Tag: kompani

  • Kina i përgjigjet SHBA-së me tarifë tregtare prej 34 për qind

    Kina i përgjigjet SHBA-së me tarifë tregtare prej 34 për qind

    Kina njoftoi të premten se do të vendosë tarifë prej 34 për qind në importet e të gjitha produkteve amerikane duke filluar nga 10 prilli. Kjo tarifë është pjesë e një sërë masash nga Pekini pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për tarifa ndaj mallrave kineze.

    Ditë më parë, Trump urdhëroi tarifë të ngjashme prej 34 për qind ndaj mallrave të importuara nga Kina.

    Lexo edhe :

    Related Posts

    Ministria e Tregtisë e Kinës tha gjithashtu se do të vendosë më shumë kontrolle mbi eksportet e mineraleve të rralla, të cilat përdorën në produkte të teknologjisë së lartë, si çipat kompjuterikë dhe bateritë e automjeteve elektrike.

    Në listën e mineraleve që u nënshtrohen kontrolleve u përfshinë samariumi dhe përbërjet e tij, të cilat përdoren në prodhimin e aeroplanëve dhe në sektorin e mbrojtjes.

    Administrata doganore e Kinës tha se i ka pezulluar importet e mishit të pulës nga disa furnizues amerikanë, pasi kishte zbuluar furazolidon, një substancë e ndaluar në Kinë, në dërgesat nga ato kompani.

    Për më tepër, Qeveria kineze tha se i ka shtuar 27 kompani në listat e subjekteve që u nënshtrohen sanksioneve tregtare ose kontrolleve të eksportit.

    Pekini gjithashtu njoftoi se ka dorëzuar padi në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me çështjen e tarifave.

    “Vendosja e të ashtuquajturave ‘tarifa reciproke’ nga Shtetet e Bashkuara shkel rëndë rregullat e OBT-së, dëmton seriozisht të drejtat dhe interesat legjitime të anëtarëve të OBT-së dhe minon rëndë sistemin shumëpalësh të tregtisë dhe rendin ekonomik dhe tregtar ndërkombëtar”, tha Ministria kineze e Tregtisë.

    “Ky është veprim i trysnisë së njëanshme që rrezikon qëndrueshmërinë e rendit ekonomik dhe tregtar në botë. Kina e kundërshton fuqishëm këtë”, shtoi ajo.

    Në shkurt, Kina vendosi tarifë prej 15 për qind ndaj importeve të qymyrit dhe produkteve të gazit natyror të lëngshëm nga SHBA-ja. Ajo gjithashtu shtoi veçmas një tarifë prej 10 për qind ndaj naftës së papërpunuar, makinerisë bujqësore dhe makinave me motorë të mëdhenj.

    Dhjetëra kompani amerikane u nënshtrohen kontrolleve mbi tregtinë dhe investimet, ndërsa shumë më tepër kompani kineze përballen me kufizime të ngjashme në marrëdhëniet e tyre me firmat amerikane.

    Tarifat më të fundit zbatohen për të gjitha produktet e prodhuara në SHBA, sipas një deklarate nga Komisioni i Tarifave i Këshillit të Shtetit të Ministrisë së Financave.

    Derisa tensionet tregtare janë shtuar, marrëdhëniet e përgjithshme duken disi më pak të tensionuara.

    Zyrtarë ushtarakë nga SHBA-ja dhe Kina u takuan këtë javë për herë të parë që nga ardhja e Trumpit në pushtet në janar, për të biseduar rreth shqetësimeve të përbashkëta mbi sigurinë detare.

    Bisedimet e mbajtura të mërkurën dhe të enjten në Shangai kishin për qëllim minimizimin e rrezikut të incidenteve, thanë të dyja palët./REL

  • Kush është Monika Dushku, njeriu i “punëve të errëta” në doganën e Gazhelit. Lidhja me Ballukun

    Kush është Monika Dushku, njeriu i “punëve të errëta” në doganën e Gazhelit. Lidhja me Ballukun

    Kush është Monika Dushku, njeriu i “punëve të errëta” në doganën e Gazhelit. Lidhja me BallukunNë emisionin e sotëm “Plug” vijoi investigimie i rrjetës thithëse të parave publike nga “5B-të” e Belinda Ballukut.

    Të cilat veç detyrës së ngarkuar nga partia, detyrojnë edhe vartësit, për të bërë gjithçka për të bllokuar denoncimet për ta.

    Një prej rasteve me flagrante, është angazhimi për të sulmuar emisionin PLUG, për investigimin e kryer mbi Drejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil Maksim Et’hemaj. Për angazhimin e jashtligjshëm, të aparatit të administratës vjen në ndihmë, zv. Drejtoresha e Doganava Monika Dushku. Kjo e fundit, më shumë se sa e shqetësuar për Et’hemajn, duket se ka një hall edhe më të madh. Ajo si dhe familja e saj, janë të përfshirë në skemat korruptive të “5B”, siç çdo drejtor i Belinda Ballukut.

    Pak ditë më parë, në redaksinë e emisionit PLUG mbërrin një denoncim që lidhet me emisionin që sapo ndoqët. Një punonjës dogane – që për arsye sigurie do të mbetet anonim – tregon se ka marrë urdhër nga Monika Dushku për të reaguar dhe bërë ‘report’ në rrjetet sociale, këtë puntatë të emisionit Plug.

    Kjo do të shërbente për stafin e PLUG si një indicie për të kuptuar kush është ky personazh që urdhëron punonjës të doganave për të bërë këtë shërbim kundër fjalës së lirë dhe medias, për sa kohë nuk është as detyrë funksionale, e zyrtarëve që urdhëroheshin. Nga verifikimet, rezultoi se Monika Dushku që u kërkon zyrtarëve të doganave të raportojnë dhe sulmojnë publikisht median që denoncon lidhjet korruptive, nuk është as më pak e as më shumë por numri 2, i doganave shqiptare.

    Monika Dushku, sipas CV-së së publikuar në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, mban detyrën e Zv. Drejtorit të Përgjithshëm që nga viti 2019. Ky post është kyç pasi ajo ka mundësi të përzgjedhë të gjitha burimet njerëzore të Doganave, ose siç quhen, “doganierët”, që sot i urdhëron me mesazhe për të kryer edhe punë të tjera, për ndjesitë apo raportet e errëta, pa lidhje me detyrën për të cilën merr pagën nga taksapaguesit shqiptarë.

    Por historia e Monikës duket se nuk ka vetëm një lidhje me administratën, apo të shërbyerit në këtë funksion prej aftësisë së saj. Ajo ka një lidhje të fortë me Partinë Socialiste dhe rezulton të jetë tezja e Olta Xhaçkës, deputetes socialiste të preferuar nga Edi Rama, për mandatin e të cilës sfidoi kompetencat e parlamentit, e madje krijoi një përplasje të rëndë kushtetuese, duke asgjesuar edhe kompetencat e saj. Madje fuqia e Olta Xhaçkës në vendimarrjen e qeverisë dhe Edi Ramës, u faktuar edhe më marrjen e statusit të investitorit strategjik, nga bashkëshorti i saj Artan Gaçi. Kjo lidhje u dëshmua aq e fortë, saqë edhe kur drejtësia gjeti zhvatje toke publike e falsifikime, burgosi çdo zyrtar periferik, por asnjëherë nuk veproi mbi pronën e ish-ministres së Jashmte, bashkëshorti i së cilës ishte përfituesi fundor nga ky krim.

    Lidhja familjare me Olta Xhaçkën, duket se është vetëm një nga linjat e sigurisë së saj politike. Monika Dushku ka lidhje edhe më të forta me pushtetin përmes vajzës së saj, Sindi Dushku. Sindi, një emër krejtësisht i panjohur për publikun, ka nisur karrierën si këshilltare e ministres Belinda Balluku dhe më pas, në vitin 2021, është emëruar drejtoreshë kabineti.

    Kjo lidhje e ngushtë me administratën publike dhe pushtetin ka ngritur shqetësime, pasi duket se të gjithë anëtarët e familjes Dushku janë të pozicionuar në detyra të rëndësishme, duke u përfshirë në administratën shtetërore dhe biznese. E në këto kushte, duket se mamaja bëhet shumë e ndjeshme, kur Emisioni plug u tregon qytetarëve fakte dhe afera ku rezulton e përfshirë shefja e vajzës së saj. Madje lidhjet janë aq të forta, saqë vajza e Moniak Dushkut është fotografuar me Belinda Ballukun teksa kjo e fundit bënte shoping në Athinë me Arbër Avramin, djalin e Vladimir Avramit.

    Në fakt, Monika Dushku nuk është vetëm një zyrtare e lartë e Doganave, por ka një tjetër lidhje shumë interesante. Vajza e saj, Jona Dushku, është një emër që ka tërhequr vëmendjen. Pas përfundimit të studimeve, Jona dhe partneri i saj, Andi Muhametaj, të dy vetëm 25 vjeçarë, themelojnë kompaninë Star Spedition në janar të vitit 2015, një kompani që operon në fushën e agjencive doganore dhe transportit të mallrave. Andi Muhametaj do të zotërojë 90% dhe Jona Dushku 10% të aksioneve.

    Dhe këtu fillon të shihet një lidhje e ngushtë me administratën doganore. Një agjenci e sapo krijuar, nga dy të rinj pa asnjë eksperiencë në këtë sektor, në një kohë rekord, hapin 5 degë të agjencisë në disa nga pikat doganore më të rëndësishme të Shqipërisë, si Shkodra, Vora, Durrësi, Vlora dhe Rinas.

