Vrasja e Artjol Ramajt në Spanjë, konflikti për 5 euro, prokuroria kërkon 22 vite burg për autorin

Vrasja e Artjol Ramajt në Spanjë, konflikti për 5 euro, prokuroria kërkon 22 vite burg për autorin

Artjol Ramaj SPANJË-Media spanjolle EL PAÍS i ka kushtuar një artikull ngjarjes së 2 marsit 2023, ku shqiptari Artjol Ramaj, dyshohet se u vra brutalisht nga burri me të cilin jetonte në Spanjë, pas një konflikti për vetëm 5 euro. Trupi i tij u copëtua dhe u shpërnda në një zonë të pyllëzuar pranë banesës, ndërsa eshtrat u zbuluan rreth një muaj e gjysmë më vonë nga një person që po shëtiste qenin. Pas disa vitesh hetime, çështja pritet të kalojë për gjykim me juri në Spanjë. I riu shqiptar dhe autori i dyshuar 52-vjeçar i njohur me nofkën “El Seco” jetonin në një shtëpi në zonën e Riudarenes, në Girona. Të dy kujdeseshin dhe ruanin një plantacion kanabisi që ndodhej në pronë. Disa ditë...