Tag: myslimanë

  • Milicia vullnetare antikomuniste dhe ajo myslimane e Sanxhakut

    Milicia vullnetare antikomuniste dhe ajo myslimane e Sanxhakut

    “MILICIA VULLNETARE ANTIKOMUNISTE” DHE AJO “MYSLIMANE” E SANXHAKUT“Milicia myslimane” është emërtim për grupet e pavarura lokale të armatosura në fshatrat e banuara me shqiptarë dhe boshnjakë në Sanxhak, gjatë Luftës së Dytë Botërore.Autor Ismet AziziFormimi i “Milicisë myslimane” filloi në gjysmën e dytë të vitit 1941, si kundërpërgjigje ndaj masakrave çetnike të popullsisë jo serbe, në fund të 1941 dhe në fillim të 1942 dhe kishin për qëllim mbrojtjen e fshatrave të banuar me shqiptarë dhe boshnjakë nga njësitë çetnike, por edhe nga ato partizane.Nga gjysma e dytë e vitit 1941 në rajonin e Sanxhakut fillon për të vepruar e ashtuquajtura. “Milicia Myslimane”, e cila në burimet historike të asaj kohe quhet edhe “ushtria myslimane”. Këto njësi janë formuar në nivelin e çetave, ndërsa në disa vende ishin në shkallë të batalionit.Milicia myslimane është organizuar me qëllim që të mbrojnë fshatrat dhe shtëpitë e tyre, një lloj i njësive për mbrojtje. Ata kishin karakter ushtarak vetëm për atë se si ishin të armatosur dhe kishin komandantët e tyre. Në anën tjetër, në asnjë mënyrë nuk ndryshonin nga pjesa tjetër e popullsisë rurale, kanë jetuar në shtëpitë e tyre, janë ushqyer në familjet e tyre, kanë lëvizur me kostume tradicionale dhe ishin të armatosur kryesisht me armët e tyre. Ishin organizata një nacionale të përbëra ekskluzivisht nga myslimanët(shqiptarët dhe boshnjakët) .Vlen të thuhet se edhe udhëheqja krahinore antifashiste në Sanxhak në raportet e tyre të luftës i trajtonin si organizata mbrojtëse të cilat kanë mbrojtur fshatrat e tyre dhe nuk i lejojnë të hyhet në to, kryesisht çetnikëve, por ata nuk ishin të pajtimit as me partizanët, edhe pse ndaj njërës dhe tjetrës kishin qëndrim krejtësisht të ndryshme. Me çetnikët ishin konfrontuar dhe gjithmonë ishin të gatshëm për të luftuar me ta, ndërsa me partizanët janë marrë vesh dhe gjenin mundësi për të penguar ata të hyjnë në trevat e tyre. Këtë e konfirmojnë raportimet e shumta të Komitetit të Qarkut të PKJ-së për Sanxhak si Komitetit Krahinor i Partisë Komuniste të Jugosllavisë për Malin e Zi dhe Boka.E vetmja gjë që ata mund të ishin “fajtor” ishte se pjesëtarët e këtyre njësive të vetëmbrojtjes, nuk janë pajtuar me qëllimet ideologjike të komunistëve partizan.Gjermanët dhe Italianët, në territoret që kontrollonin, kishin lejuar veprimin e milicisë myslimane, sepse ajo nuk i sulmonte njerëzit e tyre, ndërsa në trevat e veta, siguronte rendin dhe qetësinë.Për dallim nga ta, në territorin që ka qenë një pjesë integrale e të ashtuquajturës Shqipëria Etnike Italianët kishin formuar njësitë të ashtuquajtura” Vullnetarët”. Vullnetarët ose “milicia volontario anti-komunist” (“milicia vullnetare antikomuniste”). Këto njësi policore kanë ekzistuar vetëm në qytetet dhe ishin të përziera në pikëpamje nacionale. Në to, sipas rregullave numri ishte i barabartë (proporcional) i serbëve dhe malazezëve në njërën anë dhe Myslimanëve (shqiptarëve dhe boshnjakëve) në anën tjetër. Këto njësi ishin në Plavë, Guci, Rzhaninin e Epërm, Rozhajë, Bijelo Pole dhe Senicë. Ajo pjesërisht ishte ushtri me pagesë. Ata kishin për detyrë të ruajnë kufirin me Malin e Zi, për çka ishin edhe të motivuar me faktin se në atë mënyrë në të njëjtën kohë mbronin vendbanimet e tyre dhe shtëpitë e tyre nga sulmet dhe shfarosja që ju kanosej nga çetnikët.Milicia Myslimane (ushtria myslimane) nuk ishte e lidhur në mënyrë hierarkike, por secila prej tyre ishte e pavarur, duke vepruar në territorin e saj, në të vërtetë në vendin e tyre të lindjes.