Tag: kompani

  • Biznesi qeverisë me armët!

    Biznesi qeverisë me armët!

    Qeveria shqiptare ka ndërtuar një model të çuditshëm dhe kontradiktor të funksionimit të shtetit. Kur bëhet fjalë për shërbimet publike thelbësore – spitale, shkolla, rrugë – përgjigjja është gjithmonë e njëjtë: “shteti nuk ka kapacitete”. Për këtë arsye, shëndetësia iu dorëzua koncesioneve, ndërtimi i shkollave iu la privatit, dhe çdo segment rrugor i rëndësishëm është bërë pjesë e një PPP-je.Por kur vjen puna për të bërë biznes, shteti papritur bëhet sipërmarrës i madh. Në vend që të ofrojë shërbimet për të cilat qytetarët paguajnë taksa, qeveria vendos të ndërhyjë në tregje ku konkurrenca duhet të jetë e lirë dhe transparente. Kështu, shteti që nuk arrin të blejë avionë zjarrfikës për të përballuar emergjencat civile, futet i papërgatitur në industrinë e armëve.Në vitin 2024, shumica qeverisëse miratoi krijimin e KAYO sh.a., një kompani shtetërore që trashëgoi disa nga uzinat e vjetra të prodhimit të armatimeve. Në teori, ideja nuk është e paarsyeshme. Shqipëria ka pasur një industri të tillë para viteve ’90 dhe si vend anëtar i NATO-s mund të kishte interes të rikthente një sektor strategjik. Një industri e mbrojtjes mund të krijojë vende pune, të gjenerojë të ardhura dhe të rrisë peshën gjeopolitike të vendit.Por si gjithmonë me këtë qeveri, problemi nuk është ideja në letër, por mënyra e zbatimit. Që në Komisionin e Ekonomisë, u ngritën shqetësime për mungesën e transparencës, për mënyrën e përfshirjes së sektorit privat dhe për rrezikun që prona publike të përdorej për interesa klienteliste. Sot, një vit më vonë, ato shqetësime janë bërë realitet.KAYO, me kapital fillestar vetëm 150 milionë lekë, ka krijuar tre kompani bija në ortakëri me subjekte private që nuk kanë as licenca dhe as ekspertizë në prodhimin e armëve. Nuk kemi të bëjmë me një industri serioze, por me një tjetër shembull të përdorimit të pronës publike dhe të fondeve shtetërore për interesa të ngushta.Ky është një rrezik i dyfishtë.Së pari, për sigurinë kombëtare. Industria e mbrojtjes është një sektor ku kërkohet kontroll i plotë shtetëror dhe ekspertizë e specializuar. Përfshirja e kompanive pa kredenciale rrezikon standardet, sigurinë dhe besueshmërinë e Shqipërisë në NATO.Së dyti, për financat publike. Me një kapital qesharak prej 150 milionë lekësh, është e qartë se nuk mund të ringrihet një industri armatimi. Ky investim është i destinuar të shpërndahet në tendera dhe kontrata të vogla pa impakt real, ndërkohë që qeveria ka dhënë qindra milionë euro për inceneratorët dhe koncesione të tjera të dyshimta.Në fakt, kjo nuk është një histori e re. Është e njëjta recetë që kemi parë me dhjetëra herë gjatë 12 viteve të fundit. Në vend që të fokusohet tek detyrat bazë, qeveria shpik projekte madhore, i shet si “vizion 2030” dhe në fund i kthen në platforma për klientelë. Në shëndetësi, në infrastrukturë dhe tani në mbrojtje, rezultati është i njëjtë: shteti merr rolin e tregtarit, ndërsa qytetarët mbeten pa shërbime cilësore.KAYO është vetëm shembulli më i fundit i këtij modeli. Një shtet që nuk financon dot spitale, por hap kompani armësh; që nuk ndërton dot shkolla, por shpik shoqëri aksionare me ortakë pa eksperiencë; që nuk garanton dot zjarrfikës për të mbrojtur pyjet, por shpall veten prodhues armatimesh.Pyetja që lind është e thjeshtë: çfarë shteti po ndërtojmë?Një shtet që i lë shërbimet publike në duart e privatit, ndërsa biznesin e mban për vete, nuk është një shtet modern dhe demokratik. Është një shtet klientelist, që i shërben vetes dhe klientëve të pushtetit.Shqipëria ka nevojë për një industri moderne të mbrojtjes, por jo për kompani fasadë e partnerë të rastësishëm. Siguria kombëtare nuk është biznes privat i qeverisë – është interes kombëtar që nuk mund të përdoret si monedhë për tendera dhe marrëveshje të errëta.Post nga Jorida TabakuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Fitoi Superkupën ‘Franc Bekenbauer’, Kompani: Fitore e rëndësishme

    Fitoi Superkupën ‘Franc Bekenbauer’, Kompani: Fitore e rëndësishme

    Bajern Mynih fitoi Superkupën e DFL-së të luajtur mbrëmë në Shtutgart 1-2 me vendasit me të njëjtin emër ndërsa golat për kampionët në fuqi u shënuan nga Herri Kejn dhe afrimi i fundit Luis Diaz.

    Trajneri i bavarezëve Vincent Kompani tha pas fitores:

    “Fitorja ishte dyfish e rëndësishme për shkak të emrit të Kupës (Franz Bekenbauer). Ai ishte një figurë shumë e rëndësishme për këtë klub. Sonte arritëm të demonstronim karakter dhe një mentalitet të mirë. Është një hap në drejtimin e duhur: patëm një parasezon të shkurtër, por sërish luajtëm mirë”.

    Tani pas trofeut të 21 në këtë kompeticion, skuadra e Bajernit starton m kampionatin teksa më 22 gusht pret në ‘Allianz Arena’, Lajpcig./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Avokati nxjerr detajet “bombë”: Si e mbrojti Berisha Bankers Petroleum, nga vendimi për heqjen e 20% të TVSH-së…

    Avokati nxjerr detajet “bombë”: Si e mbrojti Berisha Bankers Petroleum, nga vendimi për heqjen e 20% të TVSH-së…

