Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish
Një problem në sistemin e komunikimit të kontrollit të trafikut ajror detyroi Administratën Federale të Aviacionit (FAA) të ndalonte përkohësisht fluturimet në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Autoritetet thanë se masa u mor për arsye sigurie, ndërsa hetimet paraprake tregojnë se shkaku mund të ketë qenë një ruter i vetëm. Sipas Reuters, pajisja ishte instaluar nga kontraktori qeveritar L3Harris, në kuadër të punimeve për modernizimin e rrjetit të komunikimit të FAA-së. Autoritetet po hetojnë nëse problemi erdhi nga një gabim gjatë instalimit apo nga një defekt i vetë pajisjes. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, deklaroi se sistemi nuk arriti t’u përgjigjej kërkesave të momentit. Sipas tij, ruterët e rinj nisën të dërgonin mbi 1 mijë kërkesa për lidhje çdo katër deri në pesë sekonda,...
Burimi:
kohajone.com