Tag: myslimanë

  • Danimarka: Përdhosja e Kuranit në gjykatë

    Danimarka: Përdhosja e Kuranit në gjykatë

    Pas rasteve të shumta të djegies së Kuranit gjatë verës së vitit 2023, Danimarka e shtrëngoi legjislacionin e saj.
    Tani për herë të parë filloi një proces kundër atyre që kanë përdhosur Kuranin.
    Këtë të premte, vëmendja është përqendruar në ishullin danez Bornholm në Detin Baltik, ku fillon një gjykim që ka tërhequr shumë vëmendje publike. Dy burra akuzohen për “trajtim të papërshtatshëm të Kuranit”. Gjatë një festivali folklorik në qershor 2024, ata dogjën librin e shenjtë të myslimanëve para një publiku në një tendë dhe e transmetuan të gjithën drejtpërdrejt në Facebook.
    Prokuroria daneze nuk i ka publikuar detajet rreth identitetit të të akuzuarve apo rrjedhës së saktë të ngjarjeve. Sipas deklaratave të tyre, vendimi pritet të jepet gjatë procesit.
    Gjyqi i parë sipas ligjit të ri
    Gjyqi në qytetin më të madh të Bornholmit, Rennes, është gjykimi i parë penal që kur hyri në fuqi një ligj i ri që kriminalizon “trajtimin e papërshtatshëm” të shkrimeve të shenjta fetare (si Bibla, Kurani ose Tora). Sipas këtij ligji, ndalohet jo vetëm djegia e shkrimeve të shenjta fetare, por edhe përdhosja, grisja ose shkelja e tyre. Shkeljet mund të ndëshkohen me gjobë, e në rastet më të rënda me dënim me burg deri në dy vjet.
    Ligji hyri në fuqi më 7 dhjetor 2023, pasi disa raste të djegies së Kuranit në Danimarkë dhe Suedi shkaktuan tensione serioze ndërkombëtare. Në korrik të vitit 2023, anëtarët e grupit populist të krahut të djathtë “Patriotët Danezë” dogjën Kuranë përpara disa ambasadave të vendeve myslimane në Danimarkë.
    Individë të tjerë kanë provokuar vazhdimisht reagime publike duke djegur Kuranin. Vetëm midis korrikut dhe tetorit 2023, policia daneze regjistroi më shumë se 480 raste të djegies së flamujve ose librave fetarë.
    Djegia e Kuranit: Kërcënim për sigurinë e brendshme?
    Këto akte provokuan reagime të nxehta, tensione diplomatike dhe protesta pjesërisht të dhunshme në botën myslimane. Ndër të tjera, u sulmua një organizatë humanitare daneze në Irak dhe pati protesta të dhunshme përpara ambasadës daneze në Bagdad.
    Konsullata suedeze madje u sulmua dhe iu vu flaka. Rrjeti terrorist islamik Al Kaeda ka kërcënuar me sulme në të dy vendet, duke bërë që niveli i kërcënimit terrorist të rritet përkohësisht në nivelin e dytë më të lartë.
    Në këtë kontekst, një ligj i ri në Danimarkë duhet të forcojë sigurinë kombëtare dhe të parandalojë provokime të mëtejshme. Kur prezantoi ligjin, ministri i atëhershëm danez i Drejtësisë, Peter Humelgard, theksoi se djegia e Kuranit “dëmton Danimarkën dhe interesat e saj”.
    Megjithatë, futja e ligjit të ri nuk kaloi pa polemika. Miratimi i tij u parapri nga një debat katërorësh në parlamentin danez në dhjetor 2023. Opozita dhe disa intelektualë danezë shprehën shqetësime se kjo kufizonte lirinë e fjalës. Kritikët kanë dyshuar gjithashtu për motive politike, të tilla si sigurimi i votave myslimane për kandidaturën e Danimarkës për një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për vitet 2025/2026.
    Është interesante që Danimarka e shfuqizoi ligjin mbi blasfeminë nga viti 1683 vetëm në vitin 2017 – dhe atëherë arsyeja ishte pikërisht djegia e Kuranit. Heqja e saj më pas u dërgoi një sinjal të qartë vendeve si Pakistani ose Arabia Saudite, të cilat ende e ndëshkojnë rëndë blasfeminë.
    Edhe më parë, në Danimarkë pati disa debate rreth kufijve të lirisë së shprehjes. Në vitin 2005, gazeta daneze “Jyllands-Posten” botoi dymbëdhjetë karikatura të Profetit Muhamed, të cilat shkaktuan javë të tëra protestash në vendet myslimane.
    Situatë e paqartë ligjore në Suedi
    Diskutime të ngjashme po zhvillohen në Suedinë fqinje. Në dallim nga Danimarka, në Suedi djegia e Kuranit nuk është ndaluar shprehimisht deri më sot. Nëse kjo kualifikohet si nxitje e urrejtjes apo si një formë e lejuar e kritikës fetare nuk është përcaktuar ende qartë nga gjykatat suedeze.
    Megjithatë, në disa raste, gjykatat suedeze kanë dhënë tashmë vendime – si ai kundër politikanit të ekstremit të djathtë danezo-suedez, Rasmus Paludan. Themeluesi i partisë anti-islamike, Stram Kurs, dogji disa herë Kurane në të dy vendet gjatë vitit 2023 dhe provokoi reagime të dhunshme. Në nëntor 2024, një gjykatë suedeze e dënoi atë me katër muaj burg për nxitje të urrejtjes.
    Salvan Momika, që iku nga Iraku në Suedi, gjithashtu kontribuoi ndjeshëm në tensionet midis dy vendeve nordike dhe botës myslimane duke djegur një Kuran në Suedi në verën e vitit 2023.
    Më vonë ai e përdhosi publikisht librin e shenjtë disa herë, gjë që shkaktoi protesta dhe trazira në Suedi dhe në mbarë botën. Më pas, ai u akuzua për “nxitje të urrejtjes”. Megjithatë, vetëm një ditë para dënimit të planifikuar, në shkurt 2025, persona të panjohur e vranë atë në ballkonin e shtëpisë së tij në Sedertelje. Menjëherë pas kësaj, një bashkëpunëtor i tij u dënua me disa muaj burg./DW