    Avokati Leonard Karaj, në një intervistë për “NTV”, ka bërë një seri akuzash të rënda mbi marrëdhëniet e qeverive shqiptare me kompaninë Bankers Petroleum, duke përshkruar një skemë të gjatë manipulimesh financiare, lidhjesh të errëta pronësie dhe vendimesh të qeverive që, sipas tij, i kanë kushtuar qindra milionë euro shtetit. Karaj deklaroi se nga viti 2004 deri sot, kompania ka raportuar gjithmonë humbje në Shqipëri, megjithëse ka deklaruar fitime mbi 10 miliardë euro në dokumente të publikuara nga arbitrazhet ndërkombëtare.
    Ai theksoi se pronësia e Bankers është e mbështjellë në një rrjet kompanish offshore në Hong Kong, Ishujt Kajman dhe Kinë, duke e bërë të pamundur identifikimin e përfituesit real. Sipas Karajt, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, Bankers jo vetëm që u favorizua me vendime të Këshillit të Ministrave si heqja e TVSH-së, por edhe rezultoi ndër donatorët kryesorë të fondacionit të Liri Berishës, duke dhuruar shuma të mëdha ndërkohë që deklaronte humbje. Ai përmendi gjithashtu transaksione të dyshimta financiare të lidhura me ish-ministra dhe familjarë të tyre.
    Karaj akuzoi edhe qeverinë e Edi Ramës për zbutje të qëndrimit ndaj kompanisë pas një raporti të AKBN dhe Tatimeve që zbulonte 247 milionë euro shpenzime fiktive në vitin 2011, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 60 milionë euro vetëm atë vit. Në intervistë, avokati foli edhe për ndërhyrjen e ish-ambasadorit amerikan Donald Lu për të ndaluar hetimet mbi dëmtimet e shtëpive në Patos nga shpërthimet e Bankers, për arbitrazhe të humbura nga Shqipëria dhe për paga marramendëse të administratorëve të kompanisë.
    Ja çfarë thotë avokati Leonard Karaj
    “Çfarë vazhdoi me qeverisjen Berisha? Ka qenë një gjë e tillë që ta kuptojmë: kur erdhi këtu në qershor të 2004-s, 50% e koncesionit i mbetej qeverisë shqiptare dhe 50% i mbetej Bankers Petroleum. Çfarë rezultonte nga ky koncesion? Kompania do fillonte të ndante fitim në momentin kur do kishte fitim. Pra, në momentin kur ti del me humbje, supozohet që ti nuk ndan fitim. Tani pyetja është: si është e mundur që një kompani nga 2004 deri në 2025-ën del gjithmonë me humbje, kur ndërkohë ka deklaruar të paktën 10 miliardë euro fitime? 10 miliardë euro. Këto shifra kanë dalë nga institucionet shqiptare dhe ato ndërkombëtare, për shkak se kompania ka shkuar të paktën dy herë në arbitrazh dhe prandaj kanë dalë këto shifra. Nuk është se u shpikën këto histori.
    Çfarë është Bankers Petroleum në vetvete? Për të kuptuar dhe pastaj për të ardhur më tej: Bankers Petroleum në vetvete ka shkelur ligjin shqiptar minimalisht në regjistrimin e saj, sepse ne kemi një ligj ku të gjitha kompanitë, sado të vogla apo të mëdha qofshin, kanë detyrimin që ta regjistrojnë pronarin përfitues. Kush është ai që përfiton nga të ardhurat? Bankers Petroleum Albania, siç thashë, pjesë e BNK-së, e Kelgary Group të George Sorosit, ka si kompani mëmë Bankers Petroleum International, e cila ka një pikëlidhje në Kanada, ka dhe në Poloni, në Hungari zyra, madje dhe në Holandë, kam përshtypje. Ndërkohë që, po ta shikosh në ÇKB-në e kësaj kompanie, në ÇKR-në e kësaj kompanie nuk del asnjë pronar. Pronari i kësaj del Charter P. International LTD limited. Kjo kompani është e regjistruar në Hong Kong. Ndërkohë që Charter Poëer International është bija e kompanisë Geo Jade International e regjistruar në Kinë, kompani publike kineze, të cilëve nuk u njihet pronari.
    Po ta hapësh dhe sot e kësaj dite – unë e kam hulumtuar dhe e kam parë aty – do të shikosh që përfituesit e kësaj kompanie janë: pronari numër një ka aq aksione kuota, po flasim për miliarda euro, pronari numër dy, pronari numër tre. Pra, nuk dihet në mënyrë absolute se kush është pronari. Të gjitha këto kompani janë të regjistruara pastaj në Ishujt Kajman, pra në offshore, ku, siç e dinë, për ata që nuk e dinë, nuk është e detyrueshme që ti të japësh pronarin fundor përfitues. Kjo e mbulon me një mister të jashtëzakonshëm, për të mos thënë super korruptiv. Ikim nga kjo pjesë, sepse shpjegova kush është pronari. Në dhjetor të 2007-ës, kjo kompani, me urdhër dhe vendim të Genc Rulit, asokohe ministër i Ekonomisë dhe Financave, ka dërguar në Këshillin e Ministrave një shkresë ku kërkonte që Bankers Petroleum Albania të hiqte dhe 20% të TVSH-së, pra TVSH zero. Pra, në qoftë se bënte 100 ALL fitim, 20 ALL i takonin shtetit dhe këtë 20 lekësh të mos e paguante fare. Ky është vendim i Këshillit të Ministrave, i marrë nga qeveria e zotit Berisha asokohe. Po ta jap dhe datën: ka qenë më duket 17 ose 18 dhjetor 2007.