    Për çudi, një agjenci e sapo krijuar arrin të hapë kaq shumë degë, dhe kjo është vetëm një nga pyetjet që na vijnë në mendje. Çfarë qëndron pas kësaj shpejtësie në zgjerim? Doganat në atë periudhë drejtoheshin nga Elisa Spiropali, një mikeshë e ngushtë e Olta Xhaçkës. Dhe dyshimi i fortë që ngrihet në këtë rast, është, a kishte Elisa Spiropali trajtim preferencial për tezen e mikeshës së saj dhe vajzën 25 vjeçare?

    Në prill të vitit 2015, Jona Dushku vendos të dhurojë 10% të aksioneve të saj për dy individë, Bledar Taraj dhe Edevaldo Topalli, duke u larguar përfundimisht nga pronësia e kësaj kompanie.

    Vetëm 3 muaj pas kësaj, më 1 korrik 2015, Andi Muhametaj i dhuron 90% të aksioneve të tij Jona Dushkut, e cila vetëm 3 muaj më parë kishte deklaruar se do largohej nga shoqëria. Por transaksionet e aksioneve të kësaj kompanie nuk mbarojnë këtu. Disa muaj më pas, Jona Dushku dhuron aksionet e kompanisë për Kostandin Stojës, duke pasur kështu një strukturë të re aksionerësh. Tashmë pronarë të kësaj agjencie doganore janë Kostandin Stoja 80%, Jona Dushku 10%, Edevaldo Topalli 5% dhe Bledar Taraj 5%.

    Në vitin 2015, kompania Star Spedition raportoi një faturim prej rreth 60,000 euro, ndërsa vitin pasues, faturat arritën në rreth 170,000 euro. Për vitin 2018, faturimi ishte rreth 190,000 euro. Ajo që bie në sy në këtë periudhës është se këto del një tjetër lidhje e kompanisë së vajzës së Monika Dushkut me Tosk Energji një kompani e investiguar më parë nga plug për aktivitetin e saj të errët.

    Për vitin 2019 kompania faturon 160.000 euro ndërsa për vitin 2020 kompania faturon 178.000 euro, e në listën e klientëve tashmë është dhe kompania e famshme 5D Konstruksion.

    Në tetor të vitit 2021 Jona Dushku vendos përfundimisht të dhurojë dhe aksionet e mbetura sërish te shtetasit Bledar Taraj dhe Edevaldo Topalli.

    Sipas të dhënave të depozituara në QKB rezulton se klientë të kësaj agjencie janë disa nga kompanitë më të mëdha të tregëtisë së naftës dhe jo vetëm, në Shqipëri si Eroil sha, Bolv oil sha, Everest shpk, Shpiragu etj.

    Imponimi apo arritja e marrëdhënieve me kompani të këtyre niveleve, nuk mund të arrihen kurrësesi nga një kompani e sapo krijuar nga dy 25 vjeçarë, pa një tablo me lidhjet të ngushta me administratën doganore dhe politikën qeverisëse.

    Në vitin 2019, Monika Dushku emërohet Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, ndërkohë që e bija, Jona, ishte aksionere e një agjencie doganore që operonte në gjashtë doganat kryesore të vendit. Për më tepër, për vitin 2021, Star Spedition raportoi një faturim prej 220,000 euro, një shifër kjo që nuk kishte asnjë logjike ekonomike që Jona Dushku të dhuronte aksionet e saj aq fitimprurëse. Për vitin 2022 kompania faturon rreth 200.000 euro, e këtë vit shtohet dhe një tjetër furnitor i lidhur me ministrinë e Belinda Ballukut.

    Klient i kompanisë së vajzës së Monika Dukhkut, do të bëhej ALBANIAN SEAPORTS DEVELOPMENT COMPANY, me aksioner Autoritetin Portual Durrës, kompani e cila është aksonere e projektit Durrës Marina të Alabar.

    Se çarë shërbimi ka blerë Agjencia Doganore te kjo kompani do duhet ta zbulojnë hetimet. Ndërsa për vitin 2023 kompania Star Spedition faturon 170.000 euro. Pikëpytje ngrihen edhe mbi procedurën që duhet ndjekur për të siguruar licensen e Agjentit Doganor, pasi legjislacioni për këtë është strikt, dhe ekspozon përballë disa dyshimeve mundësinë e dy 25 vjeçarëve për t’i plotësuar. Veç kritereve të formimit arsimor, aftësive manaxheriale, konfirmimit nga administratës doganore është edhe një nen i rëndësishëm i ligjit, që parashikon garancinë financiare të kompanisë.

    Neni 78, pika 4 gërma C, që kompania apo indvidi që merr tagrat e përfaqësimit të Autoritetit Doganor duhet të “Të depozitojë një garanci në shumën:

    – depozitim ne bank cash 100.000 euro

    – garanci me banke apo kompani sigurimi

    – (për tranzit dhe borxh doganor) 500.000 euro.

    Dokumentacioni për përmbushjen e kushteve që duhet të depozitohet për licencim përcaktohet me udhëzim të drejtorit të Përgjithshëm të Doganave. Më pas kjo VKM ndryshohet dhe sot kriteret për të regjistruar një Agjenci Doganore janë më të lehtësuara por gjithmonë duhet të paraqitet një garanci e cila është në vlerën 10.000.000 lekë për garanci bankare dhe 40.000.000 për garanci nga kompanitë e sigurimit. Pra që të kuptohet më qartë fillimisht do duhet që të licensohesh si Agjent Doganor duke kaluar dhe një testim e deri këtu kushërira e Olta Xhackës sigurisht që do miratohej nga Elisa Spiropali. Më pas agjentët mund të bashkohen për tu regjistruar si Agjenci Doganore. POR do duhet të depozitonin një garanci në vlerën 500.000 euro. Ku i gjetën këto para Andi Muhametaj dhe Jona Dushku të dy 25 vjeçar në momentin e regjistrimit të kompanisë? Kjo është një pikëpyetje, që duhet të shqetësojë më së shumti institucionet e drejtësisë e SPAK, për të mos lejuar abuzime në një prej sektorëve që vënë në rrezik edhe sigurinë kombëtare.

    Kompanitë e fëmijëve të Monika Dushkut dhe lidhjet me ‘nëntokën’Pra ligjërisht, Monika Dushku ka përgjegjësi penale, për urdhërimin e vartësve që të godasin median dhe fjalën e lirë, por moralisht, duket se i detyrohet shumë Belinda Ballukut. Por a janë këto të vetmet përfitime të zv. drejtoreshës së Doganave Monika Dushku? Në vijim, do të shikoni se faktet janë të rënda, madje nuk mbeten vetëm korruptive, por me dyshime të forta edhe për fije kriminale.

    Duke vazhduar investigimin, PLUG zbuloi se Jona Dushku ishte gjithashtu aksionere në dy kompani të reja që janë themeluar në vitet e fundit. Në tetor të vitit 2023, ajo themeloi Elite Finance & Consulting, me aktivitete që përfshijnë shërbime financiare dhe doganore, ndërsa pak muaj më vonë, themeloi Elite Management, me të njëjtin objekt aktiviteti.

    Sipas aktit të themelimit aksionerë të ELITE FINANCE & CONSULTING.

    Janë Kevin Bilali 33.4 %, Jona Dushku 33.3 % dhe Eneo Kasa 33.3 %. Kjo kompani ka si objekt aktiviteti :

    Shërbime financiare.

    Shërbime të spedicioneve e detare.

    Shërbime të ndryshme konsulence.

    Import dhe eksport mallrash brenda dhe jashtë vendit.

    Shitja e pasurive të paluajtshme, dhënia me qira e pasurive të paluajtshme dhe/ose pajisjeve/ makinerive të punës dhe të tjera. Transport i mallrave dhe udhëtarëve brenda dhe jashtë vendit.

    Në lidhje me këto kompani, një tjetër person që tërheq vëmendjen është Kevin Bilali. Ai është aksioner i dy kompanive të reja së bashku me Jona Dushkun, dhe ka një prapavijë interesante. Kevin Bilali sipas të dhënave të vitit 2021 rezulton i punësuar si menaxher pranë kompanisë Rajan 2007 shpk dhe si roje pranë kompanisë Lura Security. Është e habitshme sesi ky shtetas nga roje në një kompani sigurimi vendos të themelojë një kompani me Jona Dushkun vajzën e Zv. Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave dhe motrën e Drejtoreshës së Kabinetit të Ministres Belinda Balluku ndaj investiguam edhe më tej.

    Kevin Bilali është djali i Nazmi dhe Aida Bilali. Nazmi Bilali rezulton se punon si doganier pranë Doganës Kapshticë kurse Aida Bilali rezulton e punësuar pranë Ujësjellës Kanalizime Durrës. Pra në këtë biznes i cili lidhet me shërbime doganore dhe fiskale janë bërë bashkë fëmijët e dy punonjësve të Administratës Doganore.

    Në shtator të vitit 2024 themelohet kompania tjetër ELITE MANAGEMENT.

    Sipas Aktit të Themelimit aksioner në këtë kompani janë shtetasit Kevin Bilali 33.4 %, Jona Dushku 33.3 % dhe Eneo Kasa 33.3 %. Kjo kompani ka të njëjtin objekt aktiviteti si kompania e parë por ndryshon vetëm adresa. Për asnjë nga këto kompani nuk ka të dhëna pasi ELITE FINANCE & CONSULTING nuk ka depozituar bilancin e vitit 2023 në QKB.

