OKB: Fëmijët në Gaza po vdesin sepse evakuimet mjekësore janë vonuar

OKB: Fëmijët në Gaza po vdesin sepse evakuimet mjekësore janë vonuar

Fëmijët në Gaza po vdesin nga mungesa e trajtimit urgjent pasi autoritetet izraelite miratojnë një numër gjithnjë e më të vogël fëmijësh për tu larguar për trajtim mjekësor pas mbylljes së kalimit Rafah, thanë sot agjencitë e Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa më parë rreth 300 fëmijë largoheshin çdo muaj, ky numër tani është reduktuar në më pak se një fëmijë në ditë pasi autoritetet presin më kot për miratimin nga autoritetet izraelite që kontrollojnë daljet nga Gaza, tha sot gjatë një konference të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë James Elder, zëdhënësi i UNICEF-it.

“Rezultati është se fëmijët po vdesin në Gaza jo vetëm nga bombat, plumbat dhe mortajat. Edhe kur ndodhin mrekulli, edhe kur bombat shpërthejnë dhe shtëpitë shemben dhe numri i të vdekurve rritet, por fëmija mbijeton, ai nuk mund të largohet nga Gaza për të marrë kujdesin mjekësor urgjent që mund t’i shpëtojë jetën”, tha ai.

Autoritetet izraelite nuk kanë deklaruar se në cilat raste refuzojnë kërkesën për largim për arsye mjekësore dhe asnjëherë nuk kanë dhënë arsye për një vendim të tillë.
Burimi