Mbreti Charles feston 78-vjetorin, këngëtari Elton John e uron me batutë dhe të qeshura: Ne jemi ende në këmbë!

Mbreti Charles feston 78-vjetorin, këngëtari Elton John e uron me batutë dhe të qeshura: Ne jemi ende në këmbë!

Mbreti Charles ka festuar 78-vjetorin e lindjes në një mënyrë të veçantë, duke u bërë pjesë e emisionit muzikor të Elton John. Gjatë intervistës në emisionin radiofonik “Rocket Hour” të këngëtarit të famshëm Elton John, mbreti bëri një batutë duke iu referuar këngës së famshme të këngëtarit “I’m Still Standing”. Duke kujtuar performancën e Elton John në vitin 1986, në koncertin që shënonte 10-vjetorin e organizatës, Charles tha se askush nga të pranishmit nuk mund ta harronte atë moment. “Edhe 40 vjet pas atij koncerti të jashtëzakonshëm, ne dhe organizata jemi ende në këmbë”, u shpreh mbreti. Elton John iu përgjigj me humor: “Unë tani jam ende ulur”. Charles vazhdoi batutën duke thënë: “Me ndonjë pjesë që na bie herë pas here. E di që...