Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta
Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin në protesta, nëse qeveria nuk jep një zgjidhje përfundimtare për zhvillimin e provimit të jurisprudencës tërësisht në gjuhën shqipe. Përfaqësuesi i tyre, Mevlan Ademi, bëri të ditur se javën e ardhshme do të vendoset për hapat e mëtejshëm, duke lënë të hapur edhe mundësinë e një takimi të fundit me institucionet. Studentët kërkojnë një përgjigje konkrete se kur dhe si do të mund ta japin provimin në shqip. Ademi kundërshtoi propozimin e kryeministrit Hristijan Mickoski për dërgimin e çështjes në Komisionin e Venecias, duke e cilësuar atë si zvarritje të kërkesës së studentëve. Sipas propozimit të qeverisë, pjesa teorike e provimit do të mund të zhvillohej në shqip, maqedonisht, anglisht ose turqisht, ndërsa pjesa praktike vetëm në...
Burimi:
kohajone.com