U kthye në detyrë pas luftës me kancerin, Kate Middleton fton të prekurit e një sulmi me thikë t’I bashkohen festës për Krishtlindje
Princesha e Uellsit ka ftuar familjet dhe të mbijetuarit e një sulmi me thikë në qytetin e Southport, në eventin ku do të këndohet kënga e përvitshme e Krishtlindjes të premten, 6 dhjetor.
Tre fëmijë u vranë në një sulm masiv më 29 korrik në një klasë për joga dhe kërcim. Sulmi vdekjeprurës la të plagosur gjithashtu 10 të tjerë, përfshirë tetë fëmijë. Zyra e Princeshës në Kensington Palace ka konfirmuar se familjet nga qyteti janë ftuar në koncertin në Ëestminster Abbey, më 6 dhjetor.
Kate, e cila po shërohet nga trajtimi i saj për kancerin, dhe Princi William, të dy 42 vjeç, takuan familjet e tre vajzave të reja që vdiqën dhe të tjerëve që u prekën nga tragjedia – duke përfshirë mësuesen e kërcimit që dëshmoi tmerrin – kur ata bënë një vizitë të papritur në Southport në tetor. Ata gjithashtu kaluan kohë me disa nga punonjësit e urgjencës që nxituan në vendngjarje atë ditë vere.
“Si prindër, ne nuk mund të fillojmë të imagjinojmë se çfarë po përjetojnë familjet, miqtë dhe të dashurit e atyre që u vranë dhe u plagosën në Southport. Ne dërgojmë dashurinë, mendimet dhe lutjet tona për të gjithë ata që janë përfshirë në këtë sulm të tmerrshëm,” deklaroi çifti asokohe.
Udhëtimi i Princeshës në Southport ishte pjesë e rishfaqjes së saj graduale në detyrat mbretërore që kur ajo njoftoi më 9 shtator se trajtimi i saj me kimioterapi kishte përfunduar.
Shërbimi vjetor i këngëve të Krishtlindjeve është bërë pjesë e kalendarit mbretëror dhe 6 dhjetori do të jetë hera e katërt që Princesha Kate pret një të tillë. Në njoftimin e tij, Pallati Kensington tha: “Këtë vit, Lartësia e Saj Mbretërore donte të festonte shumë njerëz që mbështesin ata në nevojë – individë që kanë frymëzuar, këshilluar, ngushëlluar dhe mbi të gjitha kanë treguar se dashuria është dhurata më e madhe që mund të marrim.”
“Kjo temë merr frymëzim nga historia e Krishtlindjes, e cila na inkurajon të marrim parasysh përvojat e të tjerëve dhe nevojën e rëndësishme njerëzore për të dhënë dhe marrë ndjeshmëri.”
Të pranishëm kanë qenë zakonisht edhe tre fëmijët e Ëilliam dhe Kate, Princi George, 11, Princesha Charlotte, 9, dhe Princi Louis, 6, si dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore.
Burimi