Tag: kompani

  • “Skandali”: Rexhë Byberi i Tropojës ja jep tenderat kushëririt

    “Skandali”: Rexhë Byberi i Tropojës ja jep tenderat kushëririt

    Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër “skandal” në Bashkinë e Tropojës, duke akuzuar atë për shkelje ligjore dhe abuzime me tenderin e ndërtimit të rrugës “Auto Kika-Gj. Dragobisë-Qafë Paje”. Sipas zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, tenderi me një fond limit prej 82.9 milionë lekësh është manipuluar për të favorizuar një kompani me lidhje familjare me kryebashkiakun Rexh Byberi.
    Në deklaratën e saj, Vangjeli theksoi se në këtë garë morën pjesë 11 kompani, por Bashkia skualifikoi gjashtë oferta me çmim më të ulët se ajo fituese. Fituese u shpall kompania “Vllaznimi” shpk, e cila sipas saj është në pronësi të një kushëriri të kryebashkiakut Rexhë Byberi, Bashkim Byberi.
    Skandali, sipas PD-së, thellohet me mosrespektimin e vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP). Kompania e skualifikuar, që kishte ofruar një çmim 17 milionë lekë më të ulët, bëri ankesë në KPP. Me një vendim të datës 3 shtator, KPP-ja urdhëroi Bashkinë e Tropojës të rivlerësonte procedurën, duke e konstatuar skualifikimin si të pabazuar.
    Megjithatë, Vangjeli tha se Bashkia e Tropojës ka injoruar hapur vendimin detyrues të KPP-së dhe ka skualifikuar sërish të njëjtën kompani. Ky akt, sipas PD-së, është në kundërshtim me Ligjin e Prokurimeve Publike dhe e bën kontratën të pavlefshme.
    Në fund të deklaratës së saj, Genta Vangjeli bëri thirrje që autoritetet e drejtësisë të hetojnë këtë rast dhe të penalizojnë shkelësit e ligjit, duke dënuar atë që ajo e quajti “skenar të klientelizmit familjar”.
    Dokumentat – kliko

  • “Air Albania ka në dispozion vetëm avionin që fluturon Rama”, Saraçi zbulon detajet: Ja  pse Dumani u thirr në DASH

    “Air Albania ka në dispozion vetëm avionin që fluturon Rama”, Saraçi zbulon detajet: Ja pse Dumani u thirr në DASH

