Qëlluan me vezë dhe sende të forta makinën e Ramës, 2 në pranga

Qëlluan me vezë dhe sende të forta makinën e Ramës, 2 në pranga

pamje nga ngjarja DURRËS-Dy persona janë arrestuar dhe 9 janë vënë nën hetim, pasi një ditë më parë, pasi hodhën vezë e sende të forta në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonte kryeministri Edi Rama. Të arrestuarit janë Edison Lika, 28 vjeç dhe Albi Dema, 37 vjeç. Blutë njoftojnë se Lika dhe Dema bashkë me 9 protestuesit e tjerë në aksin rrugor Maminas–Gjiri i Lalzit, kanë tentuar të bllokojnë rrugën dhe kanë hedhur vezë dhe sende të forta në drejtim të automjeteve të personaliteteve të larta shtetërore. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: E. L., 28 vjeç, dhe A. D., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të...