  • Pas rasteve të shumta të djegies së Kuranit gjatë verës së vitit 2023, Danimarka e shtrëngoi legjislacionin e saj

    Pas rasteve të shumta të djegies së Kuranit gjatë verës së vitit 2023, Danimarka e shtrëngoi legjislacionin e saj

    Protest kundër djegies së KuranitFotografi: Loredana Sangiuliano/SOPA/ZUMA/picture alliance
    Tani për herë të parë filloi një proces kundër atyre që kanë përdhosur Kuranin.
    Këtë të premte, vëmendja është përqendruar në ishullin danezBornholm në Detin Baltik, ku fillon një gjykim që ka tërhequr shumë vëmendje publike. Dy burra akuzohen për “trajtim të papërshtatshëm të Kuranit”. Gjatë një festivali folklorik në qershor 2024, ata dogjën librin e shenjtë të myslimanëvepara një publiku në një tendë dhe e transmetuan të gjithën drejtpërdrejt në Facebook.

    Prokuroria daneze nuk i ka publikuar detajet rreth identitetit të të akuzuarve apo rrjedhës së saktë të ngjarjeve. Sipas deklaratave të tyre, vendimi pritet të jepet gjatë procesit.
    Gjyqi i parë sipas ligjit të riGjyqi në qytetin më të madh të Bornholmit, Rennes, është gjykimi i parë penal që kur hyri në fuqi një ligj i ri që kriminalizon “trajtimin e papërshtatshëm” të shkrimeve të shenjta fetare (si Bibla, Kurani ose Tora). Sipas këtij ligji, ndalohet jo vetëm djegia e shkrimeve të shenjta fetare, por edhe përdhosja, grisja ose shkelja e tyre. Shkeljet mund të ndëshkohen me gjobë, e në rastet më të rënda me dënim me burg deri në dy vjet.
    Ligji hyri në fuqi më 7 dhjetor 2023, pasi disa raste të djegies së Kuranit në Danimarkë dhe Suedi shkaktuan tensione serioze ndërkombëtare. Në korrik të vitit 2023, anëtarët e grupit populist të krahut të djathtë “Patriotët Danezë” dogjën Kuranë përpara disa ambasadave të vendeve myslimane në Danimarkë.
    Individë të tjerë kanë provokuar vazhdimisht reagime publike duke djegur Kuranin. Vetëm midis korrikut dhe tetorit 2023, policia daneze regjistroi më shumë se 480 raste të djegies së flamujve ose librave fetarë.
    Djegia e Kuranit: Kërcënim për sigurinë e brendshme?Këto akte provokuan reagime të nxehta, tensione diplomatike dhe protesta pjesërisht të dhunshme në botën myslimane. Ndër të tjera, u sulmua një organizatë humanitare daneze në Irak dhe pati protesta të dhunshme përpara ambasadës daneze në Bagdad.
    Konsullata suedeze madje u sulmua dhe iu vu flaka. Rrjeti terrorist islamik Al Kaeda ka kërcënuar me sulme në të dy vendet, duke bërë që niveli i kërcënimit terrorist të rritet përkohësisht në nivelin e dytë më të lartë.