    Kërkesa ka qenë e ministrit të Financave, Genc Ruli. Le ta hulumtojnë kush të dojë. Unë mbaj përgjegjësi për fjalët që them. Nga kjo rezulton që pas 2009-s, kjo kompani, Bankers Petroleum, është ndër 82 kompanitë më prestigjioze në Shqipëri, e cila ishte donatore e Fondacionit të zonjës Liri Berisha, bashkëshortes së zotit Sali Berisha. Po të hulumtosh sot tek fondacioni, nuk i gjen më këto kompani, po kanë ngelur ca gjëra. Po t’i shikosh, unë e kam atë listën e atyre 82 kompanive shqiptare dhe të huaja. Bankers Petroleum ka qenë e katërta që jepte donacione. Pyetja është: një kompani që del me humbje, si ishte e mundur që jep donacione? Dhe po flas për donacione jo të vogla: 100.000€, 200.000€, 500.000€. Këtu po flas për zotin Sali Berisha. SPAK ka pasur në dorë, dhe Prokuroria e Fierit ka pasur në dorë, edhe një transaksion të çuditshëm të 1.5 milionë eurove të një personi që quhet Denis AlihMehmeti, i cili ia ka kaluar një personi, një Klajd Froga, dhe ky i fundit ia ka kaluar djalit të Ridvan Bodes, në kohën kur Ridvan Bode ishte ministër i Financave, 1.5 milionë euro. Transaksioni i dyshimtë i asaj që ka ndodhur.
    Raporti
    Në vitin 2013, në qeveri vjen Edi Rama. Edi Rama, në 2014-ën, kërkon ndoshta me dashamirësi për të bërë një punë, apo ndoshta për t’i bërë presion, sepse tani ishe i atij dhe duhet të bëhesh i imi. Pra, tani ishe i Berishës, tani duhet të kolliteshe te Berisha, tani duhet të kollitesh tek unë. Nuk e di këtë. Ose ndoshta edhe nga fakti që vërtetë Edi Rama në 2013-ën duhet të bënte shtet, ta bëjmë të qartë si ide, ka futur AKBN-në, Alpetrolin, tatimet, për të bërë një raport të hollësishëm financiar të Bankers Petroleum. Raportin e ka bërë Brisida Shehaj me vartësit e vet. Është një nga raportet më të mirë që mund të ketë pasur në raport me Bankers Petroleum. Këtë e them me bindje të plotë. Merreni Brisida Shehaj, aty e keni, flisni dhe shikoni. Dhe jo pa qëllim Brisida Shehaj në 2015-ën, po ta mbani mend, u dekorua në një farë mënyre nga Edi Rama si “bleta punëtore”.
    Mori atë pikërisht edhe për këtë shkak, sepse u bënë orë të tëra punë për të parë se çfarë kishte ndodhur. Çfarë kishte ndodhur? Kishte ndodhur që në vitin 2011 Bankers Petroleum kishte fshehur 247 milionë euro shpenzime, të cilat i kishte kamufluar midis kompanive të tjera: Sinai, Alp Star apo edhe Bolvoil, të cilët kishin bërë fatura fiktive sipas prokurorisë, jo sipas meje, dhe kishin marrë transaksione nga këto. Pse ndodhte kjo? Me qëllim që të mos paguhej një tatim në shtet prej 60 milionë euro. Pra, kjo e kishte ngritur shpenzimet me qëllim që fitimi të dilte sa më i pakët, ose zero, ose minus, me qëllim që ti mos paguash tatim fare.
    Të dhënat
    Dhe nga raporti doli që 247 milionë euro ishin shpenzime fiktive. Dhe dëmi i shtetit vetëm në vitin 2011 është 60 milionë euro, vetëm 2011. Mos vazhdo 2012, 2013 me radhë. Asokohe në 2014, kur erdhi ky raport Edi Ramës, ai ka dalë në media asokohe, e ka denoncuar, ka kërkuar në një farë mënyre që Bankers të vinte në tutelën ligjore tatimore në Shqipëri. Çfarë ndodhi me Bankers Petroleum? Ata bënë të njëjtën gjë, bënë kundërsulm, presion. “Në qoftë se ti na kërkon këtë gjë, ne do ndërpresim naftën, do ndërpresim këtë histori, do të ndërpresim atë.” Dhe Edi Rama u zbyth, madje tentuan që të shkojnë në arbitrazh, shkuan në arbitrazh pak më vonë për 236 milionë euro. E humbën arbitrazhin.
    Edi Rama, të themi, tërhiqet, zbutet nga kjo histori, dhe arsyeja që më bën pastaj të kuptoj se pse ka ndodhur kjo histori, qëndron edhe me takimin e famshëm të Donald Lut në zyrën e Adriatik Lallës. Vetë Adriatik Lalla ka thënë: “Më ka ardhur Donald Lu dhe më ka kërkuar që unë të ndaloj në mënyrë eksplicite çdo lloj hetimi në lidhje me Bankers Petroleum.” Çfarë ndodhte? Ndodhte që Bankers Petroleum po bënte shpërthime në masë në Patos, dhe asokohe një pjesë e madhe e shtëpive të zonës aty po çaheshin, u prishën, u rrënuan. Dhe Prokuroria Shqiptare nisi një hetim asokohe në lidhje me këtë çështje, pikërisht se Bankers Petroleum përdorte një mënyrë teknologjike me gazin natyror – “shi i argjëror” quhet – për të nxjerrë naftë, ti impulson naftë, fut naftë për të nxjerrë një vakum tjetër nafte më të madh, dhe ato shpërthimet ishin për të krijuar liqene të vogla naftëmbajtëse brenda, për të bërë çarje brenda nën tokës shqiptare, me qëllim që të krijoheshin sa më shumë. Mirëpo, çarjet çfarë ndodhën?
    Bënin tërmete të vogla deri në katër ballë. Prokuroria nisi hetimin atje, dhe zoti Donald Lu, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shkoi në zyrë dhe i kërkoi: “Ose ti do ikësh nga pozicioni që ke, ose do ndalosh këtë gjë.” Kjo ishte gjëja më e tmerrshme që ka deklaruar Adriatik Lalla. Problemi është që ky është fakt që ndodhi ama. Që u pezullua, u mbyll hetimi. Se unë jam dakort që kam vetëm Adriatik Lallën dhe s’kam Donald Lu, por ama kam faktin tjetër që na ekziston këtu, që është mbyllja e hetimit.  Edhe pastaj në 2017-ën Bankers shkon në arbitrazh. Qëlloi të përkojë me zëvendësimin e administratorëve. Pse ndodhi? Bankers ka pasur katër administratorë kinezë dhe një shqiptar. Çdo administrator kinez, dhe ky shqiptari madje që është larguar nga Bankers, nuk është larguar me të mirë. Secili prej tyre, kur ka ikur, ka filluar të tregojë çfarë ka ndodhur. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Leonida Çobo, administratori shqiptar. Edhe ky në 2020-ën ka lënë gjë pa thënë për Bankers Petroleum. Pse? Sepse këta marrin 1 milion euro rrogë, vetëm rrogë në vit.”
     

