“E ardhmja e tij është tek Inter”, agjenti qetëson zikaltrit pas interesimit të Arsenal dhe Man. United
14 Nëntor 2026 20:50 Telesport Francesco Pio Esposito shënoi dy gola në fitoren 3-1 të Italisë ndaj Francës në “San Siro”, në Ligën e Kombeve, duke e çuar numrin e përgjithshëm të golave në nëntë, në vetëm 14 paraqitje me ekipin kombëtar. Pa harruar këtu edhe 3 golat që ka shënuar deri tani më Interin në Serie A, Pio Esposito po përjeton një moment të rëndësishëm në karrierën e tij, gjë që e tregon edhe interesimi i madh i klubeve të tjera. 21-vjeçari është vënë në shënjestër nga klube të ndryshme, përfshirë Arsenalin dhe Manchester Unitedin, por agjenti i yllit italian siguron se “e ardhmja e tij është te Inter, pa asnjë dyshim, për shumë vite të tjera”. “E ardhmja e tij është te Interi,...
Burimi:
telesport.al