    Në këtë kontekst, një ligj i ri në Danimarkë duhet të forcojë sigurinë kombëtare dhe të parandalojë provokime të mëtejshme. Kur prezantoi ligjin, ministri i atëhershëm danez i Drejtësisë, Peter Humelgard, theksoi se djegia e Kuranit “dëmton Danimarkën dhe interesat e saj”.
    Megjithatë, futja e ligjit të ri nuk kaloi pa polemika. Miratimi i tij u parapri nga një debat katërorësh në parlamentin danez në dhjetor 2023. Opozita dhe disa intelektualë danezë shprehën shqetësime se kjo kufizonte lirinë e fjalës. Kritikët kanë dyshuar gjithashtu për motive politike, të tilla si sigurimi i votave myslimane për kandidaturën e Danimarkës për një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për vitet 2025/2026.
    Është interesante që Danimarka e shfuqizoi ligjin mbi blasfeminë nga viti 1683 vetëm në vitin 2017 – dhe atëherë arsyeja ishte pikërisht djegia e Kuranit. Heqja e saj më pas u dërgoi një sinjal të qartë vendeve si Pakistani ose Arabia Saudite, të cilat ende e ndëshkojnë rëndë blasfeminë.
    Edhe më parë, në Danimarkë pati disa debate rreth kufijve të lirisë së shprehjes. Në vitin 2005, gazeta daneze “Jyllands-Posten” botoi dymbëdhjetë karikatura të Profetit Muhamed, të cilat shkaktuan javë të tëra protestash në vendet myslimane.
    Situatë e paqartë ligjore në SuediDiskutime të ngjashme po zhvillohen në Suedinë fqinje. Në dallim nga Danimarka, në Suedi djegia e Kuranit nuk është ndaluar shprehimisht deri më sot. Nëse kjo kualifikohet si nxitje e urrejtjes apo si një formë e lejuar e kritikës fetare nuk është përcaktuar ende qartë nga gjykatat suedeze.
    Megjithatë, në disa raste, gjykatat suedeze kanë dhënë tashmë vendime – si ai kundër politikanit të ekstremit të djathtë danezo-suedez, Rasmus Paludan. Themeluesi i partisë anti-islamike, Stram Kurs, dogji disa herë Kurane në të dy vendet gjatë vitit 2023 dhe provokoi reagime të dhunshme. Në nëntor 2024, një gjykatë suedeze e dënoi atë me katër muaj burg për nxitje të urrejtjes.
    Salvan Momika, që iku nga Iraku në Suedi, gjithashtu kontribuoi ndjeshëm në tensionet midis dy vendeve nordike dhe botës myslimane duke djegur një Kuran në Suedi në verën e vitit 2023.
    Më vonë ai e përdhosi publikisht librin e shenjtë disa herë, gjë që shkaktoi protesta dhe trazira në Suedi dhe në mbarë botën. Më pas, ai u akuzua për “nxitje të urrejtjes”. Megjithatë, vetëm një ditë para dënimit të planifikuar, në shkurt 2025, persona të panjohur e vranë atë në ballkonin e shtëpisë së tij në Sedertelje. Menjëherë pas kësaj, një bashkëpunëtor i tij u dënua me disa muaj burg.DW