    Problemet financiare të Air Albanias duket se janë shumë të thella. Faqja zviceriane e specializuar në lajmet e aviacionit Ch-Aviation njoftoi se një nga qiradhënësit ka paditur në gjykatë kompaninë shqiptare për mospagimin e qirasë së avioneve.
    Ndërkohë skandalet e Air Albania vijojnë.  Romir Saraçi zbulon se kjo kompani aktualisht ka në dispozicion vetëm avionin me të cilin fluturonte Edi Rama.
    “Burimi nga brenda Air Albania, në strukturat drejtuese të saj tregojnë se kjo kompani ka në dispozicion sot vetëm avionin me të cilin fluturonte Edi Rama. Një prej avionëve është sekuestruar në Stamboll nga kompania  Etihad . Një tjetër avion nuk është operativ dhe është në Stamboll për shkak të defektit.
    Në 19 shkurt kanë marrë 2 avionë nga kompania ukrainase SkyUp të cilës Air Albania i ka marrë me qira dhe nuk u paguan detyrimet dhe ka funksionuar vetëm 1 muaj. Me SkyUp janë në proces gjyqësor.”
    Saraçi zbulon se tashmë kjo kompani u ka kërkuar punonjësve të huaj të largohen ndërsa punonjësit vendas të marrin lejen vjetore.
    “Aktiv është vetëm një fluturim aktiv për në Stamboll. Ndërsa për linjat e Italisë, ka kontraktuar, por jo me kontratë të përhershme kompani rumune për të dalë nga situata për shkak të shitjes së biletave që ka bërë, ndërsa shumë fluturime janë anuluar.
    U ka kërkuar punonjësve të huaj të largohen dhe atyre që janë këtu të marrin lejen vjetore.”
    Saraçi anilzon dhe emergjencën e thirrjes së Altin Dumanit, kreut të SPAK në DASH.
    “Ne nuk i referohemi vetëm burimeve zyrtare por kemi dhe burime të tjera dhe në DASH. Interesi i DASH në këtë periudhë ka qenë në disa drejtime specifike.
    Më i fundit është kontrolli i fondeve të USAID.  Një nga personat që ka përfituar dhe taksat e qytetarëve amerikanë dhe duhet të përgjigjet, është Altin Dumani. Duan një llogaridhënie.
    Nuk besoj se DASh është aq naiv, të thërrasë e mirëpresë një drejtues institucioni në një vend si Shqipëria kur është në prag të dorëzimit të detyrës.
    Nga kjo vizitë që Dumani ka kryer në SHBA, është shqetësuese për Dumanin vetë dhe për shefin  e ekzekutivit që e shohim pas çdo lëvizjeje. Një pikë e rëndësishme janë trafiku i drogës: Janë raportet periodike të DASH dhe përqëndrimi i vëmendjes tek trafiku i drogës. Shqiptarë konsiderohen si drejtues të trafikut nga Venezuela në Shqipëri.
    Ka dhe një llogari të hapur çështja e MC Gonigal. Nëse në SHBA cështja vijon të hetohet. Në Shqipëri ka ngecur, është amnistuar korruptuesi. Ndryshe nga herët e tjera nëse për vizitat e shkuara të Dumanit në SHBA kemi pasur informacion nga SPAK këtë herë nuk ka qenë burimi i informacionit SPAK”