-Me Batalionin e Bihorit të Ulët komandonte Qazim Sijariq, ndërsa zëvendësi i tij ishte Smajo Trublanin-Me kompaninë në Pavino Pole dhe Shahoviqit, komandohej nga Selim Jukoviq,ndërsa ajo ka qenë e lidhur me njësinë myslimane të Komoranit…, komandant i së cilës ishte Rovçanin Husein-Njësitë e para të cilat nga fillimi, janë formuar si polici myslimane kanë qenë në Hisarxhik, të Prijepolës komandant i së cilës ishte Hoxhë Sulejman Paçarizi-Një kompani e milicisë myslimane ka ekzistuar në fshatin Petnicë, në Bihorin e Epërm,që përfshinte Petnicën dhe Vrbicën. Komandanti i saj ishte Osman Rastoder hoxhë nga Petnica, ndërsa ndihmësi i tij ishte Xhulë Agoviq.-Komandanti i vullnetarëve të Rozhajës ishte Mulla Jakub Kardoviq (Kombi), komandanti i xhandarmërisë Qerim Kurpejoviq, ndërsa nënprefekt Adem Kurtagaj. Vullnetarët e Rozhajës posaçërisht u dalluan në luftërat me çetnikët në mbrojtjen e Pazarit të Ri.-Në Senicë u formua togu i milicisë me përbërje etnike të përzier nga boshnjakët dhe serbët. Kjo ishte një lloj milicie paqësore e formuar sipas udhëzimeve të Hasan Zvizdiqit. Gjithashtu në trevën e Senicës ka ekzistuar edhe milicia myslimane me karaktere luftarake e komanduar nga Qamil Prashoviq.-Në Pazarin e Ri me milicinë myslimane ka komanduar Biko Dresheviq (Bahri Dreshaj),, përderisa njësia speciale dhe njësia luftarake e trajnuar, operonte nën komandën e Xhemail Koniçaninit(Konica) .Këto njësi milicie ishin ushtri fshatare, pa ndonjë platformë të përbashkët. Para se gjithash diçka që i lidhte e para se gjithash ishte territori dhe mbrojtja e tij nga rreziku i mbrojtjes së shtëpive, familjet e tyre, adetet, zakonet, traditat, mënyra e jetesës dhe ndjenjat e njerëzve. Për fat të keq, këto njësi kanë dështuar të parandalojnë masakrën e popullatës në Bihor dhe qarkun e Plevlës, në radhë të parë aksionet gjenocide çetnikët i kishin ndërmarrë në bashkëpunim me dhe përkrahje të italianëve. Por për këtë arsye popullin e vet arritën ta mbrojnë nga shfarosja çetnike në Novi Pazar, Senicë, Prijepole dhe Komoran, sepse në këto treva policia myslimane numerikisht ishte më e madhe dhe më mirë e armatosur. Njësoj mund të thuhet edhe për Plavë, Guci dhe Rozhajë.M.Karoviq, për rolin dhe veprimin e këtyre formacioneve ushtarake shkruan: “E vërteta është se gjatë Luftës së Dytë Botërore, formacionet ushtarake myslimane nuk kanë qenë në “anën e duhur”, sepse iu kanë ndihmuar nazifashistëve. E vetmja ushtri e pranuar në Jugosllavi, deri në fund të nëntorit 1943, ishte ushtria jugosllave me D.Mihailoviq. Pra, nëse myslimanët (boshnjakët dhe shqiptarët) do të donin të ishin në anën e koalicionit antifashist, kjo do të thotë se duhet luftuar në anën e çetnikëve. Politika pajtuese e Titos ndaj çetnikëve, duke filluar nga aleancat partizane-çetnike nga 1941 dhe themelimin e trupave vullnetare në vitin 1942, të përbëra nga fshatarë serbë, të cilët deri atëherë kishin qenë çetnikë, ishte shkas që myslimanët (boshnjakët dhe shqiptarët) mos t’iu bashkohen lëvizjes partizane. E vetmja zgjidhje për mbrojtjen e fshatrave të banuara me shqiptarë dhe boshnjak nga bandat e mbrapshta dhe të pa përmbajtura çetnike ishte organizimi për vetë-mbrojtjen e tyre. Është e vërtetë se milicia myslimane është themeluar me qëllim të mbrojtjes së fshatrave të tyre, por nuk mund të thuhet së nuk ka pasur parregullsi të caktuara nga ana e tyre. Është e besueshme se të gjitha grupet e armatosura gjatë luftës kanë vrarë kundërshtarët tyre për të siguruar jetën e tyre në luftë për të mbijetuar. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se milicia myslimane, e organizuar në formacione të vogla ushtarake, nuk ka pasur program ideologjik shfarosjen e të tjerëve. Në përgjithësi myslimanët (shqiptarët dhe boshnjakët I.A) nuk kanë pasur ndonjë program i cili ka paraparë shfarosjen e fqinjëve të tyre. As gjatë luftës, edhe pse ishin shkaktuar krime të shumta ndaj tyre, nuk ka ekzistua një ide e tillë. Pra, objektiv kryesor i formimit të formacioneve ushtarake ishte domosdoshmëria e organizimit për mbrojtjen e familjeve të tyre.”Burimi: Aqif Blyta kolosi i Pazarit të Ri

