Tag: kompani

  • Iu sekuestruan 26 milionë euro pasuri, kush është Kristian Koni që përdor edhe 4 identitete të tjera

    Iu sekuestruan 26 milionë euro pasuri, kush është Kristian Koni që përdor edhe 4 identitete të tjera

    Një individ me identitet të dyfishtë është vënë nën hetim nga organet ligj zbatuese me dyshime të forta për pastrim parash. I dalë nga hiçi, Olsi Meta alias Kristian Koni, është ngritur në piedestal, duke u lartësuar në rangun e biznesmenëve dhe oligarkëve, për nga paratë që qarkullon.
    Por kjo rritje galopante kryesisht në fushën imobilare, ka sjellë edhe dyshime të forta se bëhet fjalë për pastrim parash në vlera të mëdha. Informacionet e organeve janë se Meta po sjell paratë nga trafiqet e narkotikëve dhe po i investon në ndërtime në Tiranë dhe bregdet.
    Burimet nga organet ligjzbatuese i thanë VoxNews se Meta ka bashkëpunuar edhe me biznesmenë të tjerë, egzistues në Shqipëri, për t’u marrë troje, godina dhe apartamente, duke krijuar një zinxhir. Në fakt, gjithçka bëhet vetëm me letra dhe për bilance, pasi paratë kanë burime të paligjshme.
    Sipas dokumenteve që hulumtoi VoxNews, në vitin 2021, Olsi Meta alias Kristian Koni, krijoi firmë Kriol.al. Firma ka si objekt eksportin e automjeteve, shit-blerje të pasurive të paluajtshme dhe reklamim për kompanitë kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e internetit. Madje, e njëjta kompani merret edhe me internet, televizion, konsulenca menaxheriale, tregti të frutave dhe perimeve apo edhe pjesëmarrje në kuota.

    Çdo të thotë pjesëmarrje në kuota?! A mos vallë merren me call-centera dhe me bursa? Një veprimtari e ndaluar në Shqipëri, pasi të tilla aktivitete bëhen për zhvatje dhe mashtrime në fusha të mëdha. Informacionet nga policia e prokuroria flasin se Meta, krahas dyshimeve për pastrim parash, merret edhe me call-centera të paligjshëm, duke krijuar lidhje deri në kupolat e disa organeve.
    Hetimet dhe hulumtimet e mëvonshme mund të zbardhin të gjithë aktivitetin e paligjshëm, por firma e tij, duke pasur një objekt me dhjetëra fusha, në vend për abuzime dhe pastrim parash.
    Firma merret edhe me transport të mallrave dhe udhëtarëve brenda dhe jashtë vendit, si dhe çdo veprimtari tjetër ekonomike që konsiderohet e nevojshme për shoqërinë. VoxNeës shfletoi edhe lejet për transport, ku nuk rezulton se kompania Kriol.al të ketë marrë ndonjë licencë transporti. Por nëse nuk transporton njerëz dhe mallra, çfarë sjell në Shqipëri Meta?! Dyshimet janë se paratë nga aktivitetet e paligjshme, brenda dhe jashtë vendit, investohen në pasuri dhe biznese.

    Redaksia jonë shfletoi edhe bilancet e fundit të kompanisë Kriol.al, ku rezulton se ka xhiruar qindra mijëra euro, pavarësisht se nuk ka ndonjë aktivitet të mirëfilltë. Dyshimet janë se pronarët dhe administratorët kanë krijuar një rrjet kompanish që bëjnë vetëm fatura furnizimi, por që në fund fitimet janë minimale. Në vitin 2024, sipas dokumenteve, Kriol.al ka dalë me një fitim prej rreth 12 mijë eurosh. Pra, 1 mijë euro në muaj.
    Ndërkohë, që në të njëjtin vit firma ka xhiruar gjysëm milioni euro, duke bërë kontrata me kompani të tjera. Duket një rrjet i madh pastrimi parash, pasi paratë investohen në pasuri të paluajtshme dhe më pas shpërndahen.

    I njëjti person, me një begraund tepër të dyshimtë, ka hapur një tjetër kompani në vitin 2023. Sipas dokumenteve që hulumtoi VoxNews, objekti i firmës është dhënie e apartamenteve, dhomave me qira, konsulencë marketingu dhe broker. Sërish me objekte të shumta, çka i mundëson që të bëjë fatura të pafundme për shërbime që askush nuk e di nëse janë bërë apo jo. Organet ligjzbatuese duhet të shohin se kush person, individ, ka bërë pagesa për këtë kompani.
    Apo të shohë se me cilat firma apo biznese bashkëpunon Meta (Koni) që ka marrë apartamente dhe dhoma me qira. Aq i fuqishëm është ky individ, që ka filluar të xhirojë miliona euro, dhe ka hapur biznese të pafundme? Madje me nipte sekondare, ku të gjitha të dhënat të çojnë të pastrimi i parave.

    Nëse do të themelosh një kompani me 100 mijë lekë dhe më pas të xhirosh miliona euro, natyrisht që të gjitha indiciet të çojnë të pastrimi i parave, pasi aktiviteti i kompanisë fillon në Tiranë dhe përfundon në zonat bregdetare elitare në Palasë dhe Dhërmi.
    Ndërkohë që dyshimet janë edhe për aktivitete të tjera në fushën e call-centerave, pasi adresat e kompanive që ai ka themeluar përkojnë me celulat e tyre në kryeqytet. Nga këto aktivitet ai ka arritur të përvetësojë prona të pafundme, si troje, vila, apartamente apo edhe hotele. /Voxnews

  • Evi Kokalari: Ja makina e re e pastrimit të parave mes Shqipërisë, Turqisë dhe SHBA-së, nga koncesionet e naftës në…

    Evi Kokalari: Ja makina e re e pastrimit të parave mes Shqipërisë, Turqisë dhe SHBA-së, nga koncesionet e naftës në…

