Studentët nuk ndalen/ Sërish protestë rinore sot në orën 14:00 kundër Edi Ramës
Studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës. Pas tubimit të djeshëm, të shoqëruar me tensione dhe përplasje të dhunshme në Tiranë, ata kanë paralajmëruar një tjetër protestë për sot, 25 tetor, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit. Të rinjtë kanë bërë të ditur se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre, duke paralajmëruar vijimin e protestave deri në largimin e kryeministrit dhe qeverisë së tij. Protesta e 12-të studentore, e zhvilluar dje në kryeqytet, u shoqërua me përplasje të ashpra me policinë, skena dhune dhe persona të plagosur rëndë. Tensionet u përhapën në disa zona të Tiranës, ndërsa studentët janë të vendosur të vijojnë qëndresën e tyre edhe gjatë ditës së sotme.
Burimi:
syri.net