  • Lufta civile mes shqiptarëve dhe lindja e shtetit grek?!

    Lufta civile mes shqiptarëve dhe lindja e shtetit grek?!

    Disa historianë perëndimorë, luftën e Greqisë për pavarësi e kanë cilësuar si luftë civile shqiptare. Shqiptarët myslimanë dhe katolikë kanë përbërë pjesën dërmuese të ushtrisë otomane që luftuan kundër pavarësisë së Greqisë në të cilën anë u gjetën shqiptarët ortodoksë. Më poshtë e keni përshkrimin e historianit të njohur George Finlay në lidhje me përleshjet e shqiptarëve katolikë e myslimanë me ata ortodoksë, me të cilin rast qe vrarë udhëheqësi i shqiptarëve suliot, Marko Boçari.

    “Mustafë Pashë Bushati e mblodhi ushtrinë e tij në Ohër. Ushtria përbëhej nga 5000 myslimanë gegë dhe 3000 katolikë mirditas. Katolikët, të cilët flasin dialektin gegë të gjuhës shqipe, mburren me prejardhjen e tyre të krishterë që kanë luftuar kundër turqve nën udhëheqjen e heroit kombëtar, Skënderbeut apo Gjergj Kastriotit. Por, urrejtja e tyre për ortodoksët grekë qëmoti i ka lidhur më shumë në aleancë me fiset myslimane që janë afër tyre se sa me këdo tjetër të krishterë. Në këtë rast mirditasit formuan gardën sulmuese të ushtrisë së Mustafë Pashës. Ata mbahen për zotësi ushtarake të racës së tyre dhe e përqeshin kotësinë e grekëve të cilët kanë tentuar t’ua vjedhin lavdinë e Skënderbeut.

    Grekët nuk u përgatitën që ta kundërshtonin Mustafën. Mavrokardatos e kishte braktisur Mezolongin. Derisa ishte aty, ai e kishte koncentruar veten e tij në tri funksione: kryetar i Greqisë, Guvernator i Përgjithshëm i Krahinave Perëndimore dhe Komandant i Armatës së Etolisë. Por, kur u largua, i emëroi tre veta në këto pozita.

    Përparimi i armatës së Mustafës bënte me dije për një përgatitje brilante ushtarake. Divizioni i parë i forcave otomane përbëhej nga 4000 ushtarë katolikë dhe myslimanë nën komandën e Xheladin Beut. Ata e vendosën kampin në luginën e Karpenisit, afër një shatërvani të braktisur me ujë të pastër që formon një përrua i cili rrjedh nga baseni saj që gjendet nën hije të një shelgu të vjetër dhe të bukur.

    Në mesnatën e 21 gushtit 1823, toskët ortodoksë e befasuan kampin e gegëve myslimanë dhe katolikë. Marko Boçari, në krye të 350 suliotëve, hyri në mes të armiqve të tij dhe nxitoi përpara për ta vrarë beun. Trupat otomane u zgjuan nga gjumi dhe ikën si me reshje duke i lënë armët pas. Sikur kapitenët grekë të kishin sulmuar me armatolin e Etolisë dhe Akarnanisë, do ta asgjësonin ushtrinë turke. Por, zilia greke e sakrifikoi heroin shqiptar.

    Beu i Ohrit e kishte vendosur tendën e tij në afërsi të një muri që ishte ndërtuar për t’i mbrojtur kosharet e bletëve apo qengjat nga jazbecët (lodhët) dhe dhelprat. Boçari iu afrua këtij muri dhe duke mos e gjetur hyrjen, e kishte ngritur kokën për të shikuar mbi te në mënyrë që të gjente mundësinë të hynte me përcjellësit e tij.

    Tashti alarmi i kishte ngritur nga gjumi veteranët e Xheladinit të cilët kishin përvojë me befasitë e natës. Disa prej tyre kishin qenë në roje kur Boçari e kishte ngritur kokën mbi mur dhe kur ai ishte parë në qiellin gri. Një plumb menjëherë ia shpoi kokën dhe suliotët e kapën trupin e tij. Madje, edhe pas kësaj, disa granata dore do t’i zmbrapsnin rojet e Xheladinit nga hapësira e mbyllur dhe do ta përfundonin disfatën e forcave turke. Por, suliotët nuk kishin mësuar asgjë nga arti i luftës gjatë përvojës që kishin patur me rusët, francezët dhe anglezët në ujdhesat e Jonit. Sikur shumë egërsira tjera luftarake, edhe suliotët e urrenin dobishmërinë e shkencës. Dhe, pasoja e kësaj ishte se veprimi i tyre fitues, tashti ishte stopuar nga një mur i ndërtuar si mbrojtje kundër dhelprave dhe jazbecëve. Por, para se të tërhiqeshin me trupin e udhëheqësit të tyre, suliotët i mblodhën dhe i bartën gjërat që i kishin plaçkitur. Otomanët nuk u orvatën aspak që t’i pengonin gjatë tërheqjes për në Mikroherio ku arritën të shoqëruar nga një varg i mushkave që i kishin zënë në kamp e që i kishin mbushur me plaçkë.

    Plaçka e luftës ishte shumë e vlefshme, por vdekja e Marko Boçarit ua mbushi shpirtin me errësirë. Ushtarët grekë në fshatrat fqinje të Tranakhoriot dhe Nostimos, kur u bë vonë, u turpëruan nga mos aktivizimi i tyre dhe i fyen kapitenët e tyre për shkaktimin e vdekjes së udhëheqësit më trim që kishte armata greke.

    Ndodhia në Karpenis është një nga shembujt e palës së dytë e cila e rivalizon racën dominuese otomane. Grekët e kanë bartur këtë [cilësi] gjatë luftës dhe Revolucionit grek. Otomanët, të cilët e shoqëruan armatën e Mustafës, mbetën ende në fushën e Thesalisë. Grekët ishin pozicionuar të paangazhuar në kodra. Beteja u zhvillua në mes gegëve katolikë dhe toskëve ortodoksë.