  • Body brokers: biznesi i errët i pjesëve të trupit po lulëzon në SHBA

    Body brokers: biznesi i errët i pjesëve të trupit po lulëzon në SHBA

    Një nga viktimat

    SHBA- Harold Dillard ishte 56 vjeç kur në nëntor 2009 iu diagnostikua një kancer agresiv në bark. Ish-mekanik makinash dhe “njeriu i punëve të shtëpisë”, tipik teksan me kapele kauboji dhe xhinse, ai shpejt përfundoi në kujdes intensiv.
    Në ditët e fundit, teksa po përballej me fundin, e vizitoi një kompani e quajtur Bio Care. Ata i propozuan që të dhuronte trupin për shkencën mjekësore, për t’u përdorur nga mjekët në praktika kirurgjie, si zëvendësimi i gjurit. Kompania i premtoi se pjesët e trupit që nuk do të përdoreshin do të digjeshin dhe hiri do t’i kthehej familjes falas.
    “Syte iu ndriçuan,” kujton vajza e tij, Farrah Fasold. “Ai e pa si një mënyrë për të lehtësuar barrën tonë financiare dhe emocionale. Ishte gjesti i fundit altruist që mund të bënte.”
    Harold Dillard vdiq në prag të Krishtlindjes. Brenda pak orësh, një makinë e Bio Care mori trupin nga hospice.
    Por vetëm disa muaj më vonë, Farrah mori një telefonatë të tmerrshme nga policia: kishin gjetur kokën e babait të saj. Në magazinën e Bio Care, hetuesit gjetën më shumë se 100 pjesë trupore nga 45 persona të ndryshëm. Sipas raportit të policisë, trupat dukeshin të ishin copëtuar me mjete të rënda, si sharra elektrike.
    “E kisha imagjinuar që trupi i babait tim do të trajtohej me respekt,” thotë Farrah, “por në vend të kësaj, ai u masakrua.”Ajo shton: “Mbyllja sytë dhe shihja kova të mëdha të kuqe me pjesë trupash. Pata pagjumësi për muaj me radhë.”
    Kompania, përmes avokatëve, mohoi keqtrajtimin e trupave, por u mbyll dhe pronarët nuk janë më të arritshëm për koment.
    Ky ishte kontakti i parë i Farrah me botën e ashtuquajturve “body brokers”, kompani private që blejnë ose marrin trupa, i copëtojnë dhe i shesin me pjesë, shpesh për qendra kërkimore mjekësore.
    Kritikët e quajnë këtë fenomen një formë moderne grabitjeje varresh. Por mbrojtësit thonë se pa këto kompani, universitetet, të cilat gjithmonë kanë mungesë trupash për kërkime dhe mësimdhënie, nuk do të mund të plotësonin nevojat.
    Që nga shekulli i 19-të, kur mjekësia moderne u zhvillua, shumë njerëz të prirur nga shkenca e kanë parë trupin e tyre si një dhuratë për edukimin e mjekëve.
    Brandi Schmitt, drejtoreshë e programit të dhurimit të trupave në Universitetin e Kalifornisë, thotë se vetëm vitin e kaluar ata morën 1,600 dhurime trupash të plota. Lista e personave të gjallë që kanë regjistruar vullnetarisht trupin e tyre arrin në gati 50 mijë.
    Shumë njerëz e bëjnë për altruizëm, shpjegon Schmitt: “Janë të arsimuar, ose e shohin si një kontribut në edukim.”
    Por ekziston edhe një faktor financiar: funeralet janë shumë të shtrenjta në SHBA. Për disa familje, fakti që trupi merret falas nga kompania dhe ofrohet edhe kremacion pa pagesë, është një arsye shtesë për t’u tunduar nga dhurimi.
    Si shumica e fakulteteve të mjekësisë, Universiteti i Kalifornisë nuk përfiton financiarisht nga programi i dhurimit të trupave dhe ka rregulla shumë të rrepta për mënyrën se si duhet trajtuar një kufomë.
    Por në dekadat e fundit, në SHBA është shfaqur diçka më kontroverse: një rrjet biznesesh private me qëllim fitimi, që veprojnë si ndërmjetës. Ato marrin trupa nga individët, i copëtojnë dhe i shesin me pjesë. Popullarisht njihen si “body brokers”, megjithëse vetë kompanitë preferojnë termin “banka indi jo-transplant”.
    Klientët e tyre janë të ndryshëm: disa universitete që përdorin kufoma për të trajnuar mjekë, të tjera kompani inxhinierie mjekësore që përdorin gjymtyrët për të testuar produkte, si proteza ose implante të reja.
    Ndërsa tregtia për fitim e pjesëve të trupit është praktikisht e ndaluar në Britani dhe në shumicën e vendeve evropiane, në SHBA rregullat më të lirshme i kanë lejuar këto kompani të lulëzojnë.
    Hetimi më i madh mbi këtë industrim i kryer nga gazetari i Reuters, Brian Grow, në vitin 2017 – identifikoi 25 kompani të tilla në SHBA. Një prej tyre fitoi 12.5 milionë dollarë në vetëm tre vjet nga tregtia e pjesëve trupore.
    Disa kompani respektohen dhe pretendojnë se ndjekin udhëzime etike strikte. Por të tjera janë akuzuar për mungesë respekti ndaj të vdekurve dhe për shfrytëzimin e njerëzve të brishtë që ndodhen në zi.
    Sipas autores Jenny Kleeman, e cila ka hulumtuar për vite këtë temë në librin The Price of Life, tregtia është rritur për shkak të boshllëqeve ligjore në SHBA.
    Në Mbretërinë e Bashkuar, Ligji për Indet Humane (Human Tissue Act) e bën pothuajse të paligjshme përfitimin nga pjesët e trupit. Por në SHBA, një ligj i ngjashëm nuk ekziston. Uniform Anatomical Gift Act ndalon shitjen e indeve njerëzore, por lejon të ngarkosh një “tarifë të arsyeshme” për “përpunimin” e pjesëve të trupit.
    Këto hapësira ligjore e kanë kthyer SHBA-në në një eksportues global të kufomave. Një nga tregtarët më të mëdhenj amerikanë dërgoi pjesë trupash në më shumë se 50 vende, përfshirë edhe Britaninë.
    “Në shumë vende ka mungesë dhurimesh trupash,” thotë Kleeman. “Dhe burimi kryesor prej nga ku furnizohen është Amerika.”
    Nuk ka një regjistër zyrtar të këtyre brokerëve dhe statistikat zyrtare mungojnë. Por Reuters llogariti se nga viti 2011 deri më 2015, brokerët privatë në SHBA morën të paktën 50 mijë trupa dhe shpërndanë mbi 182 mijë pjesë trupore./ZËRI

