Shqipërisë i mjafton barazimi për vendin e parë, Marani: Nuk jemi ekip që bëjmë llogari, asnjëherë nuk e kemi diskutuar në dhomën e zhveshjes
Rolando Marani është paraqitur në konferencë për shtyp në prag të sfidës kundër Bjellorusisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Ditën e nesërme kuqezinjve u mjafton vetëm një barazim për ta mbyllur grupin në vendin e parë. Por trajneri nuk kërkon të bëjë llogari. Ai ka deklaruar se në asnjë moment nuk është diskutuar barazimi në dhomën e zhveshjes, pasi gjithmonë luajnë për të dhënë maksimumin. “Nuk shqetësohem për Muçin. Të gjithë lojtarët janë në lartësinë e duhur për të bërë mirë me Kombëtaren. Por ndoshta kjo është mundësi e mirë edhe për lojtarët e tjerë që nuk kanë pasur shumë hapësirë. Bjellorusia është kundërshtari që na ka lodhur më shumë deri tani. Ka pasur një ecuri mjaft të mirë. Në 12 ndeshjet e fundit...
Burimi:
sportekspres.com