Duka përgëzon Kombëtaret U-19 dhe U-17 për fitoret: Vazhdoni kështu, po na jepni emocione
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka reaguar pas rezultateve pozitive të arritura nga Kombëtaret e moshave, U-19 dhe U-17, në ndeshjet e tyre respektive kualifikuese. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar ka vlerësuar maksimalisht paraqitjen e kuqezinjve të rinj. Duka cilësoi si një sukses të jashtëzakonshëm arritjen e Kombëtares U-19, e cila pas dy fitoreve bindëse me rezultatin e njëjtë 4-0 ndaj Qipros dhe Armenisë, ka siguruar vendin e parë në grup dhe ngjitjen në Ligën A për raundin e tretë të kualifikueseve. Gjithashtu, presidenti i FSHF-së nuk ka lënë pa përgëzuar edhe Kombëtaren U-17, e cila arriti një fitore me përmbysje 3-1 ndaj Skocisë, duke mbetur kështu ende në garë për kryesimin e grupit....
Burimi:
sportekspres.com