  • Nga anonim në oligark! Skema e 45-vjeçarit që iu bllokuan 26 milionë euro pasuri marramendëse

    Nga anonim në oligark! Skema e 45-vjeçarit që iu bllokuan 26 milionë euro pasuri marramendëse

    45 vjeçari me identitet të dyfishtë Olsi Meta alias Kristian Koni, i dënuar më parë për “Vrasje me paramendim” dhe “Trafikim të lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, është vënë nën hetim nga organet ligj zbatuese ditën e djeshme (28 Gusht) me dyshime të forta për pastrim parash.
    Investimet në bizneset e tij, kryesisht në fushën imobilare, kanë sjellë edhe dyshime të forta se bëhet fjalë për pastrim parash në vlera të mëdha, rreth 26.5 milionë euro.
    Olsi Meta alias Kristian Koni dyshohet se po i sjell paratë nga shitja e lëndëve narkotike dhe me to po investon në ndërtime në Tiranë dhe bregdet.

    Në vitin 2021, ai krijoi kompaninë Kriol.al, me objekt aktiviteti që përfshinte një gamë të gjerë, nga eksporti i automjeteve dhe tregtia e pasurive të paluajtshme, deri tek konsulencat menaxheriale, reklamat, tregtia e frutave e perimeve, madje edhe transporti i mallrave.

    Dokumentet e siguruara nga gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene tregojnë se pavarësisht mungesës së licencave të transportit dhe aktivitetit konkret në disa fusha, kompania ka xhiruar qindra mijëra euro. Vetëm në vitin 2024, Kriol.al ka dalë me një fitim prej rreth 12 mijë eurosh. Pra, 1 mijë euro në muaj.
    Ndërkohë, që në të njëjtin vit firma ka xhiruar gjysmë milioni euro, duke bërë kontrata me kompani të tjera.

    Dyshime për call-centera të paligjshme
    Burime hetimore bëjnë me dije se Meta dyshohet gjithashtu të jetë i përfshirë në call-centera të paligjshme, aktivitet i ndaluar në vendin tonë  për shkak të mashtrimeve dhe skemave të zhvatjes. Adresat e disa kompanive të regjistruara prej tij përkojnë me ato të call-centereve që operojnë në kryeqytet.
    Investime në pasuri luksoze
    Përveç Kriol.al, në vitin 2023 ai ka hapur edhe një kompani tjetër me objekt të gjerë veprimtarish, që përfshin dhënien me qira të apartamenteve dhe dhomave. Bëhet me dije se Meta ka krijuar një rrjet faturash dhe kontratash me kompani të tjera, duke justifikuar lëvizjen e shumave të mëdha parash.
    Hetimet e deritanishme tregojnë se nga aktivitetet e tij, Meta ka arritur të zotërojë prona të shumta në Tiranë dhe bregdet, përfshirë apartamente, vila dhe hotele në zona si Palasa dhe Dhërmi.

  • Nga anonim në oligark! Skema e 45-vjeçarit që iu sekuestruan 26 milionë euro pasuri, investime marramendëse dhe identitete të dyfishta

    Nga anonim në oligark! Skema e 45-vjeçarit që iu sekuestruan 26 milionë euro pasuri, investime marramendëse dhe identitete të dyfishta

    45 vjeçari me identitet të dyfishtë Olsi Meta alias Kristian Koni, i dënuar më parë për “Vrasje me paramendim” dhe “Trafikim të lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, është vënë nën hetim nga organet ligj zbatuese ditën e djeshme (28 Gusht) me dyshime të forta për pastrim parash.

