Goditje e madhe për Shqipërinë! Ernest Muçi nuk ia del, luajmë pa yllin tonë kundër Bjellorusisë
Shqipëria do të ketë një mungesë shumë të rëndësishme në ndeshjen e sotme kundër Bjellorusisë. Ernest Muçi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Rolando Maran për këtë takim, pasi ka pësuar një dëmtim në përballjen e fundit ndaj Finlandës. Sulmuesi kuqezi mori një goditje gjatë ndeshjes me finlandezët, ku ishte protagonist absolut, duke realizuar një gol të bukur në fitoren 2-0 të Shqipërisë. Megjithatë, një ndërhyrje e fortë e kundërshtarit në pjesën e dytë la pasoja te futbollisti, i cili nuk arriti të rikuperohej në kohë për sfidën e radhës. Shqetësimi për gjendjen e Muçit u bë i dukshëm që në seancën stërvitore të zhvilluar përpara takimit me Bjellorusinë. Futbollisti nuk u bashkua me pjesën tjetër të skuadrës në fushë, por zhvilloi vetëm...
Burimi:
sportekspres.com