“Njerëzit po më kërkojnë vetëm gola, gola, gola… por nuk jam sulmues”, Asllani: Më pëlqen si luajmë me trajnerin e ri

“Njerëzit po më kërkojnë vetëm gola, gola, gola… por nuk jam sulmues”, Asllani: Më pëlqen si luajmë me trajnerin e ri

Shqipëria luan nesër ndeshjen e fundit në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë do të përballen me Bjellorusinë në Budapest. duke nisur nga ora 18:00. Kristjan Asllani është shfaqur përkrahë trajnerit në konferencë për shtyp, ku i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. “Njerëzit pas dy golave me San Marinon po kërkojnë vetëm gola, gola, gola… Por unë nuk jam sulmues. Po guxojmë shumë, trajneri na kërkon shumë agresivitet. Po e bëjmë mirë në fushë këtë. Në dy miqësoret e para nuk e kuptuam mirë trajnerin, por tani e kemi kuptuar shumë mirë. Edhe ai na ka kuptuar shumë mirë. Po ecim bashkë në këtë rrugëtim. Më pëlqen shumë kjo forma se si po luajmë tani”, ka deklaruar Kristian Asllani./Sport Ekspres/