    Pra besoj ishim të qartë nga sa ju treguam, por ju ngritëm edhe disa pikëpyetje që nuk ua sqarojmë dot ne, por organet e drejtësisë. A janë kapur doganat nga një rrjet mes krimit- korrupsionit dhe Politikes? A po bën biznes motra e drejtoreshës së Belinda Ballukut, dhe vajza e zv. drejtoreshës së Doganës me prestanome, pas të cilëve fshihen personazhe të fortë të botës së krimit? A po zbatohet për këto zgjedhje i njëjti skenar siç në 2021, ku OFL u përdor për t’i bërë presion bandave që të grumbullonin vota për Partinë Socialiste? Këto pikëpyetje marrin përgjigje, vetëm nga Task Forca pranë SPAK, që shpresojmë se mund të zgjohet nga gjumi!/ Emisioni “PLUG”

  • Skema “5B” e Belinda Ballukut, si janë “kapur” doganat nga krimi dhe korrupsioni

    Skema “5B” e Belinda Ballukut, si janë “kapur” doganat nga krimi dhe korrupsioni

    Në emisionin e sotëm “Plug” vijoi investigimie i rrjetës thithëse të parave publike nga “5B-të” e Belinda Ballukut.
    Të cilat veç detyrës së ngarkuar nga partia, detyrojnë edhe vartësit, për të bërë gjithçka për të bllokuar denoncimet për ta.
    Një prej rasteve me flagrante, është angazhimi për të sulmuar emisionin PLUG, për investigimin e kryer mbi Drejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil Maksim Et’hemaj. Për angazhimin e jashtligjshëm, të aparatit të administratës vjen në ndihmë, zv. Drejtoresha e Doganava Monika Dushku. Kjo e fundit, më shumë se sa e shqetësuar për Et’hemajn, duket se ka një hall edhe më të madh. Ajo si dhe familja e saj, janë të përfshirë në skemat korruptive të “5B”, siç çdo drejtor i Belinda Ballukut.
    Pak ditë më parë, në redaksinë e emisionit PLUG mbërrin një denoncim që lidhet me emisionin që sapo ndoqët. Një punonjës dogane – që për arsye sigurie do të mbetet anonim – tregon se ka marrë urdhër nga Monika Dushku për të reaguar dhe bërë ‘report’ në rrjetet sociale, këtë puntatë të emisionit Plug.
    Kjo do të shërbente për stafin e PLUG si një indicie për të kuptuar kush është ky personazh që urdhëron punonjës të doganave për të bërë këtë shërbim kundër fjalës së lirë dhe medias, për sa kohë nuk është as detyrë funksionale, e zyrtarëve që urdhëroheshin. Nga verifikimet, rezultoi se Monika Dushku që u kërkon zyrtarëve të doganave të raportojnë dhe sulmojnë publikisht median që denoncon lidhjet korruptive, nuk është as më pak e as më shumë por numri 2, i doganave shqiptare.
    Monika Dushku, sipas CV-së së publikuar në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, mban detyrën e Zv. Drejtorit të Përgjithshëm që nga viti 2019. Ky post është kyç pasi ajo ka mundësi të përzgjedhë të gjitha burimet njerëzore të Doganave, ose siç quhen, “doganierët”, që sot i urdhëron me mesazhe për të kryer edhe punë të tjera, për ndjesitë apo raportet e errëta, pa lidhje me detyrën për të cilën merr pagën nga taksapaguesit shqiptarë.
    Por historia e Monikës duket se nuk ka vetëm një lidhje me administratën, apo të shërbyerit në këtë funksion prej aftësisë së saj. Ajo ka një lidhje të fortë me Partinë Socialiste dhe rezulton të jetë tezja e Olta Xhaçkës, deputetes socialiste të preferuar nga Edi Rama, për mandatin e të cilës sfidoi kompetencat e parlamentit, e madje krijoi një përplasje të rëndë kushtetuese, duke asgjesuar edhe kompetencat e saj. Madje fuqia e Olta Xhaçkës në vendimarrjen e qeverisë dhe Edi Ramës, u faktuar edhe më marrjen e statusit të investitorit strategjik, nga bashkëshorti i saj Artan Gaçi. Kjo lidhje u dëshmua aq e fortë, saqë edhe kur drejtësia gjeti zhvatje toke publike e falsifikime, burgosi çdo zyrtar periferik, por asnjëherë nuk veproi mbi pronën e ish-ministres së Jashmte, bashkëshorti i së cilës ishte përfituesi fundor nga ky krim.
    Lidhja familjare me Olta Xhaçkën, duket se është vetëm një nga linjat e sigurisë së saj politike. Monika Dushku ka lidhje edhe më të forta me pushtetin përmes vajzës së saj, Sindi Dushku. Sindi, një emër krejtësisht i panjohur për publikun, ka nisur karrierën si këshilltare e ministres Belinda Balluku dhe më pas, në vitin 2021, është emëruar drejtoreshë kabineti.
    Kjo lidhje e ngushtë me administratën publike dhe pushtetin ka ngritur shqetësime, pasi duket se të gjithë anëtarët e familjes Dushku janë të pozicionuar në detyra të rëndësishme, duke u përfshirë në administratën shtetërore dhe biznese. E në këto kushte, duket se mamaja bëhet shumë e ndjeshme, kur Emisioni plug u tregon qytetarëve fakte dhe afera ku rezulton e përfshirë shefja e vajzës së saj. Madje lidhjet janë aq të forta, saqë vajza e Moniak Dushkut është fotografuar me Belinda Ballukun teksa kjo e fundit bënte shoping në Athinë me Arbër Avramin, djalin e Vladimir Avramit.
    Në fakt, Monika Dushku nuk është vetëm një zyrtare e lartë e Doganave, por ka një tjetër lidhje shumë interesante. Vajza e saj, Jona Dushku, është një emër që ka tërhequr vëmendjen. Pas përfundimit të studimeve, Jona dhe partneri i saj, Andi Muhametaj, të dy vetëm 25 vjeçarë, themelojnë kompaninë Star Spedition në janar të vitit 2015, një kompani që operon në fushën e agjencive doganore dhe transportit të mallrave. Andi Muhametaj do të zotërojë 90% dhe Jona Dushku 10% të aksioneve.
    Dhe këtu fillon të shihet një lidhje e ngushtë me administratën doganore. Një agjenci e sapo krijuar, nga dy të rinj pa asnjë eksperiencë në këtë sektor, në një kohë rekord, hapin 5 degë të agjencisë në disa nga pikat doganore më të rëndësishme të Shqipërisë, si Shkodra, Vora, Durrësi, Vlora dhe Rinas.
    Për çudi, një agjenci e sapo krijuar arrin të hapë kaq shumë degë, dhe kjo është vetëm një nga pyetjet që na vijnë në mendje. Çfarë qëndron pas kësaj shpejtësie në zgjerim? Doganat në atë periudhë drejtoheshin nga Elisa Spiropali, një mikeshë e ngushtë e Olta Xhaçkës. Dhe dyshimi i fortë që ngrihet në këtë rast, është, a kishte Elisa Spiropali trajtim preferencial për tezen e mikeshës së saj dhe vajzën 25 vjeçare?
    Në prill të vitit 2015, Jona Dushku vendos të dhurojë 10% të aksioneve të saj për dy individë, Bledar Taraj dhe Edevaldo Topalli, duke u larguar përfundimisht nga pronësia e kësaj kompanie.
    Vetëm 3 muaj pas kësaj, më 1 korrik 2015, Andi Muhametaj i dhuron 90% të aksioneve të tij Jona Dushkut, e cila vetëm 3 muaj më parë kishte deklaruar se do largohej nga shoqëria. Por transaksionet e aksioneve të kësaj kompanie nuk mbarojnë këtu. Disa muaj më pas, Jona Dushku dhuron aksionet e kompanisë për Kostandin Stojës, duke pasur kështu një strukturë të re aksionerësh. Tashmë pronarë të kësaj agjencie doganore janë Kostandin Stoja 80%, Jona Dushku 10%, Edevaldo Topalli 5% dhe Bledar Taraj 5%.
    Në vitin 2015, kompania Star Spedition raportoi një faturim prej rreth 60,000 euro, ndërsa vitin pasues, faturat arritën në rreth 170,000 euro. Për vitin 2018, faturimi ishte rreth 190,000 euro. Ajo që bie në sy në këtë periudhës është se këto del një tjetër lidhje e kompanisë së vajzës së Monika Dushkut me Tosk Energji një kompani e investiguar më parë nga plug për aktivitetin e saj të errët.
    Për vitin 2019 kompania faturon 160.000 euro ndërsa për vitin 2020 kompania faturon 178.000 euro, e në listën e klientëve tashmë është dhe kompania e famshme 5D Konstruksion.
    Në tetor të vitit 2021 Jona Dushku vendos përfundimisht të dhurojë dhe aksionet e mbetura sërish te shtetasit Bledar Taraj dhe Edevaldo Topalli.
    Sipas të dhënave të depozituara në QKB rezulton se klientë të kësaj agjencie janë disa nga kompanitë më të mëdha të tregëtisë së naftës dhe jo vetëm, në Shqipëri si Eroil sha, Bolv oil sha, Everest shpk, Shpiragu etj.
    Imponimi apo arritja e marrëdhënieve me kompani të këtyre niveleve, nuk mund të arrihen kurrësesi nga një kompani e sapo krijuar nga dy 25 vjeçarë, pa një tablo me lidhjet të ngushta me administratën doganore dhe politikën qeverisëse.
    Në vitin 2019, Monika Dushku emërohet Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, ndërkohë që e bija, Jona, ishte aksionere e një agjencie doganore që operonte në gjashtë doganat kryesore të vendit. Për më tepër, për vitin 2021, Star Spedition raportoi një faturim prej 220,000 euro, një shifër kjo që nuk kishte asnjë logjike ekonomike që Jona Dushku të dhuronte aksionet e saj aq fitimprurëse. Për vitin 2022 kompania faturon rreth 200.000 euro, e këtë vit shtohet dhe një tjetër furnitor i lidhur me ministrinë e Belinda Ballukut.
    Klient i kompanisë së vajzës së Monika Dukhkut, do të bëhej ALBANIAN SEAPORTS DEVELOPMENT COMPANY, me aksioner Autoritetin Portual Durrës, kompani e cila është aksonere e projektit Durrës Marina të Alabar.
    Se çarë shërbimi ka blerë Agjencia Doganore te kjo kompani do duhet ta zbulojnë hetimet. Ndërsa për vitin 2023 kompania Star Spedition faturon 170.000 euro. Pikëpytje ngrihen edhe mbi procedurën që duhet ndjekur për të siguruar licensen e Agjentit Doganor, pasi legjislacioni për këtë është strikt, dhe ekspozon përballë disa dyshimeve mundësinë e dy 25 vjeçarëve për t’i plotësuar. Veç kritereve të formimit arsimor, aftësive manaxheriale, konfirmimit nga administratës doganore është edhe një nen i rëndësishëm i ligjit, që parashikon garancinë financiare të kompanisë.
    Neni 78, pika 4 gërma C, që kompania apo indvidi që merr tagrat e përfaqësimit të Autoritetit Doganor duhet të “Të depozitojë një garanci në shumën:
    – depozitim ne bank cash 100.000 euro
    – garanci me banke apo kompani sigurimi
    – (për tranzit dhe borxh doganor) 500.000 euro.
    Dokumentacioni për përmbushjen e kushteve që duhet të depozitohet për licencim përcaktohet me udhëzim të drejtorit të Përgjithshëm të Doganave. Më pas kjo VKM ndryshohet dhe sot kriteret për të regjistruar një Agjenci Doganore janë më të lehtësuara por gjithmonë duhet të paraqitet një garanci e cila është në vlerën 10.000.000 lekë për garanci bankare dhe 40.000.000 për garanci nga kompanitë e sigurimit. Pra që të kuptohet më qartë fillimisht do duhet që të licensohesh si Agjent Doganor duke kaluar dhe një testim e deri këtu kushërira e Olta Xhackës sigurisht që do miratohej nga Elisa Spiropali. Më pas agjentët mund të bashkohen për tu regjistruar si Agjenci Doganore. POR do duhet të depozitonin një garanci në vlerën 500.000 euro. Ku i gjetën këto para Andi Muhametaj dhe Jona Dushku të dy 25 vjeçar në momentin e regjistrimit të kompanisë? Kjo është një pikëpyetje, që duhet të shqetësojë më së shumti institucionet e drejtësisë e SPAK, për të mos lejuar abuzime në një prej sektorëve që vënë në rrezik edhe sigurinë kombëtare.