  • Dosja BANKERS/ Si nis hetimi pas ‘alertit’ nga MF, autoritetet pikasën kazakistanezët që merrnin miliona lekë hua

    Dosja BANKERS/ Si nis hetimi pas ‘alertit’ nga MF, autoritetet pikasën kazakistanezët që merrnin miliona lekë hua

    Drejtori i Bankers

    TIRANE- 20 vite pas ardhjes në Shqipëri, kompania Bankers Petroleum nisi të verifikohej. Aktiviteti financiar i kësaj kompanie kishte rënë në sy në autoritetet shqiptare edhe pse drejtuesit kishin marrë masat që skema e mashtrimit për TVSh-në dhe fshehja e të ardhurave të vazhdonte për vite me radhë. “Gabimi” nuk lidhej direkt me Bankers. ZËRI zbuloi se në fakt hetimi për Bankers nisi pas disa verifikimeve që Ministria e Financave kërkoi në tetor të vitit 2023, për dy kompani, të cilat kishin aktivitet financiar të dyshimtë.
    Dyshimet lidheshin me transaksione, tërheqje cash, veprime me karta dhe dhënie e herë pashershme e huave. Dy shoqëritë që ngritën në këmbë sistemet e sigurisë financiare në vend ishin “Petrosolution shpk” dhe “Alb Talent Solution”.
    Të dyja këto shoqëri u themeluan në vitin 2021 nga dy shtetasë nga Kazakistani, Dauren Zbumabayeve dhe Ramil Kimurov.
    Sipas përgjimeve, punonjëset e Bankers kalonin para në vlera qindra miliona lekë si pagesë faturash dhe huadhënieje. Më konkretisht mes Majlinda Thana dhe “Sherit” diskutohet në prill të 2025 për kalimin e mbi 60 mijë eurove për llogari të Petrosolution.
    Përgjimi i datës 10.04.2025 mes punonjëseve të Bankers:
    Biseda e orës 10:08:23 AM;
    Personi A: Je te llogaria e Vienës? Përshëndetje Sheri! Më dëgjon?
    Personi B: Po, okej.
    Personi A: Je te llogaria e Vienës, po, mirë. Transferimi i parē është nga Vjena në Shqipëri, 2milione, dhe ke harruar të përfshish një pagesë tjetër për Sherëood. Ishte pranë pagesës prej40. Duket si 20, po. Okej, pra ka edhe një transferim prej 60,000. Këto dy janë nga Vjena.76Vajzat po kontrollojnë nëse ka mbërritur nga Beijing në Thesar. Po, a mund të kalosh tellogaria në dollarë amerikanë (USD)?
    Ne Shqipëri, gjetëm tre paketa. Njëra ështe për Europa, ajo që e grupoi z. Xiao në mëngjes. Okej. Pjesa tjetër është me pagesat në USD për PetroSolution Dhe dua të theksoj se për Out There, në total do të jetë shuma që ke miratuar, por kam përfshirë një faturë të vjetër, sepse duhet të paguajmë faturën më të vjetër më parë. Okej? Okej. Kështu që hoga një pagesë të pjesshme nga një prej faturave të tua dhe përfshiva atë më të vjetrën.Për momentin, do të paguaj vetēm një faturë. Pjesa tjetër do të paguhet më vone. Gerta po kontrollon faturat e tjera. Okej?
    Autoritetet dyshuan kur panë se aktiviteti më i madh i këtyre dy shoqërive të krijuara si ‘grackë’ njëra pas tjetrën lidhej me Bankers dhe se  në pronësi të tyre hyn edhe një kompani ‘offshore’ e regjistruar në Singapore me dy pronarë kinezë. 
    Pjesë nga dosja e Prokurorisë:
    Shoqëria “Petrosolution” sh.p.k, me NIPT M12003039K, është regjistruar në tatime më datë3.08.2021, me aksioner shtetasin kazakistanas Ramil Kimurov, i cili njëkohesisht ka regjistruaredhe subjektin “Black Gold Investment Company Limited”, me NIPT M11817011B”, më datë17.06.2021, me objekt të aktivitetit:”Aktivitete të ndërmjetësimit për shitjen e karburantit.mineraleve, metaleve dhe kimikateve industrial”. Por, që nuk ka ushtruar aktivitet me kete tefundit dhe e ka kaluar Pasiv më datë 05.08.2024.
    Bazuar ne ekstraktin e QKB rezulton se në datë 07.04.2023 është ndryshuar ortaku nga RamilKimurov dhe është shtuar ortaku “EXA PETROLEUM PTE. LTD” me zoterim kapitali 100% tëshoqërise me aksioner shtetasit kinez Hou Joun dhe Chen Xinming. Shoqeria e huaj “EXAPETROLEUM PTE LTD”, është një kompani private e regjistruar në Singapor, e themeluar më 6105
    Dhjetor 2018. Ajo është regjistruar me numrin unik të entitetit (UEN) 201841018C dhe kaadresën zyrtare në: 10 Anson Road, #11-07, International Plaza, Singapore 079903, një adresë qëzakonisht përdoret për kompani që mund të kenë zyra virtuale ose përfaqësime formale, por joaktivitet fizik real në territor. Kjo lloj adrese përdoret shpesh nga kompani që nuk kanë një pranifizike të plotë në vend, por që kërkojnë të regjistrohen për qëllime administrative dhe ligjore.Kompania mund të mos ketë një prani fizike të drejtpërdrejtë në vend. Kompania është aktive(“Live Company”), që do të thotë se nuk është e pezulluar, e mbyllur apo në likuidim. Kapitali ipaguar është zero (USD 0.00) – si për aksionet ordinare, ashtu edhe për ato preferenciale. Kjoështë jo e zakonshme për një kompani që pretendohet të operojë në një industri kapitale si ajo enaftës ose makinerive industriale. Kjo strukturë e kapitalit mund të sinjalizojë:Kompani formale “shell” (pa veprim real ekonomik);Përdorim të mundshëm për qëllime ndërmjetësimi financiar, kontraktor ose fiskal, dhe jopër prodhim të drejtpërdrejtë;
    Shoqëria “EXA PETROLEUM PTE. LTD”, paraqet karakteristika të një subjekti formal tëregjistruar në Singapor me aktivitet të kufizuar dhe kapital zero, pa shenja të qarta për operacionetë mëdha reale. Lidhja e saj me sektorin e makinerive industriale mund të jetë vetëm në letër dhedyshohet se përdoret për qarkullim fondesh ndërkombëtare në skema të ndërlidhura të industrisësë hidrokarbureve.
    Shoqëria “Petro Solution” sh.p.k ka një lidhje të drejtpërdrejtë me shoqërinë “EXАPetroleum Pte. Ltd.”, pasi kjo e fundit, është aksionere e shoqërisë “Petro Solution” sh.p.k. Kjolidhje tregon se shoqëria “EXA Petroleum Pte. Ltd.”, një kompani me seli në Singapor dhe menjë adresë që duket se është virtuale, ka ndikim të drejtpërdrejtë në menaxhimin dhe pronësinë eshoqërisë “Petro Solution” sh.p.k në Shqipëri. Kjo situate, krijon dyshime për transparencën dheqëndrueshmërinë e operacioneve të shoqërisë “Petro Solution” sh.p.k, duke qenë se EXA nuk kaaktivitet të dukshëm real ekonomik dhe i mungon prezenca fizike konkrete. Për më tepër,shoqëria “Petro Solution” sh.p.k rezulton të ketë marrë hua edhe nga shoqeria e huaj “Alb TalentSolution” dhe “Bankers Petroleum Albania Ltd”, pavarësisht se ka pasur rezultate me humbjefinanciare nga viti 2021-2023, gjë që tregon se ka një rjet të nderlikuar financimesh mes këtyrekompanive të lidhura. Kjo strukturë financiare dhe aksioncrësh krijon dyshime për përdorim tëskemave të ndërlikuara financiare që mund të synojnë shmangien e taksave, pastrim parash dhemanipulimin e raporteve financiare në sektorin e naftës në Shqipëri. Shoqëria “Petro Solution”sh.p.k ka përfituar transferta të konsiderueshme gjatë periudhës 2021-2023, nga Kina i janëtransferuar 1,739,424 USD nga kompania “Hong Kong Loong Saphire Energy; 900,000 USD,hua, nga shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”. Në Tetor të vitit 2022 ka marrë hua ngashoqëria “Alb Talent Solution” në vlerën 1,000,000 USD. Gjithë këto hua, i jepen një shoqërieqë rezulton me humbje dhe pa aktivitet.
    Pas sinjalizimit që ministria e Financave dha në vitin 2023 për  këto subjekte, që merrnin miliona lekë hua nga Bankers, Prokuroria e Fierit nisi hetimin në vitin 2024, ku sipas Prokurorisë janë krijuar dyshime të arsyeshme se Bankers Petroleum vodhi shtetin shqiptar duke iu shmangur taksave për aktivitetin e nxjerrjes së naftës përmes manovra ekstraligjore.
    Nga viti 2005 deri në vitin 2025, Bankers ka eksportuar mbi 600 milionë dollar naftë nga nëntoka shqiptare dhe për to nuk ka paguar asnjë qindarkë në shtetin shqiptarë. Protagonistët dhe truri i skemës do të njiheni në artikujtë në vijim./ZËRI