    Investimet në bizneset e tij, kryesisht në fushën imobilare, kanë sjellë edhe dyshime të forta se bëhet fjalë për pastrim parash në vlera të mëdha, rreth 26.5 milionë euro.Lexo edhe :Related Posts
    Olsi Meta alias Kristian Koni dyshohet se po i sjell paratë nga shitja e lëndëve narkotike dhe me to po investon në ndërtime në Tiranë dhe bregdet.

    Në vitin 2021, ai krijoi kompaninë Kriol.al, me objekt aktiviteti që përfshinte një gamë të gjerë, nga eksporti i automjeteve dhe tregtia e pasurive të paluajtshme, deri tek konsulencat menaxheriale, reklamat, tregtia e frutave e perimeve, madje edhe transporti i mallrave.
    Dokumentet e siguruara nga gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene tregojnë se pavarësisht mungesës së licencave të transportit dhe aktivitetit konkret në disa fusha, kompania ka xhiruar qindra mijëra euro. Vetëm në vitin 2024, Kriol.al ka dalë me një fitim prej rreth 12 mijë eurosh. Pra, 1 mijë euro në muaj.
    Ndërkohë, që në të njëjtin vit firma ka xhiruar gjysmë milioni euro, duke bërë kontrata me kompani të tjera.

    Dyshime për call-centera të paligjshme
    Burime hetimore bëjnë me dije se Meta dyshohet gjithashtu të jetë i përfshirë në call-centera të paligjshme, aktivitet i ndaluar në vendin tonë  për shkak të mashtrimeve dhe skemave të zhvatjes. Adresat e disa kompanive të regjistruara prej tij përkojnë me ato të call-centereve që operojnë në kryeqytet.
    Investime në pasuri luksoze
    Përveç Kriol.al, në vitin 2023 ai ka hapur edhe një kompani tjetër me objekt të gjerë veprimtarish, që përfshin dhënien me qira të apartamenteve dhe dhomave. Bëhet me dije se Meta ka krijuar një rrjet faturash dhe kontratash me kompani të tjera, duke justifikuar lëvizjen e shumave të mëdha parash.
    Hetimet e deritanishme tregojnë se nga aktivitetet e tij, Meta ka arritur të zotërojë prona të shumta në Tiranë dhe bregdet, përfshirë apartamente, vila dhe hotele në zona si Palasa dhe Dhërmi.

    /vizionplus.tv

  • Kunati e pushoi nga puna, 36-vjeçari shqiptar i futet në kompani dhe i shkatërron kamionët

    Kunati e pushoi nga puna, 36-vjeçari shqiptar i futet në kompani dhe i shkatërron kamionët

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Treviso të Itali, ku një 36-vjeçar shqiptar ka shkatërruar kamionët e kompanisë së kunatit të tij, nga inati pasi ky i fundit e pushoi nga puna.
    “Corriere” shkruan se shqiptari u fut në kompani teksa kunati i tij ndodhej me pushime, dhe me një çekiç i shkatërroi makinat e punës, duke shkaktuar një dëm prej 15 mijë eurosh.