    Kompanitë e fëmijëve të Monika Dushkut dhe lidhjet me ‘nëntokën’

    Pra ligjërisht, Monika Dushku ka përgjegjësi penale, për urdhërimin e vartësve që të godasin median dhe fjalën e lirë, por moralisht, duket se i detyrohet shumë Belinda Ballukut. Por a janë këto të vetmet përfitime të zv. drejtoreshës së Doganave Monika Dushku? Në vijim, do të shikoni se faktet janë të rënda, madje nuk mbeten vetëm korruptive, por me dyshime të forta edhe për fije kriminale.
    Duke vazhduar investigimin, PLUG zbuloi se Jona Dushku ishte gjithashtu aksionere në dy kompani të reja që janë themeluar në vitet e fundit. Në tetor të vitit 2023, ajo themeloi Elite Finance & Consulting, me aktivitete që përfshijnë shërbime financiare dhe doganore, ndërsa pak muaj më vonë, themeloi Elite Management, me të njëjtin objekt aktiviteti.
    Sipas aktit të themelimit aksionerë të ELITE FINANCE & CONSULTING.
    Janë Kevin Bilali 33.4 %, Jona Dushku 33.3 % dhe Eneo Kasa 33.3 %. Kjo kompani ka si objekt aktiviteti :
    Shërbime financiare.
    Shërbime të spedicioneve e detare.
    Shërbime të ndryshme konsulence.
    Import dhe eksport mallrash brenda dhe jashtë vendit.
    Shitja e pasurive të paluajtshme, dhënia me qira e pasurive të paluajtshme dhe/ose pajisjeve/ makinerive të punës dhe të tjera. Transport i mallrave dhe udhëtarëve brenda dhe jashtë vendit.
    Në lidhje me këto kompani, një tjetër person që tërheq vëmendjen është Kevin Bilali. Ai është aksioner i dy kompanive të reja së bashku me Jona Dushkun, dhe ka një prapavijë interesante. Kevin Bilali sipas të dhënave të vitit 2021 rezulton i punësuar si menaxher pranë kompanisë Rajan 2007 shpk dhe si roje pranë kompanisë Lura Security. Është e habitshme sesi ky shtetas nga roje në një kompani sigurimi vendos të themelojë një kompani me Jona Dushkun vajzën e Zv. Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave dhe motrën e Drejtoreshës së Kabinetit të Ministres Belinda Balluku ndaj investiguam edhe më tej.
    Kevin Bilali është djali i Nazmi dhe Aida Bilali. Nazmi Bilali rezulton se punon si doganier pranë Doganës Kapshticë kurse Aida Bilali rezulton e punësuar pranë Ujësjellës Kanalizime Durrës. Pra në këtë biznes i cili lidhet me shërbime doganore dhe fiskale janë bërë bashkë fëmijët e dy punonjësve të Administratës Doganore.
    Në shtator të vitit 2024 themelohet kompania tjetër ELITE MANAGEMENT.
    Sipas Aktit të Themelimit aksioner në këtë kompani janë shtetasit Kevin Bilali 33.4 %, Jona Dushku 33.3 % dhe Eneo Kasa 33.3 %. Kjo kompani ka të njëjtin objekt aktiviteti si kompania e parë por ndryshon vetëm adresa. Për asnjë nga këto kompani nuk ka të dhëna pasi ELITE FINANCE & CONSULTING nuk ka depozituar bilancin e vitit 2023 në QKB.
    Por të rikthehemi dhe njëherë të shtetasi Kevin Bilali. Sa faktuam më lartë ky shtetas ishte i dypunësuar, roje pranë kompanisë Lura Security dhe menaxher pranë kompanisë Rajan 2007.
    Sipas të dhënave në QKB, Rajan 2007 është kompani e themeluar nga shtetasit Lulzim Berisha, Luljeta Berisha dhe Enkelejda Shoshi dhe ka si objekt veprimtarie, tregëtimin e naftës. Në shkurt të vitit 2020 OFL deklaroi se i kishte dërguar kërkesën shtetasit Lulzim Berisha për të deklaruar burimin e të ardhurave të pasurisë së tij.
    Në nëtor të vitit 2020 gjykatat vendosin t’i rikthejnë pasurinë dhe aksionet e kompanisë Rajan 2007. Në dhjetor të vitit 2020 Lulzim Berisha vendos të shes aksionet e kompanisë te shtetasi Kevin Bilali në vlerën 1.4 milion lekë ose 14.000 euro. Një transaksion ky pa asnjë llogjikë ekonomike pasi kjo kompani kishte realizuar deri në atë moment rreth 180.000 euro fitim. Më pas si antëtare e këshillit administrative të kompanisë emërohet dhe nëna e Kevin Bilalit, Aida Bilali.
    Pra besoj ishim të qartë nga sa ju treguam, por ju ngritëm edhe disa pikëpyetje që nuk ua sqarojmë dot ne, pooor organet e drejtësisë. A janë kapur doganat nga një rrjet mes krimit- korrupsionit dhe Politikes? A po bën biznes motra e drejtoreshës së Belinda Ballukut, dhe vajza e zv. drejtoreshës së Doganës me prestanome, pas të cilëve fshihen personazhe të fortë të botës së krimit? A po zbatohet për këto zgjedhje i njëjti skenar siç në 2021, ku OFL u përdor për t’i bërë presion bandave që të grumbullonin vota për Partinë Socialiste? Këto pikëpyetje marrin përgjigje, vetëm nga Task Forca pranë SPAK, që shpresojmë se mund të zgjohet nga gjumi!/ Emisioni “PLUG”

  • Kompani me “dhimbje koke” para ndeshjes me Interin

    Kompani me “dhimbje koke” para ndeshjes me Interin

    Situata me futbollistët në Mynih po bëhet gjithnjë e më e tensionuar. Veçanërisht mbrojtja po i shkakton dhimbje koke trajnerit Vinsent Kompani. Aktualisht, fokusi është kryesisht te Min-xhae Kim. Qendërmbrojtësi ende vuan nga një dëmtim i “tendinit të Akilit” që nuk është shëruar plotësisht.
    Sipas “tz”, ai po ndihet pak më mirë, por është shumë larg formës së plotë. Përveç kësaj, Kim ishte kohët e fundit ishte në fushë kundër St.Pauli, pavarësisht një dhimbje të fytit dhe një kollë të fortë. Si rezultat, ai tani ka probleme me shpinën, të cilat po e ngarkojnë më shumë. Koreani nuk u stërvit me ekipin të martën në mëngjes. Me Alfonso Dejvis, Daiot Upamekano dhe Hiroki Ito, Bajernit i mungojnë tre lojtarë të rëndësishëm me tipare mbrojtëse.
    Kjo panoramë e detyron Kompaninë të vazhdojë të përdorë lojtarë të lënduar si Min-xhae Kim, edhe pse i duhet urgjentisht pushim. Në fitoren 3-2 ndaj St.Paulit, 28-vjeçarit iu desh të kalonte ndeshjen e plotë. Probleme me personelin ka edhe në mesfushë. Leon Gorecka vazhdon të luftojë me dhimbjet e shpinës dhe aktualisht po bën vetëm stërvitje individuale. Aleksandar Pavloviç është jashtë për shkak të sëmundjes.