  • Besimtarët myslimanë protestë përpara Parlamentit, kundërshtojnë qëndrimin e Ramës për Gazën

    Besimtarët myslimanë protestë përpara Parlamentit, kundërshtojnë qëndrimin e Ramës për Gazën

    Një grup shoqatash dhe qytetarësh, kryesisht besimtarë myslimanë shqiptarë, protestuan sot para Parlamentit, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qëndrimit zyrtar të Shqipërisë për luftën në Rripin e Gazës.
    Protesta u organizua nga Forumi Mysliman i Shqipërisë, me sloganin “Jo në emrin tim – Tubim për Palestinën”, dhe vjen si reagim ndaj dekorimit të kryeministrit Edi Rama nga presidenti i Izraelit, i cili e nderoi me Medaljen Presidenciale të Nderit për qëndrimin e tij në mbështetje të Izraelit.
    “Rama bëri një gabim fatal që shkoi në Izrael. I ka ulur vlerat vetes. Nuk duhet të përkrahë kryeministri jonë këtë krim të shëmtuar që po bën Izraeli në Gaza,” – thanë protestuesit për mediat.
    Ata theksuan se ky dekorim nuk përfaqëson qëndrimin e shumicës së shqiptarëve, por është, sipas tyre, një akt i njëanshëm që mbron veprime të cilësuara si gjenocidale ndaj popullsisë palestineze.
    Protesta u zhvillua pa incidente, por me pjesëmarrje simbolike, duke i dhënë zë një pakënaqësie që vjen nga shtresa të caktuara të shoqërisë shqiptare, përballë një konflikti që ka ndarë opinionin publik ndërkombëtar.
    Ndërkohë, qeveria shqiptare nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar ndaj protestës, ndërsa Edi Rama e ka konsideruar më herët marrëdhënien me Izraelin si të qëndrueshme dhe të bazuar në vlera demokratike dhe historike miqësie.

  • “Të shkarkohet kreu i KMSH”, ftoi kryerabinin e Shqipërisë në iftarin e natës së Bajramit, nis nënshkrimi i peticionit…

    “Të shkarkohet kreu i KMSH”, ftoi kryerabinin e Shqipërisë në iftarin e natës së Bajramit, nis nënshkrimi i peticionit…

    Një grup besimtarësh myslimanë në Shqipëri kanë nisur një peticion ku kërkojnë dorëheqjen e kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu.
    Shkak për këtë është bërë prania e kryerabinit të Shqipërisë, Yoel Kaplan në iftarin e natës së Bajramit. Ata e akuzojnë Kaplan si “përkrahës të gjenocidit ndaj palestinezëve” në Gaza.
    Peticioni është nisur nga një faqe e njohur e besimtarëve myslimanë në Facebook, Mexhlis, si dhe është sponsorizuar po prej tyre.
    Deri tani, rreth 1,500 persona e kanë firmosur këtë peticion.
    Screenshot

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni: Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Begaj takim me sekretarin e Ligës Botërore Myslimane: E inkurajoj për bashkëjetesën dhe ofrimin e ndihmave humanitare

    Begaj takim me sekretarin e Ligës Botërore Myslimane: E inkurajoj për bashkëjetesën dhe ofrimin e ndihmave humanitare

    Në festën e Fitër Bajramit, presidenti Bajram Begaj priti në zyrën e tij Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane, Mohammad bin Abdul Karim Al-Issa.

    Në takim u vlerësua bashkëpunimi i deritanshëm dhe ndihma që Liga Botërore Islame ka dhënë për Shqipërinë, sikurse thuhet në deklaratën e Presidencës.
    Presidenti i Republikës u shpreh për thellim të bashkëpunimit të të gjitha fushave, duke siguruar një ndërveprim sistematik institucional midis Shqipërisë dhe të gjithë Ligës Botërore Myslimane.
    Ndërsa, Presidenti i Republikës përgëzoi Mohammad bin Abdul Karim Al-Issa për lidershipin në Ligën Botërore Myslimane, duke inkurajuar paqen dhe bashkëjetesën, duke ofruar ndihmë humanitare, duke nxitur dialogun me të gjitha kulturat dhe duke luftuar ekstremizmin përmes mesazhit për moderim e drejtësi, thuhet në deklaratë.
    Shqipëria, theksoi Presidenti i Republikës, “vlerëson përpjekjet e Ligës Arabe për partneritet me aktorët ndërkombëtarë në adresimin e krizave humanitare”.