    Kur mendoi se ‘misioni’ e tij kishte mbaruar, ai u përpoq të ikte nga rruga që kishte ardhur. Megjithatë, një kalimtar e pa duke hyrë në kompani dhe telefonoi policinë.
    Teksa shqiptari tentoi të largohej, ai u vu në pranga nga policia.
    I kontaktuar nga policia, pronari i kompanisë tha se kunati i tij (vëllai i gruas) ishte ‘xhindosur’, pasi e kishte shkarkuar nga puna pak kohë më parë.
    Ngjarja ka ndodhur më 18 gusht, kur agresori sipas mediave, shkoi me biçikletë në ambientet e kompanisë në ‘Via San Giuseppe në San Vendemiano’. Agresori theu një nga dritaret e firmës dhe hyri me dhunë brenda ambienteve.
    Për të shkaktuar dëmin përdori disa vegla zanati të ndryshme, por kryesisht çekiçë. Tentoi gjithashtu edhe vjedhjen e disa pajisjeve, por i pakënaqur vazhdoi të shkatërronte makinat. Dy kamionë industrialë ‘Iveco’ u dëmtuan rëndë, informon media italiane.
    Pronari i kompanisë i tha oficerëve se kishte pranuar ta punësonte kunatin si pasojë e marrëdhënieve familjare, por gjërat u përkeqësuan shpejt. Pas një grindjeje të radhës ai e pushoi atë dhe 36-vjeçari vendosi të hakmerrej. Pas arrestimit, shqiptari doli për masë dhe u la për hetim në gjendje të lirë, teksa hetimet vijojnë.

  • Çmenduri në Itali: Kunati e pushoi nga puna, shqiptari i futet në kompani dhe i shkatërron kamionët

    Çmenduri në Itali: Kunati e pushoi nga puna, shqiptari i futet në kompani dhe i shkatërron kamionët

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Treviso të Itali, ku një 36-vjeçar shqiptar ka shkatërruar kamionët e kompanisë së kunatit të tij, nga inati pasi ky i fundit e pushoi nga puna.
    “Corriere” shkruan se shqiptari u fut në kompani teksa kunati i tij ndodhej me pushime, dhe me një çekiç i shkatërroi makinat e punës, duke shkaktuar një dëm prej 15 mijë eurosh.
    Kur mendoi se ‘misioni’ e tij kishte mbaruar, ai u përpoq të ikte nga rruga që kishte ardhur. Megjithatë, një kalimtar e pa duke hyrë në kompani dhe telefonoi policinë.
    Teksa shqiptari tentoi të largohej, ai u vu në pranga nga policia.
    I kontaktuar nga policia, pronari i kompanisë tha se kunati i tij (vëllai i gruas) ishte ‘xhindosur’, pasi e kishte shkarkuar nga puna pak kohë më parë.
    Ngjarja ka ndodhur më 18 gusht, kur agresori sipas mediave, shkoi me biçikletë në ambientet e kompanisë në ‘Via San Giuseppe në San Vendemiano’. Agresori theu një nga dritaret e firmës dhe hyri me dhunë brenda ambienteve.
    Për të shkaktuar dëmin përdori disa vegla zanati të ndryshme, por kryesisht çekiçë. Tentoi gjithashtu edhe vjedhjen e disa pajisjeve, por i pakënaqur vazhdoi të shkatërronte makinat. Dy kamionë industrialë ‘Iveco’ u dëmtuan rëndë, informon media italiane.
    Pronari i kompanisë i tha oficerëve se kishte pranuar ta punësonte kunatin si pasojë e marrëdhënieve familjare, por gjërat u përkeqësuan shpejt. Pas një grindjeje të radhës ai e pushoi atë dhe 36-vjeçari vendosi të hakmerrej. Pas arrestimit, shqiptari doli për masë dhe u la për hetim në gjendje të lirë, teksa hetimet vijojnë.

  • Inate me kunatin/ E shkarkoi nga puna, 36-vjeçari shqiptar i futet në kompani dhe i shkatërron kamionët,15 mijë euro..

    Inate me kunatin/ E shkarkoi nga puna, 36-vjeçari shqiptar i futet në kompani dhe i shkatërron kamionët,15 mijë euro..

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Treviso të Itali, ku një 36-vjeçar shqiptar ka shkatërruar kamionët e kompanisë së kunatit të tij, nga inati pasi ky i fundit e pushoi nga puna.
    “Corriere” shkruan se shqiptari u fut në kompani teksa kunati i tij ndodhej me pushime, dhe me një çekiç i shkatërroi makinat e punës, duke shkaktuar një dëm prej 15 mijë eurosh.
    Teksa shqiptari tentoi të largohej, ai u vu në pranga nga policia. I kontaktuar nga policia, pronari i kompanisë tha se kunati i tij (vëllai i gruas) ishte ‘xhindosur’, pasi e kishte shkarkuar nga puna pak kohë më parë.
    Kur mendoi se ‘misioni’ e tij kishte mbaruar, ai u përpoq të ikte nga rruga që kishte ardhur. Megjithatë, një kalimtar e pa duke hyrë në kompani dhe telefonoi policinë.