    Elmas Bogdani
    Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka shpërthyer me akuza të forta, duke zbuluar sipas saj një nga skemat më të sofistikuara të pastrimit të parave që lidh Tiranën me Ankaranë dhe Uashingtonin. Në një reagim publik në rrjetet sociale, ajo thotë se gjithçka nis nga koncesionet e naftës në Delvinë të dhëna nga Sali Berisha, vijon me shitjen e tyre në vitin 2016 me firmën e Nik Grezdës, dhe përfshin role kyçe të Edi Ramës, Presidentit turk Erdogan dhe kreut të bektashinjve Baba Mondi. Në këtë zinxhir përmenden edhe kompani fantazmë si TransAtlantic, Continental, GBC Oil, Delvina Gas dhe Ionian Gas, të cilat, sipas Kokalarit, janë përdorur si mbulesë për një mekanizëm miliardash. Ajo e quan këtë “makinën e re të pastrimit të parave” dhe paralajmëron se rrënjët e saj prekin politikën shqiptare në nivelet më të larta.
    REAGIMI I PLOTË NË RRJETET SOCIALE I AKTIVISTES KOKALARI
    Ja investigimi i Kokalarit
    “SHTETI BEKTASHIAN – MAKINA E RE E PASTRIMIT TË PARAVE PËR MË TË KORRUPTUARIT? Mohim përgjegjësie për qëllime ligjore: Ky postim mbledh shumë fakte të shoqëruara me lidhje të burimeve që mund të verifikohen nga çdo kush në internet, dhe ka për qëllim informimin jo vetëm të publikut por dhe kërkon vëmendje të menjëhershme si nga SPAK, ashtu dhe nga autoritetet e SHBA-s që merren me pastrimin e parave në Amerikë. Gjithsesi, këtu pasqyrohen analiza dhe opinione personale dhe jam e hapur për çdo korrigjim që mund të vij nga personat e përmendur më poshtë; Vjet është folur dhe komentuar shumë për ‘Shtetin Bektashi’, madje shumë gazeta publikuan një njoftim të Kryegjyshatës, e cila përcakton Nik (Kreshnik) Grezdën, si ‘Ambasador-at-Large’, (foto më poshtë) i cili mbulon dhe lobimin për të bërë njohjen e Shteti Bektashi të mundur në Amerikë. Por çuditërisht asnjë në media nuk morri mundimin të hulumtoj siç duhet se kush ishte Nik Grezda. Jo shumë kohë më parë, në konfidencë më ishte thënë se mbas ‘Shtetit Bektashi’ ishte Erdogan, por disa e kundërshtuan kur postova diçka për këtë në Facebook, duke thënë se në fakt mbas kësaj ideje është Izraeli. Po pse opinioni publik mendonte se ishte Izraeli, kur në fakt deri tashti dihet (ose thuhet-duhet konfirmuar) se Edmond Brahimaj është takuar me elementë te caktuar nga Izraeli thjeshtë për t’ju kërkuar njohjen e këtij shteti islamik në zemër të Shqipërisë dhe Ballkanit?
    Në 30 Tetor 2024, portali Faktoje shkruan: “Interesimi më i madh i huaj erdhi nga mediat turke. Ato i kanë bërë jehonë idesë së Ramës për krijimin e shteti bektashi, pasi lidhej me një komunitet, i cili përcjell një origjinë nga Turqia dhe po ashtu lidhet me myslimanizmin. Media turke “Takvim” ka hedhur idenë se e gjitha mund ishte një lojë e izraelitëve.” Nëse kërkon info mbi gazetën ‘Takvim” del se është në pronësi të Turkuvaz Media Group. CEO Turkuvaz Media Group është i Serhat Albayrak, vëllai i Berat Albayrak, dhëndrit të Erdoganit. Pra, idenë se mbas Shtetit Bektashi qënkërka Izraeli e paska hapur dora vet – Berati Albayrak. Berat Albayrak ka qënë Ministër i Energjitikës nga 2015 deri 2018 dhe Ministër i Thesarit nga 2018-2020. Këto dy Ministri kanë luajtur rol kyç në energji dhe në krijimin e “Turkey Wealth Fund”, e cila është akuzuar shpesh si mekanizëm për aferat personale të familjes së Presidentit Turk. Një mekanizëm të tillë po ndërton dhe Edi Rama në Shqipëri , por temë më vete dhe kjo. Në këtë kohë, TransAtlantic Petroleum Ltd e regjistruar në Bermuda, me seli kryesore në Dallas, Texas, sipas raportit të tyre të depozituar me SEC (Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Bursave të SHBA), deklarojnë se në 2016, pikërisht kur Berat Albayrak u bë Ministër i Energjisë, kanë marrë 11 licenca eksplorimi në tokë dhe në det të hapur dhe 25 kontrata qiraje prodhimi në tokë që mbulonin një total prej afërsisht 507,000 acres, ose 205,000 hektar.  TransAtlantic Petrolum gjithashtu është në bashkëpunim të ngushtë me TPAO, Türkiye’s national oil company, që varet nga Ministria e Thesarit dhe menaxhohet nga ajo e Energjitikës në Turqi. Berat Albayrak duket se ka qënë zyrtari që ka aprovuar dhe këtë bashkëpunim.  Por ajo që ngre më shumë pikëpyetje për ne Shqiptarët është se po në atë vit, pra 2016, kur Berat Albayrak u bë Ministër Energji, TransAtlantic Petroleum që kishte marrë konçesione në Delvinë që në 2007-2008 kur në qeveri ishte Berisha, dhe i kishte 100% nën kontrollin e saj, papritur firmos dy kontrata të reja, duke shitur 75% të interesit të tij.
    Një firmë, dy kompani fantazmë dhe një emër i panjohur
    Firmosja e kontratës së shitjes është bërë në Shkurt të 2016, dhe nga pala e blerësit është firmosur nga vet dora e NIK GREZDËS. Ok, po Nik Grezda duket moshë e re, që ka mbaruar Harry Fultz, mbaroi ekonomik në një universitet në Minnesota, u punësua disa muaj nëpër banka në US, për disa muaj në bankat e Shqipërisë, dhe papritmas del si bashkëpronar i ‘Continental Oil and Gas LLC’, e cila në fakt në kontratën e shitjes, përfaqësohet nga GBC OIL COMPANY LTD, një strukturë e regjistruar në Delware (regjistrimi i biznesit në këtë shtet mbetet anonim), ndërkohë referenca kryesore e kompanisë në shkresat e deklaruara me SEC, dhe për më tepër në internet është bërë me emrin ‘Continental’. Këtë lloj strukture, ku emri i kompanisë aktuale që zotëron aksionet, është shumë ndryshe nga vetë kompania e që figuron në internet dhe nëpër faqe zyrtare profesionale si linkedin, etj, qartazi përdoret për konfuzion. Për më tepër, asnjë nga websitet e kompanive që Nik Greza ka ndarë në biot e tija, nuk janë aktivë. Në fakt një kërkim në Departamentin e Shtetit në Delaware, nuk jep asnjë rezultat për kompanitë e lartpërmendura, dhe pse po të ishte anonim do jepte emrin e agjencisë që është përdorur për regjistrim. GBC OIL dhe as Continental nuk më rezultojnë asgjëkundi as në Shqipëri, por do vazhdoj të kërkoj info. Çuditërisht, i vetmi informacion që është dhënë në Zoom dhe nën emrin e Nik Grezdës, thotë se Continental është me bazë në Florida. Një kërkim për shoqëritë e formuara në Florida tregon se kjo kompani në fakt ka ekzistuar dhe adresën e ka të saktë, por është mbyllur në 1983. Të jetë rastësi dhe një gabim nga Zoom info, ndërkohë që çdo detaj tjetër për Grezdën e ka korrekt? Bohh, nuk di ta them. Së fundmi, as Nik Grezda nuk rezulton në asnjë nga dokumentat e deklaruara në QKB, pra të dy palët, kompania që Nik prezanton dhe vet Nik, jane hije të plotë që vaniten në horizont duke i shpëtuar kolljashëm syrit investigativ. Po pse? Ndërkohë, një ndër asetet e shitura në këtë 75%, është dhe Delvina Gas Company LTD e regjistruar në British Columbia. Kjo është po e njëjta kompani që në 2022, pronar i 25% u bë Sokol Meqemeja, (link më poshtë) që sot duket të jetë në kërkim për ndërtime pa leje (link I reportazhit më poshtë). Në fakt kjo kompani është regjistruar në Shqipëri pikërisht në Janar të 2016, pra vetëm disa muaj përpara blerjes së aksioneve, por si themelues ka pasur Pjer Pojanakun, i cili figuron partner dhe në kompani të tjera me Sokol Meqemenë dhe vëllain e tij, kur kanë marrë shumë konçesione të tjera nga qeveria Rama.
    Misteri i madh i naftës shqiptare
    Ajo që më bën përshtypje nga linku më lart, është fakti që dhe pse është një kompani e regjistruar që në 2016, të gjitha links që zakonisht në këtë faqe të drejtojnë tek dokumenta te kompanisë, pronarëve etj – duken se nuk janë aktivë.  E njëjta ndodh dhe me dokumentet e QKB. Nuk di nga varet këto institucione dhe nuk mund të arrij në një konkluzion nëse dikush mund ti ketë fshirë në mënyrë manuale apo është thjeshtë problem teknik, por mendoj që duhet investiguar nëse është e qëllimshme. Ndërkohë, një link me info të përmbledhur dhe deklaratë të PR të TransAntlantic, përmbledhë shitjen e aksioneve dhe të Delvina Gas. Një kompani tjetër që përmendet tek linku më lart, është dhe kompania Ionian Gas Company Ltd., që ka paguar $12 milion, dhe me sa kuptoj, kjo shumë ishte pjesë e shumës total të blerjes. Kam pasur vështirësi të gjej info mbi Ionian Gas Company Ltd, por do vazhdoj të investigoj më tej. Por, siç është një shprehje, elefanti në dhomë është pikërisht Nik Grezda, i cili mbetet nën hije të plotë dhe nuk figuron asgjëkundi në Shqipëri apo Amerikë, përveç se në dokumentet që, TrasnAntlantic është e detyruar të deklaroj me SEC (Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Bursave të SHBA). Pyetja mbetet, në cilin kapacitet e ka firmosur Nik Grezda blerjen e 75% të konçesioneve të naftës që TransAntlantic ka me qeverinë Shqiptare dhe AlbPetrolin, dhe çfarë e lidh atë me ‘Baba Mondin’ kur qartazi ai ka qënë CEO i ABC Health Foundation, klinikë e mbështetur nga të Krishterë? Pra, s’mund të them që kanë lidhje falë besimit fetar.
    Ndërkohë, firmosja e blerjes së aksioneve është si më poshtë:
    Shitës:

    TransAtlantic Holdings B.C. Ltd.
    ATTN: Chad Burkhardt
    16803 North Dallas Parkway
    Addison, TX 75001
    Phone: 214-265-4705
    Fax: 214-265-4705
    E-Mail: [email protected]

    Blerësi:

    Continental Oil & Gas, LLC
    ATTN: Nik Grezda
    16803 North Dallas Parkway
    Addison, TX 75001
    Phone: 614-859-6912
    E-Mail: [email protected]

    Detajet e kontratës:
    Selia kryesore e Nik Grezdës dhe Continental, është gjithashtu në të njëjtën adresë me TransAtlantic në Dallas, Texas, që në opinionin tim do të thotë se TransAntlantic është pjesë e çfarëdo marrëveshjeje të re që është bërë, duke (mundësisht) pleksur dhe veten në aferë që realisht vijnë erë korrupsion.
    Pyetja tjetër akoma më e rëndësishme është:

    Kush është partneri i Nik Grezdës, meqënëse vet është prezantuar si “Co-Founder, Director i Continental Oil and Gas LLC – kjo qartazi mbetet po aq enigmë sa vet Nik Grezda.

    Është për t’u çuditur që TransAntlantic, në 2016, ka bërë disa lëvizje të forta si në Turqi dhe Shqipëri, dhe e njëjta degë e TransAntlantic funksionon në të dy shtetet.  Absurde është dhe fakti që TransAntlantic shiti 75% të aksioneve firmave që ngrejnë shumë dyshime por dhe individë si Meqemeja që ka punuar shumë afër me qeverinë Rama, dhe në fakt kjo duket më shumë sikur janë detyruar ta bëjnë, sesa një veprim i nisur nga kompania vet. Vlen të përmendim që Rama i ka kthyer qeverisë së tij shumë koncesione që janë dhënë nga qeveria e Berishës, siç ka qenë rasti i aeroportit të Rinasit, si e tillë, vras mendjen nëse e njëjta gjë ju bë dhe TransAntlantic duke i lënë atyre vetëm 25% dhe duke e përdorur si fasadë sidomos në SHBA. Kthehemi në 23 Shtator 2024, ku Nik Grezda bëhet personi kryesor për çdo kontakt që duhet në krijimin e “Shtetit të ‘pavarur’ Bektashi”, i cili do jetë si Vatikani, që do të thotë mbrojtje totale që si kërkon dot llogari për paratë apo taksat, asnjë shtet i botës. Një mbrojtje totale nën petkun fetar, që do ta kthej Shqipërinë në Mekën jo vetëm të rrymës islamike të Erdoganit, por gjithashtu në mekanizmin e pastrimit të parave më spektakolare që kemi parë në historinë e njerëzimit. Nëse TransAntlantic është gjithashtu e përfshirë në këtë skemë, atëherë FBI është agjencia e duhur për t’u marrë me ta. Kjo çështje duhet dhe do kaloj dhe në Departamentin e Thesarit. E më që ra fjala, nëse do thoni se Nik Grezda është thjeshtë këshilltar për Kryegjyshatën, atëherë më thoni, pse një pronar i një kompanie që zotëron 75% të një nga kompanitë kryesore të koncesioneve të naftës në Shqipëri (Continental) merret me gjëra kaq të vogla, për më tepër, kur Nik Grezda dhe gruaja e tij duken se deri vonë kanë qenë të angazhuar me fondacione të Krishterë. Në fakt, nga 2012 – 2020 vet Grezda ka qenë CEO i ABC Health Foundation që duket një iniciativë e mbështetur nga komuniteti katolik.
    Si përfundim:
    Kur të gjeni kush është bashkëpronari me Nik Grezdës i Continental që ka blerë 75% aksione të koncesionit të naftës, do kuptoni në detaje kush është mbas ‘Shtetit Bektashi”, por për momentin, dhe me çdo gjë që kam ndeshur në kërkimet e mia, më del qartë që EDMOND BRAHIMAJ më rezulton të jetë në dijeni të çdo detaji, dhe duket se ka lëshuar frenat tek ata që janë mbas aferave korruptive jo vetëm të Shqipërisë, por dhe Turqi, si e tillë, ‘Baba Mondi” duhet të investigohet jo vetëm nga opinioni publik, por dhe që nga momenti që ai, u bë kryegjysh me një vendim gjykatë që do të thotë, në atë pozicion mund të jetë vënë në mënyrë të paligjshme, në bazë të rregullave të vet Kryegjyshatës. (Temë më vete dhe kjo) Nëse Baba Mondi është i pafajshëm, mbasi të lexoj këto detaje, të na thotë, nga e njeh Nik Grezdën dhe pse i ka dhënë 100% frenat të bëj ç’të doje kur vjen puna për ‘Shtetin Bektashi’? Nëse Baba Mondi ka qenë naiv ndaj këtyre fakteve, atëherë të dal dhe të anuloj kërkesën për një Shtet Bektashi, por nëse rezulton pjesë e kësaj skeme – ai duhet të jap dorëheqjen dhe mos ta lërë veten ta heq Kryegjyshata në forma të tjera.  Nëse do ktheni fenë në mekanizëm për të mbuluar korrupsionin qeveritar, atëherë ky është një skandal që duhet reflektuar në shumë media botërore. Heshtja e Baba Mondit në këtë çështje shumë të rëndësishme për ne si komb, do flas qartë që ai është pjesë e tij – si e tillë, dua një ditë të shikoj Baba Mondit, të kapërcej pragun e SPAK dhe të ulet e të flas me prokurorët e saj. Por, në këtë pikë, personalisht do merrem direkt me të derisa ky ‘Shtet të Korruptuarish’ të hiqet nga agjenda anti-kombëtare e Edi Ramës, por dhe e Erdoganit që ndjej se është gjithashtu pjesë e kësaj skeme. To be continued…”, shkruan Kokalari në rrjetet sociale.