    Top Channel

  • Presidenti Bajram Begaj: Ndërveprim sistematik institucional mes Shqipërisë dhe Ligës Botërore Myslimane

    Presidenti Bajram Begaj: Ndërveprim sistematik institucional mes Shqipërisë dhe Ligës Botërore Myslimane

    Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane, Mohammad bin Abdul Karim Al-Issa.
    Në takim u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe ndihma që Liga Botërore Islame ka dhënë për Shqipërinë.

    Presidenti e vuri theksin tek thellimi i bashkëpunimit të të gjitha fushave, duke siguruar një ndërveprim sistematik institucional midis Shqipërisë dhe të gjithë Ligës Botërore Myslimane.

    Presidenti Begaj përgëzoi Dr. Mohammad bin Abdul Karim Al-Issa për lidershipin në Ligën Botërore Myslimane, duke inkurajuar paqen dhe bashkëjetesën, duke ofruar ndihmë humanitare, duke nxitur dialogun me të gjitha kulturat dhe duke luftuar ekstremizmin përmes mesazhit për moderim e drejtësi.
    “Shqipëria vlerëson përpjekjet e Ligës Arabe për partneritet me aktorët ndërkombëtarë në adresimin e krizave humanitare”, tha Begaj.

  • Dita e Fitër Bajramit, Armand Duka uron me mesazh të veçantë të gjithë besimtarët myslimanë

    Dita e Fitër Bajramit, Armand Duka uron me mesazh të veçantë të gjithë besimtarët myslimanë

    Sot është një ditë shumë e veçantë dhe e rëndësishme për besimtarët myslimanë. Kjo pasi festohet Fitër Bajrami, ditë e shënuar që pason muajin e shenjtë të Ramazanit.
    Pas një muaji përkushtimi dhe agjërimi, besimtarët festojnë sot këtë ditë të shënuar. Pikërisht në këtë ditë urimet jana të shumta dhe një prej tyre vjen nga Armando Duka.
    Kreu i FSHF-së të gjithë besimtaret myslimanë që lutjet dhe sakrificat e tyre të jenë pranuar dhe ndër të tjera t’iu mbushet zemra me dashuri e paqe.
    “Gëzuar Fitër Bajramin! ????✨ Kjo ditë e shenjtë le të sjellë paqe, begati dhe harmoni në familjet tuaja. Uroj që sakrificat dhe lutjet tuaja të jenë pranuar dhe zemrat të mbushen me dashuri dhe mirësi. Gëzime dhe bekime për të gjithë! ????”, shkruhet në postim.

  • Erion Veliaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin: Qoftë burim dashurie, sjelltë paqe dhe mirësi për të gjithë

    Erion Veliaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin: Qoftë burim dashurie, sjelltë paqe dhe mirësi për të gjithë

    Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka uruar sot besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Veliaj uron që ky Bajram qoftë një burim dashurie për të afërmit tuaj, e sjelltë paqe e mirësi për të gjithë ju.
    “Gëzuar Fitër Bajramin! Urime të gjithë besimtarëve myslimanë me përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit!
    Zoti jua pranoftë lutjet dhe shpërbleftë sakrificat tuaja. Qoftë ky Bajram një ditë feste për të gjithë besimtarët musliman dhe çdo familje shqiptare; qoftë një burim dashurie për të afërmit tuaj, e sjelltë paqe e mirësi për të gjithë ju!”,shkruan Veliaj në facebook.