  • Burri i motrës e shkarkoi nga puna, 36-vjeçari shqiptar i futet në kompani dhe i shkatërron kamionët! 15 mijë euro dëm dhe… përfundon pas hekurave

    Burri i motrës e shkarkoi nga puna, 36-vjeçari shqiptar i futet në kompani dhe i shkatërron kamionët! 15 mijë euro dëm dhe… përfundon pas hekurave

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Treviso të Itali, ku një 36-vjeçar shqiptar ka shkatërruar kamionët e kompanisë së kunatit të tij, nga inati pasi ky i fundit e pushoi nga puna.

    “Corriere” shkruan se shqiptari u fut në kompani teksa kunati i tij ndodhej me pushime, dhe me një çekiç i shkatërroi makinat e punës, duke shkaktuar një dëm prej 15 mijë eurosh.
    Kur mendoi se ‘misioni’ e tij kishte mbaruar, ai u përpoq të ikte nga rruga që kishte ardhur. Megjithatë, një kalimtar e pa duke hyrë në kompani dhe telefonoi policinë.
    Teksa shqiptari tentoi të largohej, ai u vu në pranga nga policia.
    I kontaktuar nga policia, pronari i kompanisë tha se kunati i tij (vëllai i gruas) ishte ‘xhindosur’, pasi e kishte shkarkuar nga puna pak kohë më parë.

    Top Channel

  • Si u kthyen kontratat sekrete të AKSHI-t në fitime marramendëse për ABS dhe Gerond Meçen, pagesa mujore prej…

    Si u kthyen kontratat sekrete të AKSHI-t në fitime marramendëse për ABS dhe Gerond Meçen, pagesa mujore prej…