    Ushtria e Xheladinit mbeti në posedim të fushëbetejës dhe i varrosën të vdekurit menjëherë. Dy udhëtarë anglezë që kaluan atypari gjatë verës që erdhi, kishin parë një numër të kryqeve të vogël të vendosur mbi varret e mirditasve.

    Suliotët, të cilët luajtën rol në këtë ndodhi të shadërvanit dhe shelgut, e që nuk harrohet, për një kohë të gjatë, u dalluan me ornamentet e tyre të pasura dhe të ngarkuar me armë të çuditshme. Por, shumica e tyre u penduan për madhështinë e paguar shtrenjtë dhe mendonin se i kishin marrë këto të mira gjatë një nate të mallkuar dhe thoshin se do të ishte më mirë për ta dhe për grekët sikur Marko [Boçari] të ishte ende gjallë dhe sikur ata të kishin vazhduar të bartnin pushkët e thjeshta të etërve të tyre. Suksesi i suliotëve nuk e pengoi përparimin e ushtrisë së Mustafës. Gegët e tij vazhduan me etje që të hakmerreshin për humbjet dhe ta fshinin njollën në reputacionin e tyre ushtarak. Grekët i braktisën pozitat e tyre në Tranokhorio dhe tentuan pa sukses që ta mbronin luginën në mes të dy maleve të rrëmbyeshme, Kelidonit dhe Kaliakudit.”

  • Malcolmi për hendekun e madh mes shqiptarëve dhe serbëve

    Malcolmi për hendekun e madh mes shqiptarëve dhe serbëve

    Pjesë nga libri me shumë autorë, The Case for Kosova – Passage to Independence (titulli i mësipërm është i redaksisë së Telegrafit)Përktheu: Daut Dauti

    A është konvertimi i shqiptarëve në myslimanë shkaku kryesor i largimit të tyre nga sllavët?

    Pretendimi: Konvertimi masiv i shqiptarëve në Islam besohet se e ka hapur epokën e gënjeshtrave dhe konfliktit ndëretnik dhe ka inauguruar një ndasi të thellë mes dy grupeve, ndarje e cila paraqitet si ndeshje e civilizimeve.

    – Nuk ka pasur konflikte mes shqiptarëve dhe serbëve në Mesjetën serbe. Këto probleme kanë filluar vetëm në fund të shek. XVII me intensifikimin e islamizimit të shqiptarëve. (Memorandumi për Kosovën dhe Metohinë i Sinodit të Shenjtë i peshkopëve të Kishës Ortodokse Serbe. Shtator 2003).

    – Depërtimi i otomanëve në zemrën e Evropës jug-lindore po ashtu ka shënuar fillimin e përplasjes së gjatë pesë shekullore të dy civilizimeve: evropian (krishterë) dhe të Lindjes se Mesme (Islamik). Konflikti, edhe sot aktiv, është evident edhe në ndeshjen e dy kombeve: serbëve, kryesisht të krishterë ortodoksë, dhe shqiptarëve etnikë, kryesisht myslimanë. (Dushan Batakoviq, ish-ambasador i Serbisë dhe Malit të Zi në Greqi dhe këshilltar i presidentit Boris Tadiq për Kosovën).

    Përgjigja nga Noel Malcolm:

    Nga pamja, sugjerimi që del nga kjo pyetje është i besueshëm. Nëse ‘largimi’ ka kuptim më shumë se vetëm  dallimi i ndërgjegjjes, nëse ka kuptim të tëhuajsimit apo dyshimit që shpie në armiqësi dhe konflikt, atëherë largimi i përgjithshëm mes dy popujve duket se kjo duhet të jetë bërë deri diku edhe shkaku i përgjithshëm. Religjioni përmban dallimet e përgjithshme mes serbëve dhe shqiptarëve: gati të gjithë serbët janë ortodoksë dhe shumica dërmuese e shqiptarëve në Kosovë janë myslimanë.  Në të dy rastet etiketa religjioze mund të nënkuptojë pjesëmarrjen aktive në jetën fetare ose mund t’i referohet vetëm bazës kulturore; shumica e popullatës së sotme urbane nuk shkon as në xhami e as në kishë. Në anën tjetër, gjuha është dallim i përgjithshëm edhe më i madh: shqiptarët, myslimanë e katolikë, flasin shqip. Por, do të ishte e pazakonshme të thuhet se armiqësia mes shqiptarëve dhe serbëve ngritet vetëm nga dallimet gjuhësore; fakti i dallimit nuk çon domosdo në faktin e konfliktit. Patjetër kemi të bëjmë me disa faktorë të tjerë të rrezikut të konfliktit.

    Aty ku kemi të bëjmë me atë që thuhet për rrezikun e dallimit religjioz të armiqësisë, ata faktorët tjerë, siç na thonë, gjenden në tërë natyrën e jetës nën sundimin otoman. Të krishterët kishin status ligjor në shoqërinë otomane, por ky status ka qenë i dorës së dytë; ata kanë vuajtur nga disa paaftësi, siç ishte mos pranimi i dëshmive të tyre kundër myslimanëve në gjykatë dhe kanë paguar disa taksa më shumë. Klasa sunduese – mbi të gjitha, pronarët e mëdhenj të tokave, të cilët ushtronin pushtet lokal – kanë qenë myslimanë. Prandaj, serbët e krishterë i urrenin shqiptarët myslimanë.

