“Ai e bën shpesh këtë gjë”, Drogba zbulon “pikën e dobët” të Mbappe që e penalizoi për “Topin e Artë”

“Ai e bën shpesh këtë gjë”, Drogba zbulon “pikën e dobët” të Mbappe që e penalizoi për “Topin e Artë”

14 Nëntor 2026 21:25 Telesport Didier Drogba beson se imazhi publik i Kylian Mbappe mund të ketë ndikuar në renditjen finale në garën për “Topin e Artë”, ku Harry Kane u rendit në vendin e parë me një diferencë shumë të vogël, 28 pikë, nga sulmuesi francez i Real Madridit. “Mbappe po shfaq një formë të shkëlqyer te Real Madrid. Edhe Harry Kane nuk e fitoi Champions League… Kështu që, ndoshta gjithçka varet nga imazhi i tij publik. Në Francë, janë shumë të ashpër me lojtarët që shprehen haptazu, dhe Mbappe është një lojtar i tillë, që flet hapur. Ndonjëherë njerëzit preferojnë lojtarë që flasin më pak. Por ai duhet t’i qëndrojë besnik vetvetes”, tha Drogba. Ndryshe nga Mbappe që është shpesh në qendër të...