    Kontratat sekrete të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) kanë krijuar një realitet të ri në fushën e prokurimeve publike, ku një numër i kufizuar kompanish përfitojnë shuma marramendëse pa konkurrencë reale. Analizat e bëra mbi tenderat e vitit 2024 tregojnë një përqendrim ekstrem të fondeve tek pak operatorë të privilegjuar, duke e kthyer AKSHI-në në një “oligopol të frikshëm”. Vetëm dy kompani kryesore – Soft & Solution dhe Fastech fituan 6 nga 8 tenderët e mëdhenj të AKSHI-t në gjysmën e parë të 2024. Sipas të dhënave nga thesari i shtetit, nga 28.3 milion € total tendera të finalizuar nga AKSHI në periudhën janar–gusht 2024, 26.7 milion € (94%) u fituan nga këto dy kompani. Kjo do të thotë që për çdo 100 lekë të shpenzuara nga AKSHI, 94 lekë shkojnë vetëm tek Soft & Solution dhe Fastech. Një përqendrim i tillë i jashtëzakonshëm i fondeve publike te dy operatorë është i paprecedentë në historinë e tenderave në Shqipëri.
    Tenderat
    Soft & Solution shpk (administrator Ermal Beqiri) dhe Fastech shpk janë bërë fitueset seriale të projekteve kyçe të AKSHI-t. Përveç rasteve të përmendura (platforma e-Albania, sistemi i nënshkrimit elektronik, e-Leje, etj.), këto kompani kanë siguruar edhe kontrata të tjera, si regjistri i noterisë elektronike (i fituar nga Fastech për 2.5 milion €) dhe sistemi i informacionit për arsimin e lartë (fituar nga Soft & Solution për 1.8 milion €). Edhe mirëmbajtja e portaleve qeveritare apo sistemeve të ndryshme shpesh u besohet po këtyre operatorëve në mënyrë të përsëritur. Është vënë re se i njëjti tender mirëmbajtjeje, me vlerë rreth 1.9 milion €, i është dhënë të njëjtit operator disa herë në periudha të ndryshme (p.sh. në vitet 2020, 2022 dhe 2024) me po të njëjtën shumë. Kjo ngre dyshime të forta për një marrëveshje të fshehtë për ndarjen e tregut, ku tenderi ribëhet formalisht por fituesi mbetet i pandryshuar, si një formë e monopolizimit të kontratave publike. Në një rast tjetër, kontrata për portalin e-Albania (vlerë 4.5 milion €) u shoqërua me akuza për favorizim: AKSHI skualifikoi ofertën më të lirë dhe shpalli fitues bashkimin Soft & Solution/Fastech me ofertë më të shtrenjtë, vendim që sipas opozitës i kushtoi buxhetit dhe ngriti dyshime për paracaktim të fituesit. Përveç Soft & Solution dhe Fastech, edhe kompani të tjera “të preferuara” janë identifikuar në këtë skemë. Image & Communications Development shpk, e zotëruar nga z. Igli Gjelishti, është një tjetër fituese e shpeshtë e tenderave të AKSHI-t – shpesh si kontraktore kryesore ose pjesë e bashkimeve të operatorëve. Kjo kompani (e krijuar në 2010, me rritje të ndjeshme të xhiros pas 2015) ka fituar thuajse të gjitha tenderat e mëdhenj ku ka marrë pjesë, gjë që e bën “të parapëlqyerën” e drejtueses Karçanaj sipas denoncimeve publike. Për shembull, në tenderin e vitit 2020 për sistemin e monitorimit tatimor të përmendur më sipër, Image & Communications u shpall fitues (së bashku me një kompani tjetër, IVA Elektronik, të fushës së kasave fiskale). Emri i Igli Gjelishtit është lidhur me grupe interesi pranë qeverisë; ish-kryeministri Berisha e ka cilësuar si pjesë të “klanit” që fiton tendera me bekimin e zyrtarëve të lartë, madje duke e quajtur “Gjelishti i Karlo Malavitës” në akuzat e tij politike.
    Kontratat sekrete
    Një tjetër aktor kryesor është Advanced Business Solutions (ABS) shpk, e drejtuar nga z. Gerond Meçe. ABS ka përfituar dhjetëra kontrata, veçanërisht në fushën e mirëmbajtjes së sistemeve qeveritare, shpesh të klasifikuara si sekrete. Të dhënat e Thesarit tregojnë mbi 800 transaksione nga institucione publike drejt ABS, me rreth 43 milion € të paguara për shërbime mirëmbajtjeje, instalime sistemesh, pajisje IT, etj., gjatë viteve të fundit. Vetëm nga AKSHI, ABS ka siguruar pagesa mesatare prej ~180 mijë € në muaj në vitet e fundit falë një sërë kontratash sekrete. Një prej tyre është kontrata sekrete për mirëmbajtjen e infrastrukturës së centralizuar dhe qendrës së të dhënave qeveritare, nënshkruar në verë 2023, ku ABS paguhet 142 mijë € në muaj. Kjo kontratë ishte thjesht për shpenzime personeli (pagat e inxhinierëve), pa pajisje apo investime kapitale, dhe rezulton se i ka mundësuar ABS të mbulojë të gjithë fondin e pagave mujore (vlera e deklaruar e pagave të kompanisë është 128 mijë €/muaj) dhe të ketë rreth 14 mijë € fitim neto mujor vetëm nga kjo marrëveshje. Përveç kësaj, ABS merr edhe 3 pagesa të tjera mujore nga AKSHI për kontrata sekrete mirëmbajtjeje (mes 11–18 mijë € secila), duke e çuar totalin mujor në 180 mijë €. Rasti i ABS ilustron sesi kontratat sekrete janë kthyer në “miniera ari” për një grusht kompanish të lidhura, me fitime marramendëse dhe pa konkurrencë.