    Edhe pse këtu ka disa të vërteta, nuk ka arsye të mjaftueshme që përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje të justifikohet me ‘Po’. Shtypja nga pashallarët vendas ka qenë fakt i gjallë, por drejtohej edhe ndaj fshatarëve myslimanë sikur edhe ndaj atyre serbë. Shumica dërmuese e serbëve kanë qenë fshatarë që e punonin tokën; shumica e shqiptarëve myslimanë kanë qenë fshatarë qe e punonin tokën; për pjesën më të madhe të periudhës otomane, kushtet e e jetës, sikur edhe problemet, virtualisht kanë qenë të njëjta. Më 1689, që të dy palët, shqiptarët myslimanë dhe serbët, iu bashkuan ushtrisë austriake në Kosovë për të luftuar kundër otomanëve.

    Në vitin 1822, rreth 3000 veta morën pjesë në një protestë të madhe ku marshuan nga Kosova deri në Stamboll, për të kërkuar shkarkimin e pashës tiranik në Prishtinë: protestuesit ishin serbë, përfshirë edhe imamët e xhamive vendase. Vetëm kah mesi i shekullit XIX filloi të vepronte ndarja religjioze si vijë e konfliktit të brendshëm politik. Shkaku gjendet në rrethanat gjeopolitike të rajonit: shtetet e reja me identitet të krishterë (Serbia dhe Greqia së pari) kanë qenë të etura për zgjerimin e territoreve. Prandaj, edhe të etura për të aktivizuar papranueshmërinë e popullatës etnike të llojit të vet brenda kufijve të shtetit. Dhe, kur ata i morën territoret e reja, e përzunë apo e keqtrajtuan popullatën myslimane. Perandoria Otomane kaloi në defansivë dhe banorët e krishterë, nga fqinjët e tyre myslimanë, filluan të konsiderohen si potencial i kolonës së pestë. Për disa shqiptarë kjo gjë e krijoi pretekstin e keqtrajtimit të serbëve lokalë.

    Reklama

    Doktrina nacionaliste serbe e ka theksuar rolin e Kishës Ortodokse si esencial në ndërtimin e identitetit serb. Në anën tjetër, doktrina nacionaliste shqiptare e ka theksuar gjuhën shqipe, duke e pranuar diversitetin religjioz të shqiptarëve. Prandaj, është krijuar një asimetri themelore mes këtyre dy pozitave. Por, doktrina serbe historikisht ka qenë më e rëndësishme: është themeluar më herët, është mishëruar në shtetin serb, shumë para se shqiptarët kishin qeveri të tyre. Dhe, ka qenë ky shtet [Serbia], që më 1912 e okupoi shumicën e territorit të Kosovës dhe e vendosi de facto nën sundim serb. Pra, religjioni në realitet kishte rëndësi, deri në një masë, për shkak se kishte rëndësi në ideologjinë nacionale serbe.

    Arsyeja kryesore për ‘largimin’ e serbëve me shqiptarët në Kosovë, pra qëndron në historinë e re politike. Por, pjesa më e rëndësishme e kësaj historie është periudha nga viti 1912 deri më sot. Masakrat ndaj shqiptarëve gjatë dhe pas pushtimit; keqtrajtimi sistematik ndaj shqiptarëve në periudhat mes luftërave; represaliet vicioze ndaj serbëve gjatë Luftës së Dytë Botërore; represioni i rëndë i periudhës së hershme të Titos; kuasi-apartejdi dhe përzëniet masive në vitet e Millosheviqit: këta janë faktorët më të rëndësishëm për sqarimin e ‘largimit’ bashkëkohor. Në krahasim me këtë, religjioni është vetëm një pjesë në sfond. /Telegrafi/

  • Politikat e Serbisë për shpërngulje të shqiptarëve

    Politikat e Serbisë për shpërngulje të shqiptarëve

    Pjesë nga libri me shumë autorë, The Case for Kosova – Passage to Independence (titulli i mësipërm është i redaksisë së Telegrafit)Përktheu: Daut Dauti

    A është e bazuar në mit ankesa kundër shtetit serb për deportimin e shqiptarëve mes dy luftërave botërore?

    Pretendimi: Shumica e tokave bujqësore kanë qenë prona të turqve të cilët janë larguar me ushtrinë turke apo të atyre që janë larguar vetë në Azi të Vogël. Një pjesë e këtij migrimi ka vazhduar deri në vitet 1930. Rreth 40 mijë turq e kanë lëshuar Kosovën dhe rajonin e Serbisë jugore, dhe shumë prej tyre kanë qenë edhe nga Bosnja. 40 mijë tjerë kanë qenë shqiptarë, të cilët, duke qenë myslimanë, janë deklaruar turq. Politika zyrtare e Beogradit i ka inkurajuar turqit dhe shqiptarët që të largohen. Në këtë proces ka pasur disa padrejtësi dhe abuzime, por ky nuk ka qenë qëllimi i ligjit. (Alex D Dragnich, profesor i pensionuar i shkencave politike në Universitetin e Vanderbiltit dhe Slavko Todorovich, ish-gazetar i Zërit të Amerikës).

    Pakënaqësia në mesin e masave të shqiptarëve etnikë me shtetin e ri ka kulmuar me emigrim në Turqi, në të cilin ambient myslimanë ata e ndjenin veten në shtëpi. Shumë prej tyre haptas e kanë pranuar se nuk mund të duronin që të sundoheshin nga ish-anëtarët e masave të pafeve, serbët, që në mënyrë pezhorative i quanin shkie (sllavë) …  Deri në vitet 1930, mijëra familje shqiptare dhe turke janë larguar për Turqi në mënyrë vullnetare. (Dushan Batakoviq, ish-ambasador i Serbisë dhe Malit të Zi në Greqi dhe këshilltar i presidentit Boris Tadiq për Kosovën).