  • Skandalet e Mirlinda Karçanajt të AKSHI-t nuk kanë fund, tenderë të fryrë për të njëjtat kompani

    Skandalet e Mirlinda Karçanajt të AKSHI-t nuk kanë fund, tenderë të fryrë për të njëjtat kompani

    Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), nën drejtimin e Mirlinda Karçanajt, është bërë një nga institucionet më të kritikuara për mënyrën se si administrohen fondet publike për projektet e teknologjisë së informacionit. Tenderë të përsëritur për të njëjtat kompani, skualifikim i ofertave më të lira, projekte me kosto të fryra deri dhjetë herë mbi vlerën reale, kontrata të klasifikuara dhe rritje abuzive kostosh në disa prej projekteve më të rëndësishme, këto janë disa nga gjetjet e raporteve zyrtare, investigimeve mediatike dhe akuzave politike.
    KLSH
    Tenderimet e AKSHI-t kanë qenë subjekt i raporteve kritike nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) KLSH, gjatë auditit në Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FDSKSH), zbuloi se AKSHI kishte rritur në mënyrë të pajustifikuar kostot e disa projekteve IT të financuara nga FDSKSH. Konkretisht, në 3 tenderë (moduli i depove farmaceutike, regjistri elektronik i e-vizitave, dhe përmirësimi i dhomës së serverëve), AKSHI kontraktoi gjithsej 2 milionë € mbi vlerat e parashikuara në buxhetin e Fondit. Për shembull, projekti i software-it të depove farmaceutike ishte planifikuar 50 mln lekë, por AKSHI e prokuroi me 127.6 mln lekë (155% mbi buxhet).
    Po ashtu, sistemi i e-vizitave u planifikua 80 mln lekë, ndërsa kontrata e AKSHI doli 215.6 mln lekë. Edhe kontrata me kompaninë ABS për përmirësimin e dhomës së serverëve kushtoi 94.2 mln lekë (gati dyfishi i buxhetit 54 mln të Fondit). KLSH konstatoi se AKSHI përfshiu shpenzime mirëmbajtjeje shumëvjeçare në kontrata pa u siguruar që Fondi i kishte buxhetuar ato, duke shkelur rregullat e menaxhimit financiar dhe krijuar detyrime të prapambetura. Ky raport ngre dyshimin e abuzimit me fondet publike dhe mungesës së koordinimit financiar. AKSHI në reagimin e vet mohoi shkeljet, duke thënë se kontratat ishin nën fondin limit dhe kursyen para, pasi përfshinë edhe mirëmbajtjen që FDSKSH s’e kishte parashikuar.
    Dyshime për favorizim dhe konflikt interesi
    Shumë denoncime publike kanë zbuluar dhe favorizimin e kompanive të lidhura politikisht. Për shembull, është vënë në dukje se i njëjti tender mirëmbajtjeje (me vlerë ~1.9 mln €) është dhënë me përsëritje në vitet 2020, 2022 dhe 2024 tek i njëjti operator, me të njëjtën vlerë, duke ngritur dyshimin e marrëveshjes së fshehtë për ndarjen e tregut. Një tjetër rast është kontrata e portalit e-Albania (4.5 mln €) ku AKSHI skualifikoi ofertën më të lirë dhe favorizoi bashkimin Soft&Solution/Fastech me ofertë më të shtrenjtë, duke shkaktuar dëm potencial buxhetit.
    Afera “Laboratorët AKSHI”
    Në 2023–2024 doli në pah një aferë e dyshuar me laboratorët e shkollave (projekt i AKSHI-t financuar nga qeveria). Ish-zv/Kryeministri Arben Ahmetaj publikoi akuza se kompania e baxhanakut të Kryeministrit (“First…”, ish-ABS) ka marrë pa garë një projekt 15 milionë € për laboratorë TIK, me kosto të fryra dhjetëfish mbi vlerën reale. Ahmetaj deklaroi publikisht se për këtë aferë SPAK kishte lëshuar dy urdhër-arreste, por ato u “çkombinuan” para ekzekutimit. Këto pretendime janë shumë serioze, sugjerojnë ndërhyrje politike për të stopuar hetimet dhe implikojnë drejtpërdrejt AKSHI-n në korrupsion të nivelit të lartë. Ahmetaj kërkoi nga gazetarët të hetojnë si u fsheh ABS pas një emri të ri (AIBS) dhe si një kompani me xhiro vjetore 1.9 mln € fitoi një tender 1.8 mln € – duke nënkuptuar fiktivitet të kapitalit dhe kapje të institucionit. Këto akuza pritet të verifikohen nga organet ligjzbatuese; ndërkohë hedhin dyshime shumë të rënda mbi integritetin e tenderimeve të AKSHI-t.
    Thirrje për hetime
    Nga ana tjetër Partia Demokratike ka cilësuar AKSHI-n si “kopshti privat i Edi Ramës” ku tenderat jepen familjarëve dhe miqve. Investigimet mediatike kanë nxjerrë fakte se “torta” e fondeve të IT është ndarë në mënyrë klienteliste. AKSHI-n e quajnë “përbindëshi që po gllabëron buxhetin” dhe evidentohet se qysh kur qeveria i kaloi të gjitha tenderët e IT te AKSHI (2017), buxheti për IT është fryrë jashtë kontrollit. AKSHI tashmë dikton standardet, fondet limit, zgjedh fituesit, mbikëqyr kontratat dhe bën pagesat – fuqi monopolisike që as vetë qeveria si e tërë nuk e ka. Kjo centralizim ekstrem pa kontrolle është terren i përshtatshëm për abuzime dhe korrupsion, një shqetësim i ngritur gjerësisht.
    Mungesë transparence
    Shumë kontrata të AKSHI-t (sidomos ato të klasifikuara) vuajnë nga mungesa e transparencës, pasi nuk publikohen dokumentet standarde as njoftimet e detajuara. Vetëm pagesat në Thesar zbulojnë egzistencën e tyre. Kjo e bën të vështirë zbulimin e parregullsive pa auditime të dedikuara. Gjithashtu, raportet e RedFlag tregojnë se AKSHI shpesh nuk respekton rregullat e publikimit as për tenderët e zakonshëm (vonon publikimin e rezultateve, nuk jep arsyet e skualifikimit, etj.), gjë që ka penguar konkurruesit e mundshëm të bëjnë ankesa në kohë. Pra të dhënat dëshmojnë se tenderimet e AKSHI-t gjatë 2014–2025 kanë qenë problematike në disa drejtime: koncentrim i madh fondesh në pak duar, procedura jo konkurruese, mungesë gare reale, dhe indicie të forta për favorizim dhe mbivlerësim kontratash. Një gjë është e qartë: trendet financiare të AKSHI-t janë në rritje, por duhet siguruar që kjo rritje të shoqërohet me transparencë dhe llogaridhënie më të madhe, për të shmangur abuzimet dhe për të siguruar vlerë për paranë publike.
    /sot/

