Vuçiç: Nuk mund të hyj në Kosovë pa lejen e Albin Kurtit!

Vuçiç: Nuk mund të hyj në Kosovë pa lejen e Albin Kurtit!

Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti SERBI-Ish-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për trajtim të pabarabartë lidhur me lejimin e hyrjes në territorin e Kosovës, duke pretenduar se atij dhe familjarëve të tij u është mohuar prej vitesh kjo e drejtë.  Vuçiç ka pretenduar se prej vitesh nuk i lejohet të hyjë në Kosovë, duke thënë se një gjë e tillë vlen edhe për anëtarët e familjes së tij, madje edhe për vizita private. Gjatë një interviste për emisionin “Nacionalni Magazin”, Vuçiç  pretendoi se një gjë të tillë nuk e lejon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. “Unë prej vitesh nuk mund të hyj në Kosovë. As si qytetar, madje as ndonjë anëtar i familjes sime nuk mund të vijë privatisht,...