    Kundërshtimi qëndron në faktin se ankesa e shqiptarëve ndaj politikës së përzënies masive për Turqi mes dy luftërave botërore, nuk është i bazuar në realitet. Nëse ka ekzistuar ndonjë migrim, duhet të ketë qenë vullnetar.

    Përgjigja nga Noel Malcolm:

    Politika për deportimin e shqiptarëve, jo vetëm që është diskutuar në qarqet politike zyrtare në Beograd, por është formalizuar edhe në marrëveshje me Turqinë; megjithatë, shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore bëri që kjo marrëveshje të mos kishte efekt.

    Diskutimet mes shërbyesve civilë serbë ndodhën në periudhën 1937-1939 në “Klubin Kulturor Serb” në Beograd. Ata qenë brengosur për dështimin e programit të kolonizimit për krijimin e shumicës absolute serbe në popullatën e Kosovës: në mënyrë optimale, ata kishin llogaritur rritjen e elementit serb nga 24 për qind në 38 për qind. (Statistikat otomane sugjerojnë se pika fillestare e kësaj shifre [24%] ka qenë edhe më e ulët). Një pjesëmarrës në diskutim kishte propozuar vendosjen e 470 mijë kolonistëve dhe përzënien e 300 mijë shqiptarëve. Pjesëmarrësi më i rëndësishëm ka qenë Vaso Çubrilloviq, një serb nga Bosnja, i cili ka qenë njëri nga organizatorët e vrasjes së kryedukës Franc Ferdinandit në vitin 1914. Ai [Çubrilloviqi], siç kishte bërë me dije: “Në kohën kur Gjermania mund t’i përzë dhjetëra mijëra hebrenj … largimi i disa qindra mijëra shqiptarëve nuk do të çojë në shpërthim të luftës botërore”. Idetë e tij janë hartuar në vitin 1937 në një dokument të pazakonshëm politik të detajuar, që kishte për qëllim të shërbente si projekt për administrimin e kësaj përzënie masive.

    ReklamaPropozimi i Çubrilloviqit do ta gjente simpatinë e shumë dëgjuesve dhe lexuesve në qarqet e qeverisë së Beogradit. (Një intelektual tjetër, nga më të medhënjt, shkrimtari Ivo Andriq i cili punonte në Ministrinë e Jashtme, e shkroi një punim ku rekomandonte përzënien e shqiptarëve myslimanë). Në vete, kjo ide nuk ka qenë e re: Në vitin 1926, qeveria jugosllave e kishte pyetur Turqinë nëse dëshironin t’i merrnin 300 mijë deri në 400 mijë shqiptarë dhe negociatat e mëtejme kishin vazhduar nga viti 1933 deri më 1935. Më vonë, në qershor të vitit 1938, ishte hartuar traktati dhe ishte iniciuar nga dy qeveritë. Sipas kësaj marrëveshjeje, Turqia do t’i pranonte 40 mijë familje “turke” dhe do të merrte pagesë nga Beogradi nga 500 funta turke për familje. Familja ishte definuar si “lidhje gjaku që jetojnë nën një kulm”, gjë që në Kosovë do të përfshinte shumë familje të mëdha me 10 apo më shumë se nga 10 anëtarë. Pasi marrëveshja nuk i përfshinte banorët e qyteteve, dhe pasi që shumica e popullatës së vogël turkofone në Kosovë ishte urbane, ishte e qartë se masat në fakt kishin për qëllim shqiptarët myslimanë e jo turqit.

    ReklamaSiç u përmend më herët, shpërthimi i luftës e ndaloi vënien në efekt të këtij traktati. Pra, mund të thuhet se politika (formale) nuk është implementuar kurrë. Por, joformalisht, një politikë e ngjashme është zbatuar për një kohë të gjatë. Shënime të plota statistikore nuk ka në dispocizion, kurse vlerësimet janë të ndryshme, por është e arsyeshme të thuhet se diku nga 90 mijë deri më 150 mijë shqiptarë dhe myslimanë të tjerë janë larguar nga Kosova në periudhën mes dy luftërave botërore. Mijëra tjerë qenë larguar menjëherë, pas okupimit në vitin 1912.

    Ky ka qenë reagimi i myslimanëve ndaj presioneve të ndryshme, përfshirë konvertimet e dhunshme në ortodoksi (në periudhën e hershme), shtypja e arsimimit në gjuhën shqipe, procesi i kolonizimit, represaliet e rënda ndaj aksioneve guerile të kaçakëve dhe konfiskimi i tokave të shqiptarëve. Në vitin 1938, më shumë se 6000 njerëzve, popullatë e 23 fshatrave në rajonin e Drenicës në Kosovë, u privuan nga e drejta e tokës së tyre.