  • Tenderi i dyshimtë/ Arlinda Pogaj ‘qeras’ me 1.5 MLD lekë familjen Pepa

    Tenderi i dyshimtë/ Arlinda Pogaj ‘qeras’ me 1.5 MLD lekë familjen Pepa

    Pas fitores me diferencë të madhe të Blendi Gonxhes më 11 maj, në qendër të vëmendjes është shfaqur Arlinda Pogaj, administratore e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP) dhe një nga personat më të afërt të ministrit.
     Më 17 maj, Pogaj është parë duke festuar në Green Coast, ku sipas burimeve ka shpenzuar mijëra euro për shampanjë dhe verë në një jaht privat oligarku, mes vajzash, makinash luksoze dhe festash të shfrenuara. Në sy ka rënë një Audi RSQ8 i zi, me të cilin ajo është parë të qarkullojë në resort, në shoqëri edhe me Mirela Zholin.

    Karriera e Pogajt lidhet drejtpërdrejt me Gonxhen: nga juriste në DPSHTRR, kur ai ishte drejtor, deri në ngritjen si administratore e OBP-së – institucioni që menaxhon tendera qindramilionësh për automjete, uniforma, sigurime, ushqime dhe shërbime të tjera.
    Në qarqet politike dhe mediatike, Pogaj shihet si “hija e fuqishme” e Gonxhes, duke u konsideruar si “mbretëresha e tenderëve”. Marrëdhënia e saj e ngushtë me ministrin është përmendur prej vitesh, ndërsa besimi i Gonxhes ndaj saj ka qenë aq i madh, sa i ka lënë në dorë milionat e tenderëve publikë, duke e mbajtur gjithnjë pranë si dorën e tij të djathtë.
    Arlinda Pogaj është sot një simbol i mënyrës sesi pushteti politik, lidhjet personale dhe fondet publike bashkohen në një pikë, duke krijuar një figurë të errët mes luksit dhe milionave.
    “PEPA GROUP” është themeluar në vitin 2014 nga Urim Pepa. Prej vitit 2021, pronësia është kaluar te trashëgimtarët ligjorë të familjes: Leorik, Urjola, Brian dhe Brixhilda Pepa.
    Tenderi është fituar nga kjo kompani me skualifikimin e 14 kompanive nga autoriteti kontaktor Operatori i Blerjeve të Përqëndruara që drejtohet nga Arlinda Pogaj. Duket se kriteret e tenderit janë hartuar specifikisht që fituese të shpallej kjo kompani.
    Përpos se është shënuar me Flamur të Kuq për skualifikim të të gjithë operatorëve ekonomikë në garë, është bërë edhe skualifikimi i ofertës ekonomike më të ulët.
    Kompania ndërtuese “PEPA GROUP GROUP” rezulton fituese e tenderit për rikonstruksionin e Maternitetit të Fierit, një projekt me buxhet total prej 1,8 MILIARD lekësh pa TVSH, të financuar nga buxheti i shtetit për periudhën 2025–2027 dhe vlerë fituese 1,5 MILIARD lekë.
    “PEPA GROUP” është themeluar në vitin 2014 nga Urim Pepa. Prej vitit 2021, pronësia është kaluar te trashëgimtarët ligjorë të familjes: Leorik, Urjola, Brian dhe Brixhilda Pepa.
    Tenderi është fituar nga kjo kompani me skualifikimin e 14 kompanive nga autoriteti kontaktor Operatori i Blerjeve të Përqëndruara që drejtohet nga Arlinda Pogaj. Duket se kriteret e tenderit janë hartuar specifikisht që fituese të shpallej kjo kompani.
    Përpos se është shënuar me Flamur të Kuq për skualifikim të të gjithë operatorëve ekonomikë në garë, është bërë edhe skualifikimi i ofertës ekonomike më të ulët.

    /Publik media/

  • Trafikant droge/ Pashk Rrapi i “Alesio 2014”, leje për 3 kulla në emër të ekonomistes dhe krushkut

    Trafikant droge/ Pashk Rrapi i “Alesio 2014”, leje për 3 kulla në emër të ekonomistes dhe krushkut

    Në qershor të vitit 2022, SPAK goditi Pashk Rrapin, i njohur në botën e krimit edhe me emrat Pashuk Gjini dhe Anton Gjinaj. Ky emër ishte prej kohësh në listën e zezë të agjencive ligjzbatuese, i etiketuar si një nga baronët kryesorë të trafikut ndërkombëtar të drogës. Ajo që SPAK prezantoi asokohe si një fitore të madhe kundër pasurisë së krimit të organizuar, ishte sekuestroja e një perandorie të tërë financiare.

    Rrapi zotëronte, përmes kompanisë kryesore “Alesio 2014”, një rrjet aktivitetesh në ndërtim, ku dyshohet se kanalizoheshin miliona euro nga trafiku i drogës. SPAK i vuri nën sekuestro kompaninë, bashkë me 22 pasuri të tjera që përfshinin toka, apartamente, makina dhe llogari bankare.

