Studentët nisin “Revolucionin e Shqiponjave”, pa megafonë dhe fjalime, vetëm shprehje e zemërimit!
studentet ne proteste TIRANË- Studentët kanë dalë sot në protestë para Ministrisë së Arsimit, por me një skenar ndryshe nga ai çfarë jemi mësuar të shohim në protesta të kaluara, apo gjatë ditëve të fundit. Studentët kanë zgjedhur të shprehin pakënaqësinë e tyre pa megafonë dhe pa fjalime të organizuara. Ajo që bie në sy në këtë protestë është pikërisht mungesa e zërave që zakonisht drejtojnë turmat përmes altoparlantëve. Zemërimi i studentëve, këtë herë, është shfaqur përmes pranisë së tyre dhe thirrjeve. “Duam kushte, duam dije, jo pallavra qeverie” dhe “Kur zgjohet rinia, bie qeveria” janë disa nga thirrjet që janë dëgjuar para ministrisë. Këtë të martë, në orën 14:00, studentët u mblodhën para Ministrisë së Arsimit, në atë që nisi si një protestë e qetë....
Burimi:
zeri.ai