    ReklamaPolitika zyrtare këtyre njerëzve do t’iu lejonte nga 0.4 hektar tokë për anëtar të familjes. Siç thuhej në një dokument politik të Serbisë: “Kjo është nën minimumin e mbijetesës, Por, ky ka qenë dhe është qëllimi jonë: t’ju bëhet jeta e padurueshme dhe në këtë mënyrë t’i detyrojmë që të emigrojnë”. Efektet e kësaj politike joformale, sipas shifrave, nuk kanë qenë aq të mëdha siç do të ishin ato të politikës formale; por edhe këtu ardhja e luftës e ka shpëtuar popullin shqiptar nga ajo që përndryshe do të ishte një eksod shumë më i madh. /Telegrafi/

  • Pse ndër shqiptarë, myslimanët përdornin emra të krishterë dhe të krishterët emra myslimanë?

    Pse ndër shqiptarë, myslimanët përdornin emra të krishterë dhe të krishterët emra myslimanë?

    Në ato shoqëri tradicionale ose moderne të Perëndimit ose të Lindjes, që karakterizohen nga intoleranca fetare, nuk përfytyrohet që të krishterët t’i pagëzojnë fëmijët e tyre me emra myslimanë ose anasjelltas. Përkundrazi, në shoqërinë tradicionale shqiptare huazimi i emrave nga të besimeve fetare të tjera konsiderohej që sillte mbarësi për çështje jetike.

    Deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, shkalla e mortalitetit foshnjor në Shqipëri ka qenë e lartë. Si rregull, kur një çift myslimanësh humbiste fëminë e parë dhe aq më tepër fëminë e dytë, fëmijës që lindte më pas i vinin një emër të krishterë që i korrespondonte emrit të ndonjë shenjtori të kësaj feje.

    Ndërkohë, çiftet e bashkëshortëve të krishterë që përjetonin fatkeqësinë e largimit të një ose dy fëmijëve të vegjël nga kjo jetë, fëmijës që lindte më pas i vinin emër mysliman.Sipas besëtytnive të përhapura gjerësisht në shoqërinë shqiptare paramoderne emrat me përkatësi fetare tjetër i mbronin fëmijët e vegjël nga shpirtrat e ligj, u sillnin atyre shëndet dhe mbarësi në jetë.

    Duke u shprehur për një dukuri të tillë, ndoshta të pranishme në ndonjë shoqëri tjetër, një nga njohëset më të kualifikuara të kulturës tradicionale shqiptare, Edith Durham, ka shkruar se në Angli askush nuk do ta besonte se ishin të krishterë persona që mbanin emra myslimanë, siç ndodh në Shqipëri.

    Si rrjedhojë e huazimeve të tilla, në shoqërinë shqiptare është e pamundur të përcaktosh përkatësinë fetare edhe të personave që kanë emra të një feje të caktuar, ose madje dhe emër shenjtori, duke u nisur nga emri i tyre. /Zyhdi Dervishi, “Lente të ndërveprimit simbolik”/. /njekomb.org /InforCulture.info

  • Si shkoi rrjedha e asimilimi të popullsisë shqiptare në krahinën e Bihorit, që i rezistuan deri në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar?

    Si shkoi rrjedha e asimilimi të popullsisë shqiptare në krahinën e Bihorit, që i rezistuan deri në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar?

    Ismet Azizi: Struktura Etnike dhe Fetare e Bihorit pas okupimit të Sanxhakut nga Serbia në vitin 1912, sipas autorëve të huaj.
    Dhunë dhe represion ndaj myslimanëve në viset përreth Bihorit (1912–1913)

    Në krahinat e Rugovës, Beranës dhe Plavës – që kufizohen me Bihorin – u regjistruan akte të rënda dhune: konvertime të dhunshme nga feja islame dhe katolike në ortodoksi, tortura, përdhunime dhe vrasje gjatë Luftërave Ballkanike

    Rrallë ndodhte që dhuna të ndodhte e komanduar drejtpërdrejt nga qeveritë, por shpesh ushtarë ose paramilitarë të Malit të Zi dhe Serbisë kryenin plaçkitje dhe shkelje të rëndë të nderit të vendasve.
    Gjatë okupimit austro-hungarez (1916–1918)

    Bihori dhe Sanxhaku u konsideruan si zonë me “elemente problematike” ku mobilizimi ushtarak ishte i vështirë.
    Myslimanët u përshkruan si “njerëz gjysmë të egër”, të papërshtatshëm për shërbim ushtarak sipas stereotipeve që ushtria austro-hungareze mbante ndaj tyre.
    Disa myslimanë që u dërguan në Stamboll për shërbim ushtarak nuk arritën në front për shkak të moshës apo dobësisë fizike dhe përfunduan në batalione pune – ndonëse këto detyra ishin formalisht për jomyslimanë.

    Rekrutimi i dhunshëm dhe rezistenca lokale
    Në fund të vitit 1915, pas pushtimit nga fuqitë qendrore, rekrutimi u shoqërua me marrje me forcë të të rinjve myslimanë – madje disa anëtarë të fisit Shala në Mitrovicë u lidhën dhe u dërguan në vijën e parë pa trajnim bazë.

    Popullsia lokale, përfshirë edhe në Bihor, shfaqi rezistencë pasive, përmes refuzimit të pagimit të taksave, shmangies nga rekrutimi apo strehimit të të arratisurve.