    Në atë kohë, u fol për një sukses të madh. Por tre vite më pas, hulumtimi i Dosja.al tregon se goditja e SPAK ka rezultuar një “flluskë”: rrjeti i Rrapit ka vijuar aktivitetin duke përdorur njerëz të afërt si kamuflim. E më konkretisht, ekonomisten dhe krushkun e Pashk Rrapit.
    Vetëm katër muaj pas sekuestrimit të pasurisë së Rrapit, më 10 tetor 2022, ekonomistja e “Alesio 2014”, Arjola Hysa, 30 vjeçe, regjistron në QKB një kompani të re: “Hein Invest shpk”, me kapital vetëm 100 mijë lekë. Për 3 vite, kompania nuk ka dorëzuar asnjë bilanc financiar. Megjithatë, kjo kompani fantazmë arrin aty ku shumë investitorë të tjerë nuk munden dhe merr leje për dy projekte gjigante ndërtimi.
    Ekonomistja e Pashk Rrapit, Arjola Hysa ka marrë dy leje:
    Leja e parë: në nëntor 2024, për një kompleks prej tre kullash me 23, 25 dhe 27 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, në Sheshin Shqiponja.
    Leja e dytë: në janar 2025, për një tjetër kompleks rezidencial, këtë herë me 24, 26 dhe 28 kate mbi tokë
    Dy leje ndërtimi brenda dy muajsh për një kompani pa bilanc, pa punonjës dhe të lidhur ngushtë me një të dënuar për trafik droge.
    Të gjitha këto leje janë miratuar nga agjencia e drejtuar nga Adelajda Roka, vëllezërit e të cilës ndërkohë janë në burg për një tjetër hetim të SPAK-ut për përfshirje në trafikun e drogës të grupit të Suel Çelës.
    Në fillim të vitit 2025, në lojë hyn edhe një tjetër emër: Viktor Kola, krushku i tij. Ai regjistron kompaninë “Midha shpk”, në vitin 2022 me të njëjtat karakteristika si “Hein Invest”: pa kapital real, pa bilance, pa punonjës.
    Megjithatë, më 26 mars 2025, kjo kompani përfiton leje ndërtimi për një tjetër projekt: “Guri Tower”, një kullë që do të ngrihet në Tiranë.
    Ligjërisht, SPAK ka bllokuar pasuritë dhe aktivitetet që lidhen drejtpërdrejt me emrin e Pashk Rrapit. Por ligji nuk ndalon që njerëzit e afërt të krijojnë kompani të reja dhe të marrin leje ndërtimi, edhe nëse lidhjet janë të dukshme.
    Në këtë rast, dy persona të varur ekonomikisht dhe familjarisht nga Rrapi, kanë marrë në dorë projekte ndërtimi me vlerë dhjetëra miliona euro.
    Një pyetje ngrihet natyrshëm: ku do t’i gjejnë fondet? Bankat kërkojnë bilance e garanci për kredidhënie, ndërsa këto kompani nuk kanë asnjë aktivitet financiar. Përgjigjja është e thjeshtë: paratë që nuk mund të kalojnë në emër të Rrapit, riciklohen përmes të besuarve të tij.
    Redaksia jonë kontaktoi si Arjola Hysën, ekonomisten e kthyer në “ndërtuese”, ashtu edhe Viktor Kolën, krushkun e Rrapit, për të marrë një koment.
    Asnjëri prej tyre nuk pranoi të përgjigjej deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi./Dosja.al

  • Flluska e sekuestrimeve të SPAK/ “El Chapo” shqiptar merr leje për 3 kulla përmes ekonomistes dhe krushkut

    Flluska e sekuestrimeve të SPAK/ “El Chapo” shqiptar merr leje për 3 kulla përmes ekonomistes dhe krushkut

    arjola hysa

    TIRANË- Në qershor të vitit 2022, SPAK goditi Pashk Rrapin, i njohur në botën e krimit edhe me emrat Pashuk Gjini dhe Anton Gjinaj. Ky emër ishte prej kohësh në listën e zezë të agjencive ligjzbatuese, i etiketuar si një nga baronët kryesorë të trafikut ndërkombëtar të drogës. Ajo që SPAK prezantoi asokohe si një fitore të madhe kundër pasurisë së krimit të organizuar, ishte sekuestroja e një perandorie të tërë financiare.
    Rrapi zotëronte, përmes kompanisë kryesore “Alesio 2014”, një rrjet aktivitetesh në ndërtim, ku dyshohet se kanalizoheshin miliona euro nga trafiku i drogës. SPAK i vuri nën sekuestro kompaninë, bashkë me 22 pasuri të tjera që përfshinin toka, apartamente, makina dhe llogari bankare.
    Në atë kohë, u fol për një sukses të madh. Por tre vite më pas, hulumtimi i Dosja.al tregon se goditja e SPAK ka rezultuar një “flluskë”: rrjeti i Rrapit ka vijuar aktivitetin duke përdorur njerëz të afërt si kamuflim. E më konkretisht, ekonomisten dhe krushkun e Pashk Rrapit.
    Vetëm katër muaj pas sekuestrimit të pasurisë së Rrapit, më 10 tetor 2022, ekonomistja e “Alesio 2014”, Arjola Hysa, 30 vjeçe, regjistron në QKB një kompani të re: “Hein Invest shpk”, me kapital vetëm 100 mijë lekë. Për 3 vite, kompania nuk ka dorëzuar asnjë bilanc financiar. Megjithatë, kjo kompani fantazmë arrin aty ku shumë investitorë të tjerë nuk munden dhe merr leje për dy projekte gjigante ndërtimi.

    Ekonomistja e Pashk Rrapit, Arjola Hysa ka marrë dy leje:
    Leja e parë: në nëntor 2024, për një kompleks prej tre kullash me 23, 25 dhe 27 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, në Sheshin Shqiponja.

    Leja e dytë: në janar 2025, për një tjetër kompleks rezidencial, këtë herë me 24, 26 dhe 28 kate mbi tokë.

    Dy leje ndërtimi brenda dy muajsh për një kompani pa bilanc, pa punonjës dhe të lidhur ngushtë me një të dënuar për trafik droge.
    Të gjitha këto leje janë miratuar nga agjencia e drejtuar nga Adelajda Roka, vëllezërit e të cilës ndërkohë janë në burg për një tjetër hetim të SPAK-ut për përfshirje në trafikun e drogës të grupit të Suel Çelës.
    Por aktiviteti i El Chapos vazhdon.
    Në fillim të vitit 2025, në lojë hyn edhe një tjetër emër: Viktor Kola, krushku i tij. Ai regjistron kompaninë “Midha shpk”, në vitin 2022 me të njëjtat karakteristika si “Hein Invest”: pa kapital real, pa bilance, pa punonjës.
    Megjithatë, më 26 mars 2025, kjo kompani përfiton leje ndërtimi për një tjetër projekt: “Guri Tower”, një kullë që do të ngrihet në Tiranë.

    Ligjërisht, SPAK ka bllokuar pasuritë dhe aktivitetet që lidhen drejtpërdrejt me emrin e Pashk Rrapit. Por ligji nuk ndalon që njerëzit e afërt të krijojnë kompani të reja dhe të marrin leje ndërtimi, edhe nëse lidhjet janë të dukshme.
    Në këtë rast, dy persona të varur ekonomikisht dhe familjarisht nga Rrapi, kanë marrë në dorë projekte ndërtimi me vlerë dhjetëra miliona euro.
    Një pyetje ngrihet natyrshëm: ku do t’i gjejnë fondet? Bankat kërkojnë bilance e garanci për kredidhënie, ndërsa këto kompani nuk kanë asnjë aktivitet financiar. Përgjigjja është e thjeshtë: paratë që nuk mund të kalojnë në emër të Rrapit, riciklohen përmes të besuarve të tij.
    Redaksia jonë kontaktoi si Arjola Hysën, ekonomisten e kthyer në “ndërtuese”, ashtu edhe Viktor Kolën, krushkun e Rrapit, për të marrë një koment.
    Asnjëri prej tyre nuk pranoi të përgjigjej deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi./ Dosja.al

    900 0 1755881246xleja 3 330

    900 0 1755881238xleja 2 145

    900 0 1755881201xleja 900

    900 0 1755881196xpashku 217

  • Flluska e sekuestrimeve të SPAK/ ‘El Chapo’ shqiptar merr leje për 3 kulla përmes ekonomistes dhe krushkut

    Flluska e sekuestrimeve të SPAK/ ‘El Chapo’ shqiptar merr leje për 3 kulla përmes ekonomistes dhe krushkut

    Në qershor të vitit 2022, SPAK goditi Pashk Rrapin, i njohur në botën e krimit edhe me emrat Pashuk Gjini dhe Anton Gjinaj. Ky emër ishte prej kohësh në listën e zezë të agjencive ligjzbatuese, i etiketuar si një nga baronët kryesorë të trafikut ndërkombëtar të drogës. Ajo që SPAK prezantoi asokohe si një fitore të madhe kundër pasurisë së krimit të organizuar, ishte sekuestroja e një perandorie të tërë financiare.

