Trafiku i drogës në Prishtinë, 6 të arrestuar mes tyre ish-ministri! Sekuestrohen Maybach, Porsche, Rolex

Trafiku i drogës në Prishtinë, 6 të arrestuar mes tyre ish-ministri! Sekuestrohen Maybach, Porsche, Rolex

droga e sekuestruar KOSOVË-Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar në Prishtinë, ku Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka goditur një grup të dyshuar kriminal që merrej me trafikimin dhe shpërndarjen e kokainës. Në kuadër të aksionit janë arrestuar gjashtë persona, mes tyre edhe ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija. Gjatë kontrolleve në disa lokacione, policia sekuestroi rreth 1.6 kg kokainë, substanca të tjera  narkotike, përfshirë marihuanë dhe ekstazi, si dhe rreth 16 mijë euro para të gatshme në valuta të ndryshme. Po ashtu, u sekuestruan 6 automjete, përfshirë Mercedes-Maybach, Mercedes GLE, Porsche, Audi dhe VË Tiguan, ora luksoze Rolex dhe Franck Muller, stoli të çmuara, telefona, pajisje elektronike, armë zjarri dhe municion. NJOFTIMI I POLICISË:  Policia e Kosovës,...