Kontrolle në burgun grek/ Telefona e thika, të dënuarve shqiptarë u gjenden sende të paligjshme

Kontrolle në burgun grek/ Telefona e thika, të dënuarve shqiptarë u gjenden sende të paligjshme

 
Kontrolle të shumta janë kryer ditët e fundit në burgun e Koridhalos në Greqi. Pas këtyre kontrolleve janë zbuluar sende të paligjshme. Përkatësisht janë gjetur dhe sekuestruar 6 celularë, 4 karikues, kufje, 1 telekomandë TV BOX, 1 këllëf celulari, 8 thika të improvizuara, 2 thika komerciale, 1 thikë tregtare plastike dhe 20 shkopinj të hekuri, druri e plastike.
Telefonat janë gjetur gjatë kontrolleve të paraburgosurve shqiptarë Jorgo Mako 27 vjeç nga Dropulli, i arrestuar për drogë dhe Arbi Shkurti 35 vjeç, i arrestuar për tentativë vrasje.
Një celular gjithashtu është gjetur edhe në qelinë ku ndodhej i paraburgosuri shqiptar Ino Tsakamenu 33 vjeç.
Sendet e tjera u janë gjetur të paraburgosurve të tjerë nga Greqia e Serbia si dhe në ambiente të përbashkëta.
Ndaj të paraburgosurve është ngritur akuzë penale.
Burimi