    Kingsli Koman është gjithashtu i padisponueshëm për shkak të acarimit të këmbës. Edhe pse Xhamal Musiala dhe Mishel Olize u rikthyen në stërvitjen e ekipit të martën në mëngjes pasi më parë iu dha një pushim për arsye të menaxhimit të ngarkesës, skuadra e përgjithshme mbetet e dobët. Kjo e vë trajnerin belg në një dilemë, a duhet të vazhdojë të mbështetet te Kim dhe lojtarë të tjerë të dëmtuar dhe të rrezikojë që dëmtimet e tyre të përkeqësohen?
    Përndryshe, ai mund të vendosë Josip Stanisiç së bashku me Erik Daier në mbrojtjen qendrore. Për të stabilizuar më tej linjën mbrojtëse, Zhoao Palhinja do të ishte gjithashtu një opsion në mesfushën mbrojtëse. Vendimi se si Kompani do të formojë mbrojtjen në ndeshjet e ardhshme ka të ngjarë të varet shumë nga niveli i fitnesit të lojtarëve të dëmtuar. Kundër Augsburg dhe veçanërisht në çerekfinalen e Champions-it ndaj Interit, Bajerni do të ketë nevojë për një mbrojtje të fortë dhe sa më të përshtatshme.
    Por kriza aktuale e dëmtimeve mund ta detyrojë “timonierin” e bavarezëve të marrë rreziqe. Një opsion mund të jetë rreshtimi me tre qendërmbrojtës, ama duket e vështirë që Vinsent të ndryshojë sistemin te klubi më i titullar në tokën gjermane karshi Interit, aty ku varen fatet e rrugëtimit në kompeticionin më elitar në rang klubesh.

  • Studimi: Nëse IA nuk e vret një kompani, do ta bëjë më të fortë

    Studimi: Nëse IA nuk e vret një kompani, do ta bëjë më të fortë

    Nëse një kompani ia del t’u mbijetojë tronditjeve të shkaktuara nga përdorimi i Inteligjencës Artificiale, kjo e fundit do ta ndihmojë të lulëzojë në një afat të gjatë.Ky është përfundimi i një studimi të prezantuar me rastin e një konference të Bankës Qendrore Europiane.Autorët, që përdorën të dhënat e Zyrës së Punës të Shteteve të Bashkuara dhe sondazhet e kryera në periudhën mes 2017 dhe 2021, zbuluan se të parët që përdorën IA në sektorin e prodhimit pësuan rënie të produktivitetit për shkak të zëvendësimit të njerëzve me robotë.Rezultatet janë në kontrast me narrativën mbizotëruese sipas së cilës IA e bën punën më produktive dhe “rrit” numrin e vendeve të punës në shumë raste, në vend që t’i automatizojë.“Në afat të shkurtër, shohim shumë dhimbje” – tha në konferencë, Kristina McElheran, një nga autoret e studimit.Ajo shpjegoi se rënia e produktivitetit është një efekt anësor që ndërhyn te praktikat e konsoliduara të prodhuesve, si ruajtja e inventarit të ulët.Megjithatë, me kalimin e kohës, këto kompani nisën të regjistrojnë rezultate më të mira në të gjitha aspektet (rritja e shitjeve, produktiviteti dhe punësimi), me kushtin që t’ia dalin t’i kapërcejnë këto tronditje.“T’i mbijetosh kësaj duket se është pjesë e problemit” – tha McElheran, kërkuese në Universitetin e Torontos.Sipas saj, ky fenomen nuk do të vërehet në përgjithësi te kompanitë më të vjetra, që janë edhe më të mëdha dhe “përpiqen për ta arritur këtë rezultat”.McElheran dhe kolegët e saj analizuan një kampion prej 30 mijë kompanish, ku përdorimi i Inteligjencës Artificiale është rritur nga 7.5% në 9.1% gjatë periudhës së studimit.Më herët, presidentja e BQE, Christine Lagarde, deklaroi se 23 deri në 29% e punëtorëve në Europë rrezikohen nga IA, por kjo jo domosdoshmërisht do të paralajmërojë “një apokalips të punës”, sepse ka të ngjarë të krijohen vende të reja pune ndërkohë që ato të vjetra do të shkatërrohen./ ReutersKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Vota e diasporës/ “Posta është nga një kompani ndërkombëtare”, Çaka: Fleta e votimit ka kod specifik

    Vota e diasporës/ “Posta është nga një kompani ndërkombëtare”, Çaka: Fleta e votimit ka kod specifik

    “Votimi i Diasporës”, një proces që është për herë të parë, ku emigrantët shqiptarë tashmë do të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Gjatë intervistës, në një emision televiziv, anëtari i Komisionit Rregullator, në KQZ Dritan Çaka, foli për ecurinë e këtij procesi duke ndarë rëndësinë dhe domosdoshmërinë, por megjithatë nënvizoi se ka pasur edhe problematika të vogla, por që nuk kanë shkaktuar shqetësime.
    Gjithashtu theksoi se tashmë rregullat janë të përcaktuar, duke sqaruar se vota familjare është e ndaluar.
    “Ka shkuar relativisht mirë, patjetër që ka pasur ndonjë probleme, por të vogla. Shërbimi postar është zgjedhur ai ndërkombëtari me DHL dhe besoj është shumë korrekt dhe ndër nga më të mirët. Është një proces i ri, por përgjithësisht jam i kënaqur. Mund të ketë edhe pikëpyetje që mund të vijnë nga forca të ndryshme politike. Por problemet që mund të ketë shfaqur janë zgjidhur”, tha ai.
    “Fleta e votimit do të ketë një kod specifik”, theksoi,-Dritan Çaka duke shtuar se kjo e bën edhe më të vështirë falsifikimin.
    “Fleta e votimit është e njëjtë si për brenda vendit ashtu edhe për jashtë vendit. Ka disa elementë sigurie që e bëjnë shumë të vështirë falsifikimin e fletës së votimit. Duhet theksuar që nuk printohen në Shqipëri, por në Slloveni. Një kompani ndër më të mëdha. Besoj se nga koncepti i sigurisë është e sigurt. Zarfi do të jetë i pa identifikueshëm dhe nuk do të ketë asnjë shënim mbi të”, u shpreh më tej ai.

  • “Si avokat, ka përfaqësuar kompani të krimit”/ Lapaj padit Shehajn për shpifje: Sulmi i tij ndaj meje, më i ashpër se ndaj atyre që kanë vjedhur Shqipërinë

    “Si avokat, ka përfaqësuar kompani të krimit”/ Lapaj padit Shehajn për shpifje: Sulmi i tij ndaj meje, më i ashpër se ndaj atyre që kanë vjedhur Shqipërinë

    Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme një padi për shpifje ndaj kreut të partisë “Mundësia”, deputetit Agron Shehaj.

    Kryetari i “Shqipëria Bëhet” i quan shpifje akuzat e bëra nga Shehaj, që pretendon se ‘Lapaj si avokat  ka përfaqësuar kompani të krimit që janë sekuestruar nga SPAK dhe se ai ka  marrë para nga këto kompani”.
    Sipas Lapajt, ka të paktën 8 raste të dokumentuara të shpifjes, që i cilëson të pavërteta dhe denigruese ndaj figurës së tij profesionale dhe publike.
    “Unë kam shtrirë dorën për bashkëpunim ndaj Shehaj për 8 muaj, por kam marrë vetëm baltë dhe shpifje. Sulmi i tij ndaj meje ka qenë aq i ashpër sa nuk e kemi parë ta bëjë as ndaj atyre që kanë vjedhur Shqipërinë për 34 vjet. Unë nuk kthehem pas. Luftën time e kam me sistemin dhe pushtetin, por kushdo që më sulmon duke shpifur ose në çdo mënyrë tjetër, do të marrë përgjigjen rast pas rasti”, tha Lapaj.

