Maran zbulon formacionin zyrtar ndaj Bjellorusisë, ja si rreshtohet Shqipëria në sfidën vendimtare!

Maran zbulon formacionin zyrtar ndaj Bjellorusisë, ja si rreshtohet Shqipëria në sfidën vendimtare!

Janë publikuar formacionet zyrtare për përballjen Bjellorusi-Shqipëri, e vlefshme për ndeshjen e fundit të Grupit C1 në Ligën e Kombeve. Trajneri i kuqezinjve, Rolando Maran, ka vendosur për 11-shen që do të zbresë nga minuta e parë në fushë, në një takim ku është në lojë vendi i parë dhe ngjitja në Ligën B. Siç pritej, Shqipëria do të vuajë mungesën e dy futbollistëve të rëndësishëm. Ernest Muçi nuk ia ka dalë të rikuperohet nga dëmtimi, ndërsa Ylber Ramadani mungon për shkak të pezullimit nga kartonët e verdhë. Në vendin e Ramadanit, Maran i ka besuar Juljan Shehut, ndërsa në repartin ofensiv Arbër Hoxha merr përgjegjësinë për të zëvendësuar Muçin. Formacioni zyrtar i Shqipërisë: Berisha; Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Hysaj, Shehu, Asllani, Pilo; Hoxha, Laçi; Manaj....