  • Falet Namazi i Fitër Bajramit/ Pas një muaji agjërimi, besimtarët myslimanë kremtojnë festën

    Falet Namazi i Fitër Bajramit/ Pas një muaji agjërimi, besimtarët myslimanë kremtojnë festën

    Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, pas mbylljes së muajit të madhërishëm të Ramazanit, një muaj agjërimi dhe sakrifice. Mëngjesin e sotëm mijëra besimtarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të kryer ritet dhe faljen e madhe të namazit.
    Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë.
    Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu tha gjatë fjalës së tij se sot kjo ditë i gjen të gjithë me zemra të mbushura plotë, duke theksuar se “sakrifica jonë është pranuar”.
    Fjala e plotë:
    Fjalimi i Kryetarit të Komunitetit Mysliman për Fitër Bajram
    Të dashur besimtarë, vëllezër dhe motra,
    Sot, agimi i Fitër Bajramit na gjen me zemrat e mbushura me dritën e besimit dhe me shpresën se sakrifica jonë është pranuar nga Krijuesi ynë. Ramazani që lamë pas nuk ishte vetëm një muaj adhurimi, por një shkollë e përkushtimit, e durimit dhe e reflektimit mbi qenien tonë.
    Ne kemi qëndruar larg epsheve për të fituar vetëpërmbajtje. Kemi qëndruar pranë Zotit për të gjetur qetësinë. Kemi hapur duart për të dhënë, që zemrat tona të mos ngurtësohen nga indiferenca. Dhe sot, me këtë festë të bekuar, vjen edhe pyetja e madhe: Çfarë do të bëjmë tani? A do të mbetet Ramazani një kujtim, apo një udhërrëfyes për vitin që kemi përpara?
    Allahu i Madhëruar na thotë në Kuran:
    “Dhe që të plotësoni numrin (e agjërimit) dhe që ta madhëroni Allahun për atë që ju ka udhëzuar, dhe që të falënderoni.” (El-Bekare: 185)
    Sot, ky falënderim duhet të jetë më shumë se fjalë. Ai duhet të reflektohet në mënyrën si ndërtojmë jetën tonë, si ndërveprojmë me shoqërinë, si mbrojmë të vërtetën dhe si qëndrojmë përballë sfidave të kohës.
    Ne jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden, ku e vërteta shpesh humbet në zhurmën e propagandës dhe ku njeriu matet me atë që ka, e jo me atë që është. Përballë kësaj, Islami nuk na mëson të tërhiqemi, por të qëndrojmë me dinjitet. Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
    “Më i miri prej jush është ai që është më i dobishëm për njerëzit.” (Ahmedi)
    Kjo do të thotë se sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për njerëz me karakter, për besimtarë që jo vetëm luten, por edhe ndërtojnë, që jo vetëm kërkojnë, por edhe japin, që nuk ndrydhen nga frika, por qëndrojnë në këmbë me të vërtetën.
    Në një kohë kur ndarjet mes njerëzve shtohen dhe urrejtja gjen strehë në zemrat e dobëta, Bajrami na kujton unitetin, mëshirën dhe drejtësinë. Kjo ditë nuk është vetëm një festë, por një mesazh: Ne jemi një komb. Ne jemi një familje. Dhe një familje nuk e braktis njëri-tjetrin.
    Sadakaja, Zekati bamirësi të tjera, që e kemi dhënë para Bajramit, është më shumë se një ndihmë për të varfërit. Ato janë një dëshmi e vërtetë e barazisë, një rikujtim se pasuria nuk është pronësi absolute, por një amanet nga Zoti.
    Në një botë ku pasuria është grumbulluar në duart e pak njerëzve, ndërsa shumë të tjerë vuajnë për bukën e gojës, Islami na mëson se fuqia e vërtetë nuk qëndron në atë që mbledhim, por në atë që shpërndajmë.
    Nëse duam një shoqëri më të drejtë, duhet të fillojmë me drejtësinë në vetvete. Nëse duam një shoqëri më të mëshirshme, duhet të ushtrojmë mëshirën mbi njëri-tjetrin.
    Profeti ynë i dashur ka thënë:
    “Nuk është besimtar i vërtetë ai që fle i ngopur ndërkohë që fqinji i tij është i uritur.” (Ahmedi)
    Vëllezër dhe motra,
    Kjo ditë Bajrami është një urë midis asaj që kemi mësuar në Ramazan dhe asaj që do të bëjmë pas tij. A do të vazhdojmë të jemi të drejtë? A do të vazhdojmë të jemi të mëshirshëm? A do të vazhdojmë të qëndrojmë në rrugën e Zotit edhe kur ajo rrugë nuk është e lehtë?
    Sot, teksa përqafojmë njëri-tjetrin dhe urojmë për festën, le të mos harrojmë se çdo përqafim është një betim për vëllazërinë, çdo lutje është një premtim për përkushtim dhe çdo buzëqeshje është një reflektim i dritës së besimit.
    Edhe një herë, lusim Zotin e Madhëruar që ta ketë pranuar agjërimin dhe adhurimet tona, të na japë forcë për të përballuar sfidat e kësaj jete dhe të na bëjë pishtarë të së mirës në një botë që ka kaq shumë nevojë për dritë.
    Gëzuar Fitër Bajramin!
    Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!
    Gijotina.com uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Fiter Bajramin.