  • Skandalet e Mirlinda Karçanajt të AKSHI-t nuk kanë fund, tenderë të fryrë për të njëjtat kompani, ofertat më të lira…

    Skandalet e Mirlinda Karçanajt të AKSHI-t nuk kanë fund, tenderë të fryrë për të njëjtat kompani, ofertat më të lira…

    Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), nën drejtimin e Mirlinda Karçanajt, është bërë një nga institucionet më të kritikuara për mënyrën se si administrohen fondet publike për projektet e teknologjisë së informacionit. Tenderë të përsëritur për të njëjtat kompani, skualifikim i ofertave më të lira, projekte me kosto të fryra deri dhjetë herë mbi vlerën reale, kontrata të klasifikuara dhe rritje abuzive kostosh në disa prej projekteve më të rëndësishme, këto janë disa nga gjetjet e raporteve zyrtare, investigimeve mediatike dhe akuzave politike.
    KLSH
    Tenderimet e AKSHI-t kanë qenë subjekt i raporteve kritike nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) KLSH, gjatë auditit në Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FDSKSH), zbuloi se AKSHI kishte rritur në mënyrë të pajustifikuar kostot e disa projekteve IT të financuara nga FDSKSH. Konkretisht, në 3 tenderë (moduli i depove farmaceutike, regjistri elektronik i e-vizitave, dhe përmirësimi i dhomës së serverëve), AKSHI kontraktoi gjithsej 2 milionë € mbi vlerat e parashikuara në buxhetin e Fondit. Për shembull, projekti i software-it të depove farmaceutike ishte planifikuar 50 mln lekë, por AKSHI e prokuroi me 127.6 mln lekë (155% mbi buxhet).
    Po ashtu, sistemi i e-vizitave u planifikua 80 mln lekë, ndërsa kontrata e AKSHI doli 215.6 mln lekë. Edhe kontrata me kompaninë ABS për përmirësimin e dhomës së serverëve kushtoi 94.2 mln lekë (gati dyfishi i buxhetit 54 mln të Fondit). KLSH konstatoi se AKSHI përfshiu shpenzime mirëmbajtjeje shumëvjeçare në kontrata pa u siguruar që Fondi i kishte buxhetuar ato, duke shkelur rregullat e menaxhimit financiar dhe krijuar detyrime të prapambetura. Ky raport ngre dyshimin e abuzimit me fondet publike dhe mungesës së koordinimit financiar. AKSHI në reagimin e vet mohoi shkeljet, duke thënë se kontratat ishin nën fondin limit dhe kursyen para, pasi përfshinë edhe mirëmbajtjen që FDSKSH s’e kishte parashikuar.
    Dyshime për favorizim dhe konflikt interesi
    Shumë denoncime publike kanë zbuluar dhe favorizimin e kompanive të lidhura politikisht. Për shembull, është vënë në dukje se i njëjti tender mirëmbajtjeje (me vlerë ~1.9 mln €) është dhënë me përsëritje në vitet 2020, 2022 dhe 2024 tek i njëjti operator, me të njëjtën vlerë, duke ngritur dyshimin e marrëveshjes së fshehtë për ndarjen e tregut. Një tjetër rast është kontrata e portalit e-Albania (4.5 mln €) ku AKSHI skualifikoi ofertën më të lirë dhe favorizoi bashkimin Soft&Solution/Fastech me ofertë më të shtrenjtë, duke shkaktuar dëm potencial buxhetit.
    Afera “Laboratorët AKSHI”
    Në 2023–2024 doli në pah një aferë e dyshuar me laboratorët e shkollave (projekt i AKSHI-t financuar nga qeveria). Ish-zv/Kryeministri Arben Ahmetaj publikoi akuza se kompania e baxhanakut të Kryeministrit (“First…”, ish-ABS) ka marrë pa garë një projekt 15 milionë € për laboratorë TIK, me kosto të fryra dhjetëfish mbi vlerën reale. Ahmetaj deklaroi publikisht se për këtë aferë SPAK kishte lëshuar dy urdhër-arreste, por ato u “çkombinuan” para ekzekutimit. Këto pretendime janë shumë serioze, sugjerojnë ndërhyrje politike për të stopuar hetimet dhe implikojnë drejtpërdrejt AKSHI-n në korrupsion të nivelit të lartë. Ahmetaj kërkoi nga gazetarët të hetojnë si u fsheh ABS pas një emri të ri (AIBS) dhe si një kompani me xhiro vjetore 1.9 mln € fitoi një tender 1.8 mln € – duke nënkuptuar fiktivitet të kapitalit dhe kapje të institucionit. Këto akuza pritet të verifikohen nga organet ligjzbatuese; ndërkohë hedhin dyshime shumë të rënda mbi integritetin e tenderimeve të AKSHI-t.
    Thirrje për hetime
    Nga ana tjetër Partia Demokratike ka cilësuar AKSHI-n si “kopshti privat i Edi Ramës” ku tenderat jepen familjarëve dhe miqve. Investigimet mediatike kanë nxjerrë fakte se “torta” e fondeve të IT është ndarë në mënyrë klienteliste. AKSHI-n e quajnë “përbindëshi që po gllabëron buxhetin” dhe evidentohet se qysh kur qeveria i kaloi të gjitha tenderët e IT te AKSHI (2017), buxheti për IT është fryrë jashtë kontrollit. AKSHI tashmë dikton standardet, fondet limit, zgjedh fituesit, mbikëqyr kontratat dhe bën pagesat – fuqi monopolisike që as vetë qeveria si e tërë nuk e ka. Kjo centralizim ekstrem pa kontrolle është terren i përshtatshëm për abuzime dhe korrupsion, një shqetësim i ngritur gjerësisht.
    Mungesë transparence
    Shumë kontrata të AKSHI-t (sidomos ato të klasifikuara) vuajnë nga mungesa e transparencës, pasi nuk publikohen dokumentet standarde as njoftimet e detajuara. Vetëm pagesat në Thesar zbulojnë egzistencën e tyre. Kjo e bën të vështirë zbulimin e parregullsive pa auditime të dedikuara. Gjithashtu, raportet e RedFlag tregojnë se AKSHI shpesh nuk respekton rregullat e publikimit as për tenderët e zakonshëm (vonon publikimin e rezultateve, nuk jep arsyet e skualifikimit, etj.), gjë që ka penguar konkurruesit e mundshëm të bëjnë ankesa në kohë. Pra të dhënat dëshmojnë se tenderimet e AKSHI-t gjatë 2014–2025 kanë qenë problematike në disa drejtime: koncentrim i madh fondesh në pak duar, procedura jo konkurruese, mungesë gare reale, dhe indicie të forta për favorizim dhe mbivlerësim kontratash. Një gjë është e qartë: trendet financiare të AKSHI-t janë në rritje, por duhet siguruar që kjo rritje të shoqërohet me transparencë dhe llogaridhënie më të madhe, për të shmangur abuzimet dhe për të siguruar vlerë për paranë publike.