    Rrapi zotëronte, përmes kompanisë kryesore “Alesio 2014”, një rrjet aktivitetesh në ndërtim, ku dyshohet se kanalizoheshin miliona euro nga trafiku i drogës. SPAK i vuri nën sekuestro kompaninë, bashkë me 22 pasuri të tjera që përfshinin toka, apartamente, makina dhe llogari bankare.

    Në atë kohë, u fol për një sukses të madh. Por tre vite më pas, hulumtimi i Dosja.al tregon se goditja e SPAK ka rezultuar një “flluskë”: rrjeti i Rrapit ka vijuar aktivitetin duke përdorur njerëz të afërt si kamuflim. E më konkretisht, ekonomisten dhe krushkun e Pashk Rrapit.

    Vetëm katër muaj pas sekuestrimit të pasurisë së Rrapit, më 10 tetor 2022, ekonomistja e “Alesio 2014”, Arjola Hysa, 30 vjeçe, regjistron në QKB një kompani të re: “Hein Invest shpk”, me kapital vetëm 100 mijë lekë. Për 3 vite, kompania nuk ka dorëzuar asnjë bilanc financiar. Megjithatë, kjo kompani fantazmë arrin aty ku shumë investitorë të tjerë nuk munden dhe merr leje për dy projekte gjigante ndërtimi.

    Ekonomistja e Pashk Rrapit, Arjola Hysa ka marrë dy leje:

    Leja e parë: në nëntor 2024, për një kompleks prej tre kullash me 23, 25 dhe 27 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, në Sheshin Shqiponja.

    Leja e dytë: në janar 2025, për një tjetër kompleks rezidencial, këtë herë me 24, 26 dhe 28 kate mbi tokë.

    Dy leje ndërtimi brenda dy muajsh për një kompani pa bilanc, pa punonjës dhe të lidhur ngushtë me një të dënuar për trafik droge.

    Të gjitha këto leje janë miratuar nga agjencia e drejtuar nga Adelajda Roka, vëllezërit e të cilës ndërkohë janë në burg për një tjetër hetim të SPAK-ut për përfshirje në trafikun e drogës të grupit të Suel Çelës.

    Por aktiviteti i El Chapos vazhdon.

    Në fillim të vitit 2025, në lojë hyn edhe një tjetër emër: Viktor Kola, krushku i tij. Ai regjistron kompaninë “Midha shpk”, në vitin 2022 me të njëjtat karakteristika si “Hein Invest”: pa kapital real, pa bilance, pa punonjës.

    Megjithatë, më 26 mars 2025, kjo kompani përfiton leje ndërtimi për një tjetër projekt: “Guri Tower”, një kullë që do të ngrihet në Tiranë.

    Ligjërisht, SPAK ka bllokuar pasuritë dhe aktivitetet që lidhen drejtpërdrejt me emrin e Pashk Rrapit. Por ligji nuk ndalon që njerëzit e afërt të krijojnë kompani të reja dhe të marrin leje ndërtimi, edhe nëse lidhjet janë të dukshme.

     

    Në këtë rast, dy persona të varur ekonomikisht dhe familjarisht nga Rrapi, kanë marrë në dorë projekte ndërtimi me vlerë dhjetëra miliona euro.

    Një pyetje ngrihet natyrshëm: ku do t’i gjejnë fondet? Bankat kërkojnë bilance e garanci për kredidhënie, ndërsa këto kompani nuk kanë asnjë aktivitet financiar. Përgjigjja është e thjeshtë: paratë që nuk mund të kalojnë në emër të Rrapit, riciklohen përmes të besuarve të tij.

    Redaksia jonë kontaktoi si Arjola Hysën, ekonomisten e kthyer në “ndërtuese”, ashtu edhe Viktor Kolën, krushkun e Rrapit, për të marrë një koment.

    Asnjëri prej tyre nuk pranoi të përgjigjej deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi./Dosja.al

  • “Air Albania” përtej fluturimeve

    “Air Albania” përtej fluturimeve

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË- Përtej problematikave të përditshme të udhëtimit ajror, “Air Albania” po konsolidohet dhe po krijon profilin e saj si kompani kombëtare. Ajo u prezantua për herë të parë në mars 2017 dhe u themelua zyrtarisht më 16 maj 2018, duke i dhënë Shqipërisë një linjë ajrore të vetën, ashtu si shumica e vendeve të Europës.
    Dy vite pas nisjes së operimeve, kompania u përball me sfidën më të madhe globale, pandeminë e COVID-19. Teksa shumë linja ajrore ndërprenë aktivitetin, “Air Albania” vijoi të kryente fluturime riatdhesimi për qytetarët shqiptarë dhe transportin e ngarkesave mjekësore. Pikërisht kjo kompani solli në Tiranë avionin me dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit, duke u shndërruar në një hallkë jetike të komunikimit me botën.
    Deri në vitin 2021, tre avionët e saj, ambasadorët e “Air Albania”: Migjeni, Lasgushi dhe Naimi, vijonin fluturimet, duke u kthyer në simbol të pranisë shqiptare në qiell. Në shumë prej linjave, kompania ende përfshin në çmim një bagazh të regjistruar dhe ofron vakte të ngrohta gjatë udhëtimit. Kujdesi ndaj pasagjerëve nuk mbetet vetëm slogan: asistencë për pasagjerët e moshuar ose me probleme shëndetësore, oksigjen kur kërkohet nga ana mjekësore, mbështetje me mirëkuptim për ata që udhëtojnë në raste familjare të dhimbshme dhe trajtim i menjëhershëm i ngarkesave mjekësore urgjente. Janë këto zgjedhje konkrete që dëshmojnë filozofinë e kompanisë.
    Më shumë se 300 të rinj shqiptarë janë trajnuar në fushën e aviacionit falë “Air Albania”-s. Një pjesë e tyre sot janë pjesë e linjave më të mira europiane dhe globale, duke e shndërruar kompaninë në një trampolinë profesionale. Si kompani me kapital shqiptar, ajo kontribuon drejtpërdrejt në ekonominë e vendit, përmes qindra mijëra transaksioneve bankare dhe fuqizimit të zinxhirit ekonomik vendas. Në Ballkan, vetëm Serbia ka një kompani tjetër ajrore të suksesshme me kapital 100% shtetëror. Vetëm në vitin 2024, xhiroja e saj arriti në rreth 700 milionë euro dhe ajo mbajti mbi 52% të tregut. Ky është një shembull që tregon se një linjë ajrore vendase mund të jetë shumë më tepër sesa një operator transporti: ajo mund të shndërrohet në urë zhvillimi për ngritjen e një Akademie Edukimi dhe Trajnimi, ku të formohen teknikë të lartë, pilotë, ekuipazhe profesionale, duke gjeneruar një ekonomi të re të qëndrueshme dhe të orientuar drejt së ardhmes. Aviacioni është një industri ku sfidat nuk mungojnë: avionët përballen me defekte teknike, furnizimet shpesh vonohen, moti mbyll aeroportet, ekuipazhet arrijnë kufirin e orareve të punës, ndërsa konkurrenca ul çmimet nga ora në orë. “Air Albania” nuk ka qenë e imunizuar ndaj problemeve dhe kritikave, por gjithsesi ka vijuar të qëndrojë e pranishme në një treg tepër konkurrues.
    Mesazhi i saj është i qartë: nëse një biletë përfshin bagazh të regjistruar, një vakt të ngrohtë dhe politika humane për pasagjerët që kanë nevojë për ndihmë shtesë, atëherë diferenca prej disa eurosh nuk është një “ndëshkim”. Përkundrazi, është një zgjedhje për llojin e ekosistemit të udhëtimit që duam të mbështesim dhe të ruajmë.

