj priti në zyrën e tij Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane, Mohammad bin Abdul Karim Al-Issa. Në takim u vlerësua bashkëpunimi i deritanshëm dhe ndihma që Liga Botërore Islame ka dhënë për Shqipërinë, sikurse thuhet në deklaratën e Presidencës. Presidenti i Republikës u shpreh për thellim […]
Presidenti Bajram Begaj: Ndërveprim sistematik institucional mes Shqipërisë dhe Ligës Botërore Myslimane
Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane, Mohammad bin Abdul Karim Al-Issa. Në takim u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe ndihma që Liga Botërore Islame ka dhënë për Shqipërinë. Presidenti e vuri theksin tek thellimi i bashkëpunimit të të gjitha fushave, duke siguruar një ndërveprim sistematik institucional […]