  • Skandali, si ndau AKSHI mbi 50 milionë euro mes kompanive të njëjta, kush janë emrat që kontrolluan kontratat…

    Skandali, si ndau AKSHI mbi 50 milionë euro mes kompanive të njëjta, kush janë emrat që kontrolluan kontratat…

    Skandali me tenderët e AKSHI-t në periudhën 2014–2025 hedh dritë mbi një rrjet të ngushtë kompanish që kanë përfituar shumicën dërrmuese të fondeve publike në sektorin e teknologjisë informative. Ndër ta, Primus Albania ka fituar kontratën më të madhe për sistemin e fiskalizimit me vlerë rreth 15 milionë euro, ndërsa Advanced Business Solutions (ABS), një kompani ku sipas akuzave të opozitës është e lidhur me familjen e kryeministrit, ka përfituar tenderë të shumtë, duke përfshirë projekte që kanë dështuar si sistemi i kamerave në burgjet e Peqinit.
    Soft & Solution, e pronësisë së biznesmenit Ermal Beqiri, ka fituar kontrata të mëdha edhe pse me oferta më të shtrenjta, duke ngritur dyshime për favorizim të paracaktuar, ndërsa CompuTel është shpallur fituese e tenderit për modernizimin e Sistemit të Thesarit me rreth 7 milionë euro, në një kontratë që ka ngjallur pikëpyetje lidhur me ndikimin e lidhjeve familjare. Përveç tyre, disa kompani të tjera shqiptare dhe të huaja kanë marrë pjesë kryesisht në tenderë më të vegjël ose si nën-kontraktorë, por 10 tenderat më të mëdhenj të periudhës janë dominuar nga këto firma. Ky raport zbulon përqendrimin e fondeve në disa duar të pakta dhe dyshimet për mungesë transparence dhe procedura të dyshimta në ndarjen e kontratave publike të rëndësishme në fushën e teknologjisë.
    Ja detajet
    Në periudhën 2014–2025, një numër i kufizuar kompanish private kanë siguruar pjesën më të madhe të fondeve të tenderuara nga AKSHI. Më poshtë paraqiten disa nga operatoret ekonomikë kryesorë dhe kontratat e tyre të fituara: Primus Albania sh.p.k. – Kjo kompani (me pronësi nga Primus Adriatic në Kroaci) ka fituar tenderin publik më të madh të AKSHI-t deri në 2021. Bëhet fjalë për kontratën e fiskalizimit (sistem i faturave elektronike) në vitin 2018, me vlerë fondi 1.87 miliardë lekë pa TVSH. Primus Albania u shpall fituese për përmirësimin e sistemit të fiskalizimit dhe mirëmbajtjen 4-vjeçare të tij, kontratë me vlerë totale ~15 milionë €. Advanced Business Solutions (ABS) – Kompani e shërbimeve TIK e lidhur me familjen e kryeministrit (administruar nga baxhanaku i tij, sipas opozitës. ABS ka përfituar disa kontrata të rëndësishme në vitet e fundit. Në dhjetor 2024 media raportoi se dy tenderë brenda dy ditësh (me fond total mbi 4 milionë €) u fituan nga ABS.
    Po ashtu, ABS ishte pjesë e një konsorciumi që fitoi një tender ~6 milionë € për sistemin e kamerave të burgjeve (Peqin), megjithatë ky projekt dështoi të japë rezultatet e pritura (kamerat nuk funksiononin). Sipas Partisë Demokratike, kontratat e AKSHI-t me ABS arrijnë rreth 919 milionë lekë (~7.5 milionë €) në total. Ka dyshime se ABS ka ndryshuar emrin në “AIBS” për t’iu shmangur vëmendjes, por vijon të fitojë kontrata (p.sh. një tender ~1.8 mln € me vlerë thuajse sa qarkullimi vjetor i kompanisë). Soft & Solution sh.p.k. – Kompani shqiptare në pronësi të biznesmenit Ermal Beqiri, e cila është shfaqur si fituese e disa tenderëve të mëdhenj të AKSHI-t. Sipas investigimeve, gjatë vetëm një jave të dytë të dhjetorit 2022, dy nga tre tenderët gjigantë (me vlerë totale ~19 mln €) u fituan nga kompani të lidhura me z. Beqiri.
    Një nga këto ishte një kontratë 4.5 milionë € për portalin qeveritar, ku Soft&Solution (në bashkim me Fastech) u shpall fituese edhe pse oferta e tyre ishte 800 mijë € më e shtrenjtë se oferta konkurruese e kompanisë rivale (Kreatx). Kjo ngre dyshime për favorizim të paracaktuar të fituesit. Soft&Solution është përmendur shpesh në media si kompani që ka “pushtuar” tenderët e AKSHI-t me procedura të dyshimta. CompuTel – Një kompani tjetër lokale (në pronësi të znj. Eriselda Muça) që ka siguruar një kontratë të madhe nga AKSHI vitet e fundit. CompuTel u shpall fituese e tenderit për modernizimin e Sistemit të Thesarit (platforma “HORIZON”) me vlerë rreth 7 milionë €. Sipas burimeve, oferta fituese e CompuTel ishte afro 1.9 miliardë lekë (pa TVSH). Kjo kontratë ka ngritur pikëpyetje pasi u akordua në fund të 2022-t, kinse në vazhdën e një “afere” ku thuhet se drejtuesja e AKSHI-t i dha tenderin e Thesarit mikut të familjes (i cili dikur e kishte shpëtuar një politikan nga një skandal).
    Gjithsesi CompuTel figuron zyrtarisht si fitues i projektit kritik për infrastrukturën financiare shtetërore. Operatorë të tjerë të IT – Përveç sa më sipër, edhe disa kompani të tjera shqiptare dhe të huaja kanë fituar tenderë të AKSHI-t. Ndër to mund të përmendim Integrated Technology Services, Kreatx, CISCO & Microsoft (licenca software/hardware për qeverinë), Huawei Technologies (pajisje telekomi, potencialisht nëpërmjet tenderëve të klasifikuar), Cacttus (Kosovë, për sisteme specifike), etj. Këto megjithatë kanë marrë pjesë kryesisht në tenderë më të vegjël ose si nën-kontraktorë. 10 tenderat më të mëdhenj 2010–2021 përfshijnë kryesisht kompanitë e lartpërmendura, me Primus, Soft&Solution, ABS etj. në krye të listës.

  • Cila ishte kompania më e pasur në histori?

    Cila ishte kompania më e pasur në histori?