    Top Channel

  • Konkurrenca, sfidat e tregut dhe mashtrimet / Bizneset shqiptare po mbrohen me detektivë privatë

    Konkurrenca, sfidat e tregut dhe mashtrimet / Bizneset shqiptare po mbrohen me detektivë privatë

    Me rritjen e konkurrencës dhe sfidave në treg, bizneset po përballen me një nevojë në rritje për të mbrojtur asetet, informacionin dhe reputacionin e tyre. Në këtë kontekst, roli i detektivit privat po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, duke u shndërruar në një mjet kyç për kompanitë që kërkojnë të minimizojnë rreziqet dhe të marrin vendime të informuara.
    Mashtrimet financiare, vjedhja e fondeve dhe keqmenaxhimi i burimeve janë probleme të zakonshme në shumë kompani, veçanërisht në ato me struktura të ndërlikuara drejtuese.
    Punonjësit ose drejtuesit që përvetësojnë fonde, që nënshkruajnë kontrata të dyshimta apo që favorizojnë kompani të lidhura me ta mund të shkaktojnë humbje të mëdha financiare.
    Detektivët privatë ndihmojnë bizneset duke kryer hetime të thelluara për të identifikuar sjellje të paligjshme ose abuzive, duke u mundësuar drejtuesve të kompanive të ndërmarrin masa të shpejta dhe efikase.
    Në një treg gjithnjë e më të globalizuar, informacioni është një nga asetet më të çmuara të një kompanie. Ndaj, konkurrenca e ashpër ka bërë që shumë biznese të shqetësohen për rrjedhjet e informacionit të brendshëm.
    Raste të spiunazhit industrial, ku punonjës ose ortakë, ndajnë sekrete tregtare me konkurrentët, janë bërë më të zakonshme. Detektivët privatë mund të ndihmojnë në zbulimin e këtyre rasteve duke monitoruar lëvizjet e dyshimta, duke analizuar komunikimet dhe duke mbledhur prova për të parandaluar dëme të mëdha.
    Nëse një kompani zgjeron ekipin e saj ose lidh partneritete të reja, është thelbësore të sigurohet që personat e përfshirë janë të besueshëm.
    Në këtë drejtim, detektivët privatë mund të kryejnë kontrolle të plota të sfondit, duke shqyrtuar historinë e tyre profesionale, transaksionet financiare, lidhjet e mundshme me kompani rivale apo raste të mëparshme të përfshirjes në aktivitete të dyshimta.
    Kjo ndihmon bizneset të marrin vendime të informuara dhe të shmangin probleme të mundshme në të ardhmen.
    Përveç mashtrimeve financiare, shumë kompani përballen me punonjës që abuzojnë me detyrat e tyre, duke përfshirë edhe përdorimin e pushimeve mjekësore për qëllime personale.
    Përmes mbikëqyrjes diskrete dhe analizës së sjelljes së punonjësve, detektivët mund të zbulojnë nëse një person është me të vërtetë i paaftë për punë apo nëse po përdor dokumente të falsifikuara për të shmangur përgjegjësitë e tij. Kjo u mundëson bizneseve të marrin masa të përshtatshme dhe të zvogëlojnë humbjet operacionale.
    Në një kohë kur rreziqet për bizneset janë më të shumta dhe më komplekse se kurrë, detektivët privatë po bëhen partnerë të rëndësishëm për kompanitë që duan të mbrojnë veten nga mashtrimet, abuzimet dhe keqpërdorimet e ndryshme.
    Duke vepruar me profesionalizëm dhe brenda kufijve ligjorë, ata ndihmojnë bizneset të sigurojnë transparencën, besueshmërinë dhe stabilitetin e tyre në një treg gjithnjë e më sfidues.
    Pse po lulëzon ky biznes?
    Në Shqipëri, bizneset po përballen gjithnjë e më shumë me sfidën e abuzimit të pushimeve mjekësore nga punonjësit, dyshime për keqmenaxhim apo edhe spiunazh industrial.
    Në këtë kontekst, është shfaqur një fenomen i ri: detektivët privatë që hetojnë raste të tilla. Kjo industri e re po përjeton një lulëzim të shpejtë, duke u kthyer në një zgjidhje për kompanitë që kërkojnë të mbrojnë interesat e tyre.
    Në Shqipëri operojnë rreth 100 detektivë privatë të licencuar zyrtarisht, por shifrat reale mendohet të jenë më shumë. Një nga institucionet kryesore në këtë fushë, Instituti i Detektivit Privat, ka një ekip prej 13 detektivësh.
    Gjithashtu ka edhe institucione të tjera. Sipas informacioneve të marra, detektivët janë kryesisht individë me sfond edukimi në fushën juridike. Detektivët duhet të plotësojnë kritere specifike ligjore për të marrë lejen e ushtrimit të profesionit, përfshirë përvojën në fushën e sigurisë dhe ndjekjen e një kursi të specializuar.
    Kostoja e studimit dhe licencimit për të ndjekur këtë profesion varion nga 2,000 deri në 3,000 euro, duke përfshirë trajnimin dhe procedurat administrative. Tarifat për shërbimet e detektivëve privatë ndryshojnë sipas kompleksitetit të hetimit.
    Pse po kërkohen nga bizneset? Abuzimi me pushimet mjekësore apo keqmenaxhim, mashtrim etj., është një problem që prek shumë kompani, veçanërisht ato të mëdha, ku monitorimi i stafit është më i vështirë.
    Punonjësit që deklarojnë sëmundje të rreme ose shfrytëzojnë dokumentet mjekësore për të marrë pushime të gjata, ata që neglizhojnë, shpeshherë shkaktojnë kosto të konsiderueshme për bizneset, si në aspektin financiar, ashtu edhe në uljen e produktivitetit.
    Shumë kompani kanë raportuar raste të dyshuara të abuzimit me pushimet mjekësore, duke nxitur kërkesën për hetime private mbi këto situata. Kjo ka hapur një treg të ri për detektivët privatë, të cilët specializohen në mbledhjen e provave për të vërtetuar nëse punonjësit janë me të vërtetë të sëmurë apo jo. Si funksionojnë këta detektivë?
    Nga komunikimet e bëra në terren, detektivët përdorin teknika të ndryshme hetimore, si:
    Mbikëqyrja diskrete: Për të verifikuar nëse personi po kryen aktivitete që bien ndesh me pretendimet e tij mjekësore; Intervistat: Me fqinjët, miqtë ose të afërmit për të marrë informacion të mëtejshëm;
    Monitorimi i aktiviteteve në rrjetet sociale: Ndodh shpesh që punonjësit postojnë foto ose video që kundërshtojnë pretendimet e tyre për sëmundje.
    Kur punëdhënësi nuk të beson
    Në Shqipëri, bizneset po përballen gjithnjë e më shumë me sfidën e abuzimit të pushimeve mjekësore nga punonjësit, dyshime për keqmenaxhim apo edhe spiunazh industrial. Në këtë kontekst, është shfaqur një fenomen i ri: detektivët privatë që hetojnë raste të tilla. Kjo industri e re po përjeton një lulëzim të shpejtë, duke u kthyer në një zgjidhje për kompanitë që kërkojnë të mbrojnë interesat e tyre.
    Sa kushton një hetim?
    Pagesat për shërbimet e detektivëve privatë në Shqipëri ndryshojnë në bazë të kompleksitetit të rastit dhe kohës së nevojshme për hetim.
    Zakonisht, një hetim bazë mund të kushtojë nga 300 euro, ndërsa rastet më komplekse, që përfshijnë monitorime të gjata dhe analiza më të thelluara, mund të arrijnë deri në 1500 euro ose më shumë.
    Këto kosto i bëjnë shërbimet e detektivëve një investim të konsiderueshëm për bizneset, por shumë kompani i shohin si një zgjidhje efektive për të shmangur humbjet e mëdha financiare të shkaktuara nga abuzimi i pushimeve mjekësore.Kosto
    Pagesat për shërbimet e detektivëve privatë në Shqipëri ndryshojnë në bazë të kompleksitetit të rastit dhe kohës së nevojshme për hetim. Zakonisht, një hetim bazë mund të kushtojë nga 300 euro, ndërsa rastet më komplekse, që përfshijnë monitorime të gjata dhe analiza më të thelluara, mund të arrijnë deri në 1500 euro ose më shumë.
    Për çfarë çështjesh të tjera punësohen detektivët privatë?
    Përveç hetimit të rasteve të pushimeve mjekësore, detektivët privatë në Shqipëri ofrojnë shërbime të ndryshme, duke përfshirë:
    Zbulimi i mashtrimeve në biznes: Si p.sh. vjedhje nga punonjësit ose partnerët e biznesit.
    Verifikimi i besueshmërisë: Në marrëdhëniet e biznesit ose për klientët.
    Hetime familjare: Si rastet e tradhtisë bashkëshortore ose mosmarrëveshjeve për kujdestarinë e fëmijëve.
    Gjetja e personave të humbur: Për individë ose raste ligjore.
    Hetime për pronësi: Verifikimi i dokumenteve ose historisë së pronave përpara blerjes.
    Debati moral dhe ligjor
    Ky trend ka ngritur pyetje të shumta mbi privatësinë dhe etikën, duke ndarë opinionet mes atyre që e konsiderojnë këtë një hap të domosdoshëm për mbrojtjen e bizneseve dhe atyre që e shohin si një shkelje të të drejtave të individit.
    Nga njëra anë, bizneset argumentojnë se kanë të drejtë të mbrojnë interesat e tyre nga mashtrimet dhe abuzimet e punonjësve, veçanërisht në një treg gjithnjë e më konkurrues.
    Nga ana tjetër, ka shqetësime të mëdha mbi mënyrën se si mblidhen dhe përdoren informacionet nga detektivët privatë, si dhe mbi pasojat që mund të ketë kjo praktikë në marrëdhënien mes punëdhënësve dhe punonjësve.
    Në Shqipëri, ligji për mbrojtjen e të dhënave personale dhe rregulloret mbi marrëdhëniet e punës janë pika kyçe që duhen marrë parasysh nga detektivët dhe punëdhënësit.
    Çdo formë mbikëqyrjeje apo hetimi duhet të bëhet në përputhje me ligjin, për të shmangur shkeljet që mund të çojnë në gjoba ose padi.
    Avokatët theksojnë se punëdhënësit duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm në mënyrën se si përdorin informacionet e mbledhura nga detektivët, pasi çdo veprim që bie ndesh me të drejtat e punonjësve mund të çojë në pasoja ligjore serioze, si gjyqe për shkelje të privatësisë apo diskriminim.
    Për më tepër, përdorimi i këtyre metodave mund të ndikojë në moralin e punonjësve, duke krijuar një mjedis pune të bazuar në mosbesim dhe frikë, gjë që mund të dëmtojë produktivitetin afatgjatë të kompanisë.
    Pse po kërkohen nga bizneset?
    Abuzimi me pushimet mjekësore apo keqmenaxhim, mashtrim etj., është një problem që prek shumë kompani, veçanërisht ato të mëdha, ku monitorimi i stafit është më i vështirë. Punonjësit që deklarojnë sëmundje të rreme ose shfrytëzojnë dokumentet mjekësore për të marrë pushime të gjata, ata që neglizhojnë, shpeshherë shkaktojnë kosto të konsiderueshme për bizneset, si në aspektin financiar, ashtu edhe në uljen e produktivitetit.
    Një trend në rritje apo një zgjidhje e përkohshme?
    Me rritjen e vetëdijes së bizneseve mbi koston e abuzimit të pushimeve mjekësore dhe formave të tjera të mashtrimit në vendin e punës, duket se industria e detektivëve privatë do të vazhdojë të rritet.
    Kompanitë gjithnjë e më shumë po shohin vlerën e hetimeve të brendshme për të mbrojtur veten nga dëmet financiare dhe operacionale. Megjithatë, ekspertët e burimeve njerëzore sugjerojnë se parandalimi është më efektiv sesa ndëshkimi.
    Zbatimi i politikave më të forta të menaxhimit të stafit, përmirësimi i kushteve të punës dhe rritja e komunikimit të hapur mund të ndihmojnë në zvogëlimin e nevojës për hetime të tilla.
    Për momentin, detektivët privatë janë kthyer në një ndihmës të vlefshëm për bizneset shqiptare që kërkojnë të ruajnë balancën midis mirëqenies së punonjësve dhe efikasitetit të operacioneve të tyre.
    Por pyetja që mbetet është: Sa larg janë të gatshëm të shkojnë punëdhënësit për të mbrojtur interesat e tyre?
    A do të bëhet mbikëqyrja e punonjësve një praktikë standarde apo do të hasë në kundërshtime të forta nga shoqëria dhe ligjvënësit?
    Vetëm koha do ta tregojë nëse ky trend do të zëvendësohet nga politika më të drejta menaxheriale apo do të thellohet edhe më shumë në vitet e ardhshme./Monitor