  • Kryetari i Komunitetit Mysliman, Spahiu uron besimtarët për Fitër Bajram, pas një muaj agjërimi falja në Sheshin “Skënderbej”

    Kryetari i Komunitetit Mysliman, Spahiu uron besimtarët për Fitër Bajram, pas një muaj agjërimi falja në Sheshin “Skënderbej”

    Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu ka uruar sot përmes një videomesazhi të gjithë besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo që ndodhen për Fitër Bajramin.
    Ai shprehet se sot besimtarët myslimanë po përcjellin muajin e madhërishëm të Ramazanit dhe po i japin lamtumirën e fundit muajit të bekuar që la pas falje e mëshirë për secilin.

    “Nesër është festë, është Fitër Bajrami. Hani e pini të gëzuar se këtë e keni fituar në ditët e kaluara thotë Zoti i madhërishëm. I lutemi Zotit të madhëruar, bamirësit që Ramazani i nderuar, i cili në këtë botë është fund e krye një mirësi e madhe që në ditën e ringjalljes të ndërmjetësojë te Zoti për ne duke thënë: “O Zot, unë i kam penguar këta gjatë ditës, nga të ngrënët, të pirët dhe kënaqësi e tjera të ndryshme. Pranoje ndërmjetësimin tim në favor të tyre. Të nderuar motra e vëllezër, agjërimi ishte një shkollë një mujore për secilin prej nesh. Gjatë këtij muaji njeriu mëson se modestia dhe jo mendjemadhësia është virtyt, mëson se falja është më me vlerë se falja është më me vlerë se hakmarrja, përkujdesi ndaj të varfërve dhe të pamundurve është cilësi më e lartë se indiferentizmi, mëson vetëdisiplinimin, kontrollin dhe vetëedukimin”, tha Spahiu.
    “Sot nuk mund t’i përmend të gjitha ato të mira që i mësuam nga muaji Ramazanit, por një çështje me rëndësi që duhet të përqëndrohemi. Drejtimin që e morëm në Ramazan, suksesin e sjelljeve dhe jetën e përparuar fetare që e arritëm duhet t’i vazhdojmë më tej. Ruajeni atë që e fituat në Ramazan. Nesër ne festojmë me familjet, të afërmit dhe miqtë tanë, por nuk harrojmë të bëjmë pjesë të gëzimit të varfërit, të sëmurët, të moshuarit të cilët përveç lutjeve drejtuar Zotit japin edhe mbështetjen tonë direkte sipas mundësisë”, vijoi ai.
    Kreu i Komitetit Mysliman e mbyll mesazhin e tij me një urim për të gjithë besimtarët myslimanë duke u shprehur se “uroj që kjo festë të sjellë begati dhe mirëqenie në familjen e çdo shqiptari”.
    “Fitër Bajarami le të na shërbejë si një moment i vetëdijësimi për dinjitetin dhe vlerat e përgjithshme njerëzore. Qoftë ky Bajram, një burim mirësie, dashurie dhe uniteti për ju dhe të dashurit tuaj”, përfundon Spahiu.

    Të gjithë besimtarët myslimanë do të falin Fitër Bajramin nesër në Tiranë, me ceremoninë e faljes që fillon në 06:45, me lexim Kurani dhe ligjërata, ndërsa në orën 07:30 falet namazi.