  • PD: Nga uniformat te armët, KAYO e Ramës po cenon informacionet e klasifikuara dhe po kthehet në minë me sahat për vendin

    PD: Nga uniformat te armët, KAYO e Ramës po cenon informacionet e klasifikuara dhe po kthehet në minë me sahat për vendin

    Partia Demokratike ka vazhduar denoncimin e saj për një “aferë” që sipas PD, “kërcënon sigurinë kombëtare”. Denonimi lidhet me kompaninë shtetërore KAYO, të drejtuar nga ish-drejtori i Policisë, Ardi Veliu, dhe me projektin e prodhimit të armëve dhe furnizimit të uniformave.
    Në një deklaratë për mediat, Klevi Balliu akuzoi qeverinë se po krijon kompani me procedura të dyshimta, të cilat nuk plotësojnë as kriteret e vendosura nga vetë ajo. Ai vuri në fokus kompaninë Guna Tactical, në të cilën KAYO zotëron 51% të aksioneve, ndërsa kompania MSSC e Emiljano Dushës zotëron 49%.
    Sipas Balliut, kjo kompani, e krijuar me një kapital fillestar qesharak prej vetëm 35,000 eurosh, ka marrë si objektiv furnizimin e uniformave për të gjitha strukturat e sigurisë së vendit, përfshirë Forcat e Armatosura, Policinë e Shtetit dhe agjencitë e emergjencave.

    Balliu theksoi se kjo është bërë e mundur përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave (VKM) të firmosur nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, por që, sipas PD-së, është shkelur në mënyrë flagrante. Balliu shtroi disa pyetje kyçe: Si mundet një kompani me 35,000 euro kapital të punësojë 400 punonjës dhe të investojë 15 milionë euro brenda tre vjetësh, siç kërkohet nga VKM-ja?
    Përveç shkeljeve të kritereve, Balliu akuzoi KAYO-n se po uzurpon pronat publike, duke përmendur si shembull ndërhyrjen e saj për të marrë me forcë ambientet e televizionit News24. Ai e quajti këtë një provë të qartë të “korrupsionit të strukturuar”, që synon të pasurojë një grup të vogël individësh të lidhur me kryeministrin Edi Rama, duke dëmtuar sigurinë kombëtare.

    Në fund, Partia Demokratike i bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të hetojnë këtë aferë dhe të ndalojnë këtë projekt. Balliu shtoi se PD-ja do të vazhdojë denoncimin e kësaj çështjeje, edhe pse shprehu skepticizëm se drejtësia do të reagojë.

  • Norvegjia e “etikës së lartë”, e zhytur në miliarda që ushqejnë gjenocidin në Gaza

    Norvegjia e “etikës së lartë”, e zhytur në miliarda që ushqejnë gjenocidin në Gaza

    Artikull i The Guardian, opinion nga Sindre Bangstad
    Norvegjia është bërë një nga vendet më të pasura në botë falë naftës. Fondi i saj sovran, i njohur si Fondi i Pensionit të Qeverisë (GPFG), i themeluar në vitin 1990 me të ardhurat nga nafta dhe i drejtuar sot nga bankieri i pasur e koleksionisti i artit Nicolai Tangen, ka një vlerë rreth 1.4 trilion paund. Ky është investitori më i madh në botë, me pjesëmarrje në rreth 8,500 kompani në 69 vende.
    Zyrtarisht, Norvegjia mbron një politikë të jashtme të bazuar në të drejtat e njeriut, dhe fondi i naftës duhet të respektojë udhëzime etike, duke shmangur investimet në kompani që shkelin ligjin ndërkombëtar apo kontribuojnë në krime lufte. Por pas 7 tetorit 2023, kur ndodhën sulmet e Hamasit dhe Izraeli nisi bombardimet masive në Gaza, GPFG ka rritur me 66% investimet në kompani izraelite, duke i menaxhuar ato përmes tri shoqërive investuese në Izrael, njëra me lidhje direkte me ministrat e qeverisë izraelite.
    Raportuesja speciale e OKB-së për Palestinën, Francesca Albanese, paralajmëroi se Norvegjia po bëhej një nga burimet kryesore evropiane të financimit për pushtimin izraelit. Në prill 2024, ajo theksoi rrezikun e bashkëfajësisë me shkeljet e ligjit ndërkombëtar. Ministri i Financave, Jens Stoltenberg, ish-Sekretar i përgjithshëm i NATO-s, e hodhi poshtë këtë kritikë, por presioni nga OJQ-të norvegjeze u shtua.
    Në qershor, organizata Historians for Palestine publikoi një raport 118-faqësh ku dokumentonte investimet norvegjeze në kompani izraelite të lidhura me masakrat në Gaza. Mes tyre ishte Bet Shemesh Engines, që furnizon pjesë për avionët luftarakë F-15, F-16 dhe helikopterët Apache të forcave ajrore izraelite, si dhe Next Vision Stabilized Systems, prodhues i kamerave për dronët që bombardojnë Gazën. Në kulmin e raportimeve për mbi 20 mijë palestinezë të vrarë dhe akuzave për gjenocid, fondi shtoi aksionet e tij në këto kompani, duke përfituar nga rritja e çmimit të aksioneve.
    Standardet e dyfishta
    Opozita e majtë në Norvegji prej vitesh kërkon tërheqjen e plotë të fondeve nga Izraeli. Por shumica parlamentare në qershor e rrëzoi këtë kërkesë, me argumentin se nuk duhet të ketë “ndërhyrje politike” në vendimet e investimeve. Megjithatë, vetëm katër ditë pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, qeveria norvegjeze dha urdhër që fondi të hiqte çdo investim nga Rusia.
    Pra, kur bëhet fjalë për Moskën, politika është në krye. Por për Izraelin, interesi financiar duket më i rëndësishëm.
    Nga skandali mediatik te presioni publik
    Vetëm këtë korrik, kur gazeta konservatore Aftenposten publikoi të dhëna mbi investimet norvegjeze në Bet Shemesh, çështja u kthye në skandal të plotë politik. Pas presionit, kryeministri Jonas Gahr Støre njoftoi se GPFG do të tërhiqet nga 17 kompani izraelite, përfshirë Bet Shemesh Engines, dhe se fondet nuk do të menaxhohen më nga kompani investimi në Izrael. Por ai e përjashtoi mundësinë e një tërheqjeje të plotë.
    Megjithatë, raportimet vijojnë: së fundmi është zbuluar se fondi zotëron aksione edhe në dy banka izraelite që financojnë kompaninë e armëve Elbit Systems, kompani nga e cila Norvegjia u tërhoq në vitin 2009 për shkak të shkeljeve të ligjit ndërkombëtar.
    Një krizë morale dhe politike para zgjedhjeve
    Norvegjia e ka shpallur veten si “shembull moral” në Evropë, duke qenë ndër të parat që njohu shtetin e Palestinës në vitin 2024. Por tani, skandali i fondeve të naftës po sfidon imazhin e saj si kampione e të drejtave të njeriut.
    Sipas sondazheve, shumica e qytetarëve kërkojnë tërheqjen e plotë të fondeve nga Izraeli. Me zgjedhjet e përgjithshme më 8 shtator, çështja e Gazës po kthehet në një pikë kthese politike:
    Qeveria qendër-majtë mbron vazhdimin e investimeve në Izrael.
    Opozita e djathtë kërkon rritje të tregtisë me Izraelin, duke injoruar akuzat për gjenocid.
    E majta radikale këmbëngul për tërheqje të plotë të fondeve.
    Nëse politika e jashtme do të bëhet çështja kryesore e votës, Partia e Punës rrezikon ndëshkim të ashpër.
    Por pyetja e madhe mbetet: a do të lejojë Norvegjia që pasuria e saj kombëtare të ndërtohet mbi gjakun e Gazës?