  • Nga mashtrimet financiare te tradhtitë ekonomike, edhe bizneset shqiptare po punësojnë dedektivë

    Nga mashtrimet financiare te tradhtitë ekonomike, edhe bizneset shqiptare po punësojnë dedektivë

    Roli i detektivit privat po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për bizneset që duan të mbrojnë veten nga mashtrimet, abuzimet dhe rreziqet e brendshme. Tashmë, kërkesat nuk kufizohen te tradhtitë bashkëshortore apo konflikte të ngjashme. Nga mashtrimet financiare te tradhtitë ekonomike, ja çfarë zbulojnë detektivët privatë…  Nga Deada HykaMe rritjen e konkurrencës dhe sfidave në treg, bizneset po përballen me një nevojë në rritje për të mbrojtur asetet, informacionin dhe reputacionin e tyre. Në këtë kontekst, roli i detektivit privat po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, duke u shndërruar në një mjet kyç për kompanitë që kërkojnë të minimizojnë rreziqet dhe të marrin vendime të informuara.Mashtrimet financiare, vjedhja e fondeve dhe keqmenaxhimi i burimeve janë probleme të zakonshme në shumë kompani, veçanërisht në ato me struktura të ndërlikuara drejtuese. Punonjësit ose drejtuesit që përvetësojnë fonde, që nënshkruajnë kontrata të dyshimta apo që favorizojnë kompani të lidhura me ta mund të shkaktojnë humbje të mëdha financiare.Detektivët privatë ndihmojnë bizneset duke kryer hetime të thelluara për të identifikuar sjellje të paligjshme ose abuzive, duke u mundësuar drejtuesve të kompanive të ndërmarrin masa të shpejta dhe efikase.Në një treg gjithnjë e më të globalizuar, informacioni është një nga asetet më të çmuara të një kompanie. Ndaj, konkurrenca e ashpër ka bërë që shumë biznese të shqetësohen për rrjedhjet e informacionit të brendshëm.Raste të spiunazhit industrial, ku punonjës ose ortakë, ndajnë sekrete tregtare me konkurrentët, janë bërë më të zakonshme. Detektivët privatë mund të ndihmojnë në zbulimin e këtyre rasteve duke monitoruar lëvizjet e dyshimta, duke analizuar komunikimet dhe duke mbledhur prova për të parandaluar dëme të mëdha.Nëse një kompani zgjeron ekipin e saj ose lidh partneritete të reja, është thelbësore të sigurohet që personat e përfshirë janë të besueshëm. Në këtë drejtim, detektivët privatë mund të kryejnë kontrolle të plota të sfondit, duke shqyrtuar historinë e tyre profesionale, transaksionet financiare, lidhjet e mundshme me kompani rivale apo raste të mëparshme të përfshirjes në aktivitete të dyshimta.Kjo ndihmon bizneset të marrin vendime të informuara dhe të shmangin probleme të mundshme në të ardhmen.Përveç mashtrimeve financiare, shumë kompani përballen me punonjës që abuzojnë me detyrat e tyre, duke përfshirë edhe përdorimin e pushimeve mjekësore për qëllime personale.Përmes mbikëqyrjes diskrete dhe analizës së sjelljes së punonjësve, detektivët mund të zbulojnë nëse një person është me të vërtetë i paaftë për punë apo nëse po përdor dokumente të falsifikuara për të shmangur përgjegjësitë e tij. Kjo u mundëson bizneseve të marrin masa të përshtatshme dhe të zvogëlojnë humbjet operacionale.Në një kohë kur rreziqet për bizneset janë më të shumta dhe më komplekse se kurrë, detektivët privatë po bëhen partnerë të rëndësishëm për kompanitë që duan të mbrojnë veten nga mashtrimet, abuzimet dhe keqpërdorimet e ndryshme.Duke vepruar me profesionalizëm dhe brenda kufijve ligjorë, ata ndihmojnë bizneset të sigurojnë transparencën, besueshmërinë dhe stabilitetin e tyre në një treg gjithnjë e më sfidues. Pse po lulëzon ky biznes?Në Shqipëri, bizneset po përballen gjithnjë e më shumë me sfidën e abuzimit të pushimeve mjekësore nga punonjësit, dyshime për keqmenaxhim apo edhe spiunazh industrial.Në këtë kontekst, është shfaqur një fenomen i ri: detektivët privatë që hetojnë raste të tilla. Kjo industri e re po përjeton një lulëzim të shpejtë, duke u kthyer në një zgjidhje për kompanitë që kërkojnë të mbrojnë interesat e tyre.Në Shqipëri operojnë rreth 100 detektivë privatë të licencuar zyrtarisht, por shifrat reale mendohet të jenë më shumë. Një nga institucionet kryesore në këtë fushë, Instituti i Detektivit Privat, ka një ekip prej 13 detektivësh.Gjithashtu ka edhe institucione të tjera. Sipas informacioneve të marra, detektivët janë kryesisht individë me sfond edukimi në fushën juridike. Detektivët duhet të plotësojnë kritere specifike ligjore për të marrë lejen e ushtrimit të profesionit, përfshirë përvojën në fushën e sigurisë dhe ndjekjen e një kursi të specializuar.Kostoja e studimit dhe licencimit për të ndjekur këtë profesion varion nga 2,000 deri në 3,000 euro, duke përfshirë trajnimin dhe procedurat administrative. Tarifat për shërbimet e detektivëve privatë ndryshojnë sipas kompleksitetit të hetimit.Pse po kërkohen nga bizneset? Abuzimi me pushimet mjekësore apo keqmenaxhim, mashtrim etj., është një problem që prek shumë kompani, veçanërisht ato të mëdha, ku monitorimi i stafit është më i vështirë.Punonjësit që deklarojnë sëmundje të rreme ose shfrytëzojnë dokumentet mjekësore për të marrë pushime të gjata, ata që neglizhojnë, shpeshherë shkaktojnë kosto të konsiderueshme për bizneset, si në aspektin financiar, ashtu edhe në uljen e produktivitetit.Shumë kompani kanë raportuar raste të dyshuara të abuzimit me pushimet mjekësore, duke nxitur kërkesën për hetime private mbi këto situata. Kjo ka hapur një treg të ri për detektivët privatë, të cilët specializohen në mbledhjen e provave për të vërtetuar nëse punonjësit janë me të vërtetë të sëmurë apo jo. Si funksionojnë këta detektivë?Nga komunikimet e bëra në terren, detektivët përdorin teknika të ndryshme hetimore, si:Mbikëqyrja diskrete: Për të verifikuar nëse personi po kryen aktivitete që bien ndesh me pretendimet e tij mjekësore; Intervistat: Me fqinjët, miqtë ose të afërmit për të marrë informacion të mëtejshëm;Monitorimi i aktiviteteve në rrjetet sociale: Ndodh shpesh që punonjësit postojnë foto ose video që kundërshtojnë pretendimet e tyre për sëmundje. Kur punëdhënësi nuk të besonNë Shqipëri, bizneset po përballen gjithnjë e më shumë me sfidën e abuzimit të pushimeve mjekësore nga punonjësit, dyshime për keqmenaxhim apo edhe spiunazh industrial. Në këtë kontekst, është shfaqur një fenomen i ri: detektivët privatë që hetojnë raste të tilla. Kjo industri e re po përjeton një lulëzim të shpejtë, duke u kthyer në një zgjidhje për kompanitë që kërkojnë të mbrojnë interesat e tyre. Sa kushton një hetim?Pagesat për shërbimet e detektivëve privatë në Shqipëri ndryshojnë në bazë të kompleksitetit të rastit dhe kohës së nevojshme për hetim.Zakonisht, një hetim bazë mund të kushtojë nga 300 euro, ndërsa rastet më komplekse, që përfshijnë monitorime të gjata dhe analiza më të thelluara, mund të arrijnë deri në 1500 euro ose më shumë.Këto kosto i bëjnë shërbimet e detektivëve një investim të konsiderueshëm për bizneset, por shumë kompani i shohin si një zgjidhje efektive për të shmangur humbjet e mëdha financiare të shkaktuara nga abuzimi i pushimeve mjekësore. KostoPagesat për shërbimet e detektivëve privatë në Shqipëri ndryshojnë në bazë të kompleksitetit të rastit dhe kohës së nevojshme për hetim. Zakonisht, një hetim bazë mund të kushtojë nga 300 euro, ndërsa rastet më komplekse, që përfshijnë monitorime të gjata dhe analiza më të thelluara, mund të arrijnë deri në 1500 euro ose më shumë. Për çfarë çështjesh të tjera punësohen detektivët privatë?Përveç hetimit të rasteve të pushimeve mjekësore, detektivët privatë në Shqipëri ofrojnë shërbime të ndryshme, duke përfshirë:Zbulimi i mashtrimeve në biznes: Si p.sh. vjedhje nga punonjësit ose partnerët e biznesit.Verifikimi i besueshmërisë: Në marrëdhëniet e biznesit ose për klientët.Hetime familjare: Si rastet e tradhtisë bashkëshortore ose mosmarrëveshjeve për kujdestarinë e fëmijëve.Gjetja e personave të humbur: Për individë ose raste ligjore.Hetime për pronësi: Verifikimi i dokumenteve ose historisë së pronave përpara blerjes. Debati moral dhe ligjorKy trend ka ngritur pyetje të shumta mbi privatësinë dhe etikën, duke ndarë opinionet mes atyre që e konsiderojnë këtë një hap të domosdoshëm për mbrojtjen e bizneseve dhe atyre që e shohin si një shkelje të të drejtave të individit.Nga njëra anë, bizneset argumentojnë se kanë të drejtë të mbrojnë interesat e tyre nga mashtrimet dhe abuzimet e punonjësve, veçanërisht në një treg gjithnjë e më konkurrues.Nga ana tjetër, ka shqetësime të mëdha mbi mënyrën se si mblidhen dhe përdoren informacionet nga detektivët privatë, si dhe mbi pasojat që mund të ketë kjo praktikë në marrëdhënien mes punëdhënësve dhe punonjësve.Në Shqipëri, ligji për mbrojtjen e të dhënave personale dhe rregulloret mbi marrëdhëniet e punës janë pika kyçe që duhen marrë parasysh nga detektivët dhe punëdhënësit.Çdo formë mbikëqyrjeje apo hetimi duhet të bëhet në përputhje me ligjin, për të shmangur shkeljet që mund të çojnë në gjoba ose padi.Avokatët theksojnë se punëdhënësit duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm në mënyrën se si përdorin informacionet e mbledhura nga detektivët, pasi çdo veprim që bie ndesh me të drejtat e punonjësve mund të çojë në pasoja ligjore serioze, si gjyqe për shkelje të privatësisë apo diskriminim.Për më tepër, përdorimi i këtyre metodave mund të ndikojë në moralin e punonjësve, duke krijuar një mjedis pune të bazuar në mosbesim dhe frikë, gjë që mund të dëmtojë produktivitetin afatgjatë të kompanisë. Pse po kërkohen nga bizneset? Abuzimi me pushimet mjekësore apo keqmenaxhim, mashtrim etj., është një problem që prek shumë kompani, veçanërisht ato të mëdha, ku monitorimi i stafit është më i vështirë. Punonjësit që deklarojnë sëmundje të rreme ose shfrytëzojnë dokumentet mjekësore për të marrë pushime të gjata, ata që neglizhojnë, shpeshherë shkaktojnë kosto të konsiderueshme për bizneset, si në aspektin financiar, ashtu edhe në uljen e produktivitetit. Një trend në rritje apo një zgjidhje e përkohshme?Me rritjen e vetëdijes së bizneseve mbi koston e abuzimit të pushimeve mjekësore dhe formave të tjera të mashtrimit në vendin e punës, duket se industria e detektivëve privatë do të vazhdojë të rritet.Kompanitë gjithnjë e më shumë po shohin vlerën e hetimeve të brendshme për të mbrojtur veten nga dëmet financiare dhe operacionale. Megjithatë, ekspertët e burimeve njerëzore sugjerojnë se parandalimi është më efektiv sesa ndëshkimi.Zbatimi i politikave më të forta të menaxhimit të stafit, përmirësimi i kushteve të punës dhe rritja e komunikimit të hapur mund të ndihmojnë në zvogëlimin e nevojës për hetime të tilla.Për momentin, detektivët privatë janë kthyer në një ndihmës të vlefshëm për bizneset shqiptare që kërkojnë të ruajnë balancën midis mirëqenies së punonjësve dhe efikasitetit të operacioneve të tyre.Por pyetja që mbetet është: Sa larg janë të gatshëm të shkojnë punëdhënësit për të mbrojtur interesat e tyre?A do të bëhet mbikëqyrja e punonjësve një praktikë standarde apo do të hasë në kundërshtime të forta nga shoqëria dhe ligjvënësit?Vetëm koha do ta tregojë nëse ky trend do të zëvendësohet nga politika më të drejta menaxheriale apo do të thellohet edhe më shumë në vitet e ardhshme.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Alarm në SHBA! Kompanitë kineze rekruetojnë ish-punonjësit federalë të pushuar nga Trump