    Dhunë paramilitare pas 1918
    Pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane, forcat shtetërore jugosllave lejuan paramilitarët të përdornin dhunë ndaj popullatës vendore në prag të zgjedhjeve, për të frikësuar dhe kontrolluar votën – një praktikë e dokumentuar në qytetet e afërta si Sjenica
    Bihori, së bashku me Peshterin dhe Stari Vllahun, përshkruhej si një krahinë me popullatë të përzier etnike dhe fetare – kryesisht myslimanë dhe të krishterë, zakonisht sllavishtfolës. Në dokumentet e kohës, termi “shqiptar” përdorej shpesh për banorët myslimanë të kësaj zone, jo si vetëidentifikim nga ana e tyre, por si një epitet me ngarkesë negative nga autoritetet serbe apo malazeze dhe nga fqinjët e krishterë. Ky term zakonisht përkthehej si “i pabesë”, “plaçkitës” ose si sinonim për ata që mbanin lidhje me elemente osmane ose rebeluese.
    Identiteti i banorëve nuk ishte gjithmonë i ngurtë. Ata shpesh vetëidentifikoheshin përmes lidhjeve fisnore, përkatësisë fetare, apo përmes rrjeteve lokale të ndihmës dhe nderit. Veshja e tyre ishte e ngjashme me atë të popullsisë së Kolashinit të Poshtëm dhe Hercegovinës, duke treguar ndikime të përziera kulturore.
    Studimet thonë se ndarjet kombëtare si “serb”, “shqiptar” apo “boshnjak” nuk kishin peshën që u atribuohet sot; ndarjet fetare dhe përkatësia ndaj komunitetit ishin më të rëndësishme. Bihori paraqet një shembull të identiteteve të shumëfishta dhe të lëvizshme, të pa kapshme nga kategorizimet e thjeshtuara nacionaliste.

  • Kërkuan 2 orë pushim të premteve për punonjësit myslimanë, PS rrëzon kërkesën e PD

    Kërkuan 2 orë pushim të premteve për punonjësit myslimanë, PS rrëzon kërkesën e PD

    Mazhoranca ka kundërshtuar nismën e deputetit demokrat Lefter Gështenja, e cila synonte që ditën e premte besimtarët myslimanë të kenë 2 orë pushim për faljen e namazit.
    Gështenja kishte propozuar gjithashtu që punëdhënësi i cili kishte më shumë se 50 punonjës të besimit mysliman, do të duhet të ndërtonte ambient të posaçëm për faljen e tyre,.
    Pra sipas Gështenjës, çdo besimtar duhet të kishte të drejtën që të merrte 2 orë pushim çdo të premte, me qëllim që të kishte mundësi që të falte namazin në Xhaminë më të afërt me vendin e punës.
    “Punëdhënsi ne kushtet kur ka me shumë se 50 punëtorë te besimit mysliman, do duhet te ndertoje  dhe garantoje ambient te posaçëm per faljen e tyre. Punëdhënësi do dihet te garantoje dhe respektoje oraret e faljes së të punësuarve duke sipas njoftimeve paraprake te tyre.
    Gjithashtu çdo i punësuar ka të drejtë të marr pushim 2 orë çdo të premte me qellim që të ketë mundësi të fal namazin në xhaminë më te afërt me vendin e punës”, thuhej në nismën e deputetit Gështenja.

  • Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

    Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

    Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, në një mesazh të shkurtër, ai shkruan:
    “GËZUAR KURBAN BAJRAMIN”, duke e shoqëruar urimin me një fotografi nga ambientet e një xhamie.
    Kujtojmë se Kurban Bajrami është një nga festat më të mëdha të besimit islam dhe simbolizon sakrificën, solidaritetin dhe ndihmën për më të nevojshmit.

  • Besimtarët myslimanë në Fier falin namazin e Kurban Bajramit

    Besimtarët myslimanë në Fier falin namazin e Kurban Bajramit

    Besimtarët myslimanë në Fier kanë falur namazin e Kurban Bajramit.

    Që në orët e para të mëngjesit besimtarët janë falur në sheshin qendror të qytetit, ndërsa krerët myslimanë të Myftinisë kanë përcjellë urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve.
    Namazi u fal në orën 6:40 minuta ndërsa ceremonisë i parapriu me fjalën e tij myftiu i Fierit Mikel Hazizolli.
    Ai përcolli mesazhin për më shumë paqe dhe respekt ndaj njëri- tjetrit dhe theksoi se kjo është dita kur ne shërojmë plagët që ne i kemi shkaktuar njëri- tjetrit.
    Urimet solidarizuese ishin kryefjalë edhe e gjithë besimtarëve në këtë ditë feste, ndër më të rëndësishmet e fesë islame.

    Top Channel

  • Politika shqiptare uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

    Politika shqiptare uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

    Presidenti i Republikës Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë në festën e Kurban Bajramit.

    Kreu i Shtetit përcolli mesazhin e tij nëpërmjet llogarive në rrjetet sociale, ku iu uroi shqiptarëve më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre.
    “Kurban Bajrami është dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit, është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë dhe besimit në Zot. Kurban Bajrami është dëshmi e pashtershme sesi sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njerëzve paqen e tyre të brendshme dhe mposhtin egoizmin, urrejtjen dhe pangopësinë. Uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre! Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit!”-shkruan Begaj.
    Ndërsa kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur që përmes një fotoje, të urojë besimtarët.

    Ndërkohë, një urim e ka bërë edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
    “Besimtarëve myslimanë nga zemra i uroj Gëzuar Kurban Bajramin. Sakrificat e lutjet tuaja qofshin të pranuara nga Zoti në këtë natë të madhe, për të mirën tuaj, të familjeve tuaja dhe të gjithë Shqipërisë”.

    Top Channel