    Shekulli XVII-të ishte Epoka e Artë e kolonializmit evropian. Disa nga kompanitë më të mëdha në historinë botërore u krijuan pikërisht në këtë periudhë kohore, e cila u solli atyre nivele të atilla të ardhurash, që i kalonin shumë herë të ardhurat e super-kompanive aktuale.

    Nivelet e jashtëzakonshme të të ardhurave, do t’i lejonin disa prej këtyre të nisnin të vetë-administroheshin, shpesh duke vepruar jashtë autoritetit të vendit që i krijoi ato. Shumënjerëz kanë dëgjuar me siguri për kompaninë e famshme britanike të Indisë Lindore, e cila do të arrinte nivele të paimagjinueshme të pasurisë, dhe do të sillte një epokë të artë në Mbretërinë e Bashkuar.

    Por ato nivele të ardhurash, nuk krahasohen me vlerën e paparë monetare që arriti Kompania e Indisë Lindore e Holandës. Vereenigde Oostindische Compagnie në holandisht, ishte një mega–korporatë e krijuar nga qeveria holandeze, e cila anuloi konkurrencën e lirë dhe krijoi një monopol.

    Pas bashkimi në një mega-kompani VOC do të bëhej kompania e parë në botë e listuar publikisht në bursë, dhe që do e lejonte publikun të blinte aksione në ekspeditat që vazhdoi. Shumë historianë të ekonomisë i referohen kësaj ngjarje si fillimi i globalizimit siç e njohim ne sot, teksa shumë kompani sot përdorin modelin VOC kur menaxhojnë strukturën e tyre, duke shënuar edhe origjinën e kompanive në pronësi publike.

    VOC vazhdoi të bëjë tregti në mbarë botën, duke u fokusuar kryesisht tek Inditë Lindore Holandeze dhe zotërimet e tjera holandeze në Lindjen e Largët. Portet e Batavias dhe Kejp Taunit, u përdorën si pikat kryesore për operacionet e tyre kur zhvendosnin mallrat nga Inditë Lindore në Evropë.

    Në kulmin e tij, VOC do të arrinte një vlerë prej 7.8 trilion dollarësh, që e rregulluar ne nivelin e inflacionit, është gati 8 herë më shumë sesa vlera aktuale e kompanisë së mirë-njohur amerikane Apple. Duke e diversifikuar vazhdimisht aktivitetin e vet, VOC vazhdoi të ndërtonte një monopol ndërkombëtar, ku shumë kompani të tjera u mbështetën tekshërbimet e saj për ndërtimin e anijeve, transportit apo projekteve arkitekturore.

    Me një fuqi të atillë, holandezët ishin në gjendje të ndikonin shumë politikisht dhe ekonomikisht mbi botën, duke iu dhënë atyre shumë pushtet në skenën ndërkombëtare.

    Kjo ishte diçka shumë e rëndësishme për një vend të përmasave të saj.

    Mallrat që nuk mund të gjendeshin në Evropë, apo që mund të ishin më të lira në një pjesë tjetër të botës, do të transportoheshin në sasi të mëdha drejt Evropës, duke arkëtuar fitime tëjashtëzakonshme, dhe duke çuar në rritjen e vlerës së ekonomisë holandeze. Portet holandeze u bënë porta evropiane për produktet ekzotike nga Lindja e Largët.

    Kjo fuqi do të ishte shumë e dobishme pasi Vendet e Ulëta ndodheshin në një gjendje konflikti me shumicën e fqinjëve të tyre, që po përpiqeshin të fitonin pavarësinë. VOC i dha mundësinë holandezëve të kishin mbështetjen e duhur ekonomike për të luftuar dhe për tafituar një luftë të tillë. / History of Yesterday – Bota.al

  • Koreja e Veriut me punonjës IT të infiltruar në kompanitë amerikane! Përdornin identitete të rreme të krijuar nga Inteligjenca Artificiale

    Koreja e Veriut me punonjës IT të infiltruar në kompanitë amerikane! Përdornin identitete të rreme të krijuar nga Inteligjenca Artificiale

    Mijëra punonjës të IT-së nga Koreja e Veriut kanë përdorur identitete të vjedhura ose të fabrikuara amerikane për të fituar vende pune në kompani perëndimore, duke gjeneruar qindra miliona dollarë në vit për programet ushtarake të Phenianit, sipas Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së.

    Zhvilluesit dhe inxhinierët koreano-veriorë janë infiltruar në kompani të mëdha, përfshirë ato në listën Fortune 500, duke punuar në distancë nën maskën e profesionistëve të kualifikuar nga SHBA apo vende të tjera.
    Ekspertët e sigurisë thonë se kjo përpjekje e koordinuar është pjesë e një strategjie shtetërore për të anashkaluar sanksionet ndërkombëtare dhe për të financuar programin bërthamor të vendit.
    Këta punëtorë përdorin mjete të sofistikuara si inteligjenca artificiale me burim të hapur, software për fshehje fytyrash dhe rrjete VPN për të mashtruar punëdhënësit gjatë intervistave dhe thirrjeve me video. Ata operojnë nga vende si Kina, Laosi dhe Rusia – zona që kanë lidhje të afërta me regjimin e Koresë së Veriut.
    Një pjesë e madhe e suksesit të operacionit vjen falë ndihmës nga vetë shtetas amerikanë. Christina Marie Chapman, një banore e SHBA-së, u dënua kohët e fundit me tetë vjet e gjysmë burg për ndihmën e saj ndaj operativëve të Koresë së Veriut për të siguruar vende pune në më shumë se 300 kompani, duke gjeneruar mbi 17 milionë dollarë për regjimin e Kim Jong Un. Ajo dhe të tjerë si ajo ndihmonin në vjedhjen e identiteteve, pastrimin e të ardhurave dhe sigurimin e pajisjeve teknologjike për operativët.
    Një praktikë e zakonshme është drejtimi i të ashtuquajturave “ferma laptopësh”, ku lehtësuesit u japin koreanoveriorëve pajisje të dërguara nga kompanitë amerikane për t’u paraqitur sikur po punojnë brenda SHBA-së.
    Ndryshe nga fushatat e hakerimit ose vjedhjeve të kriptovalutave, kjo skemë është më e fshehtë dhe më e vështirë për t’u zbuluar, pasi punëtorët nuk kryejnë aktivitete armiqësore, por punojnë në mënyrë të zakonshme si pjesë e ekipeve të korporatave. Kjo e bën shumë të vështirë identifikimin dhe ndalimin e tyre.
    Sipas hetuesve, operacioni është një evolucion i strategjive të vjetra të mashtrimit të Koresë së Veriut, të përshtatura për epokën dixhitale nga udhëheqësi aktual Kim Jong Un, i cili është i përqendruar në përdorimin e teknologjisë si mjet për mbijetesën dhe forcimin e regjimit të tij.
    Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka ofruar deri në 5 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi individët e përfshirë në skemë, ndërsa Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut i ka quajtur këto akuza si një “fushatë shpifëse të fabrikuar nga SHBA”.

    Top Channel