  • Tabaku: KAYO rrezikon sigurinë kombëtare, fond 150 mln lekë pa licensë për prodhim armësh

    Tabaku: KAYO rrezikon sigurinë kombëtare, fond 150 mln lekë pa licensë për prodhim armësh

    Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka kritikuar ashpër krijimin e kompanisë shtetërore KAYO sh.a. në Uzinën e Autotraktorëve në Tiranë, duke e cilësuar si një projekt klientelist të qeverisë, larg nevojave reale të qytetarëve.

    Sipas Tabakut, KAYO nuk ka licensë për të prodhuar armë, ka kapital minimal prej vetëm 150 milionë lekësh dhe ka partnerë privatë të dyshimtë, pa ekspertizë në industrinë e mbrojtjes.

    Deputetja paralajmëron për rreziqe të dyfishta: për sigurinë kombëtare, pasi përfshirja e kompanive pa kredenciale mund të rrezikojë standardet dhe besueshmërinë e Shqipërisë në NATO; dhe për financat publike, pasi investimi është i vogël dhe i destinuar të shpërndahet në kontrata pa impakt real.

    Tabaku e cilëson KAYO-n një kompani fasadë për interesa të ngushta, duke theksuar se Shqipëria ka nevojë për një industri moderne të mbrojtjes dhe jo për projekte të klienteliste.

    Postimi i Jorida Tabakut:

    Biznesi qeverisë me armët!

    Qeveria shqiptare ka ndërtuar një model të çuditshëm dhe kontradiktor të funksionimit të shtetit. Kur bëhet fjalë për shërbimet publike thelbësore – spitale, shkolla, rrugë – përgjigjja është gjithmonë e njëjtë: “shteti nuk ka kapacitete”. Për këtë arsye, shëndetësia iu dorëzua koncesioneve, ndërtimi i shkollave iu la privatit, dhe çdo segment rrugor i rëndësishëm është bërë pjesë e një PPP-je.

    Por kur vjen puna për të bërë biznes, shteti papritur bëhet sipërmarrës i madh. Në vend që të ofrojë shërbimet për të cilat qytetarët paguajnë taksa, qeveria vendos të ndërhyjë në tregje ku konkurrenca duhet të jetë e lirë dhe transparente. Kështu, shteti që nuk arrin të blejë avionë zjarrfikës për të përballuar emergjencat civile, futet i papërgatitur në industrinë e armëve.

    Në vitin 2024, shumica qeverisëse miratoi krijimin e KAYO sh.a., një kompani shtetërore që trashëgoi disa nga uzinat e vjetra të prodhimit të armatimeve. Në teori, ideja nuk është e paarsyeshme. Shqipëria ka pasur një industri të tillë para viteve ’90 dhe si vend anëtar i NATO-s mund të kishte interes të rikthente një sektor strategjik. Një industri e mbrojtjes mund të krijojë vende pune, të gjenerojë të ardhura dhe të rrisë peshën gjeopolitike të vendit.

    Por si gjithmonë me këtë qeveri, problemi nuk është ideja në letër, por mënyra e zbatimit. Që në Komisionin e Ekonomisë, u ngritën shqetësime për mungesën e transparencës, për mënyrën e përfshirjes së sektorit privat dhe për rrezikun që prona publike të përdorej për interesa klienteliste. Sot, një vit më vonë, ato shqetësime janë bërë realitet.

    KAYO, me kapital fillestar vetëm 150 milionë lekë, ka krijuar tre kompani bija në ortakëri me subjekte private që nuk kanë as licenca dhe as ekspertizë në prodhimin e armëve. Nuk kemi të bëjmë me një industri serioze, por me një tjetër shembull të përdorimit të pronës publike dhe të fondeve shtetërore për interesa të ngushta.

    Ky është një rrezik i dyfishtë.

    Së pari, për sigurinë kombëtare. Industria e mbrojtjes është një sektor ku kërkohet kontroll i plotë shtetëror dhe ekspertizë e specializuar. Përfshirja e kompanive pa kredenciale rrezikon standardet, sigurinë dhe besueshmërinë e Shqipërisë në NATO.

    Së dyti, për financat publike. Me një kapital qesharak prej 150 milionë lekësh, është e qartë se nuk mund të ringrihet një industri armatimi. Ky investim është i destinuar të shpërndahet në tendera dhe kontrata të vogla pa impakt real, ndërkohë që qeveria ka dhënë qindra milionë euro për inceneratorët dhe koncesione të tjera të dyshimta.

    Në fakt, kjo nuk është një histori e re. Është e njëjta recetë që kemi parë me dhjetëra herë gjatë 12 viteve të fundit. Në vend që të fokusohet tek detyrat bazë, qeveria shpik projekte madhore, i shet si “vizion 2030” dhe në fund i kthen në platforma për klientelë. Në shëndetësi, në infrastrukturë  dhe tani në mbrojtje, rezultati është i njëjtë: shteti merr rolin e tregtarit, ndërsa qytetarët mbeten pa shërbime cilësore.

    KAYO është vetëm shembulli më i fundit i këtij modeli. Një shtet që nuk financon dot spitale, por hap kompani armësh; që nuk ndërton dot shkolla, por shpik shoqëri aksionare me ortakë pa eksperiencë; që nuk garanton dot zjarrfikës për të mbrojtur pyjet, por shpall veten prodhues armatimesh.

    Pyetja që lind është e thjeshtë: çfarë shteti po ndërtojmë?

    Një shtet që i lë shërbimet publike në duart e privatit, ndërsa biznesin e mban për vete, nuk është një shtet modern dhe demokratik. Është një shtet klientelist, që i shërben vetes dhe klientëve të pushtetit.

    Shqipëria ka nevojë për një industri moderne të mbrojtjes, por jo për kompani fasadë e partnerë të rastësishëm. Siguria kombëtare nuk është biznes privat i qeverisë – është interes kombëtar që nuk mund të përdoret si monedhë për tendera dhe marrëveshje të errëta.