Vrasja e shqiptarit në Spanjë për sherrin për 5 euro, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin

Vrasja e shqiptarit në Spanjë për sherrin për 5 euro, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin

Autoritetet spanjolle kanë kërkuar 22 vite burg për autorin që vrau të riun shqiptar Artjol Ramaj tre vite më parë. Ramaj u vra nga një 52-vjeçar me të cilin jetonte në një shtëpi teksa së bashku kujdeseshin për një plantacion marijuane. Vrasja e vlonjatit ndodhi pas një konflikti për vetëm 5 euro, që degradoi deri në përleshje fizike mes tij dhe 52 vjeçarit të dyshuar si vrasësi i tij. Përplasje që u mbyll në mënyrë fatale për shqiptarin nga Vlora. El Pais i ka dedikuar një artikull zbardhjes së vdekjes së shqiptarit, për të cilin shkruan se trupi i tij u copëtua dhe u shpërnda në një zonë të pyllëzuar pranë banesës, ndërsa eshtrat e tij u zbuluan rreth një muaj e gjysmë më vonë...