    Alarm në SHBA! Kompanitë kineze rekruetojnë ish-punonjësit federalë të pushuar nga Trump

    Protestat kundër Elon Musk

    SHBA- Një kompani misterioze me bazë në Kinë ka tentuar të rekrutojë ish-punonjës të qeverisë amerikane që u pushuan pas shkarkimeve të bëra nga Departamenti i Efiçiencës Qeveritare (DOGE) të Elon Musk. Kompania kineze, ka krijuar një rrjet kompanish dhe ka shpërndarë njoftime për punësim.
    Sipas Max Lesser, analist në qendrën e studimeve Foundation for Defense of Democracies, disa kompani që publikojnë njoftime për punësim janë pjesë e një rrjeti më të gjerë të kompanive të rreme të konsulencës dhe rekrutuesve, të cilat synojnë ish-punonjës të qeverisë amerikane dhe kërkues në fushën e inteligjencës artificiale.
    Sipas Reuters, katër kompani konsulence janë të përfshira në këtë skemë.
    “Faqet e internetit të këtyre katër kompanive ndodhen në të njëjtën adresë IP, së bashku me një kompani tjetër të quajtur Smiao Intelligence, një ofrues kinez i shërbimeve të internetit, faqja e të cilit nuk ishte më e aksesueshme gjatë hetimit të Reuters. Reuters nuk ka mundur të përcaktojë lidhjen midis Smiao Intelligence dhe katër kompanive të tjera”, shkruan Reuters.
    Po ashtu, nuk është arritur të konfirmohet nëse këto kompani janë të lidhura me qeverinë kineze apo nëse kanë rekrutuar vërtet ish-punonjës federalë të SHBA-së. Ambasada kineze në Uashington ka deklaruar se “nuk është në dijeni të asnjë prej subjekteve të përfshira dhe se Pekini respekton privatësinë dhe sigurinë e të dhënave”.
    Sipas analistëve, ky rrjet kompanish është një shembull se si disa entitete përpiqen të mbledhin informacione nga ish-punonjësit e qeverisë amerikane të larguar nga puna pas reformave për efikasitetin e qeverisë së presidentit Donald Trump. Pasi punësohen, këtyre ish-punonjësve mund t’u kërkohet të ndajnë informacion gjithnjë e më të ndjeshëm mbi operacionet e qeverisë ose të rekomandojnë njerëz të tjerë që mund të jenë të dobishëm.
    Një nga kompanitë e përfshira, RiverMerge Strategies, në përshkrimin e saj, e cilëson veten si një “kompani konsulence për rreziqet gjeopolitike”. Në mes të shkurtit, ajo kishte postuar dy oferta pune në faqen e saj në LinkedIn, por më vonë i kishte fshirë ato dhe kishte mbyllur profilin e saj në këtë platformë.
    Në fund të shkurtit, CNN raportoi se vendet kundërshtare të SHBA-së, përfshirë Rusinë dhe Kinën, u kanë dhënë urdhër shërbimeve të tyre të inteligjencës që të intensifikojnë përpjekjet për të rekrutuar ish-punonjës të qeverisë amerikane, veçanërisht ata që janë larguar nga puna apo që kanë frikë se do të pushohen. Këta individë mund të kenë informacion të vlefshëm mbi infrastrukturën kritike dhe burokracinë e qeverisë amerikane.
    “Shërbimet e inteligjencës së huaja shpesh përdorin skema mashtruese të rekrutimit për të rekrutuar burime pa e ditur as vetë se po punojnë për një qeveri të huaj”, shpjegoi për Reuters David Aaron, ish-prokuror i Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së.
    Në raportin “Annual Threat Assessment” të publikuar dje nga agjencitë amerikane të inteligjencës, Kina konsiderohet ende si kërcënimi më i madh ushtarak dhe kibernetik për Shtetet e Bashkuara./ZËRI