Zbulim i befasishëm në Alpet e Italisë, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Epokës së Akullnajave! (FOTO)

Zbulim i befasishëm në Alpet e Italisë, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Epokës së Akullnajave! (FOTO)

Një zbulim i jashtëzakonshëm në Dolomitet e Italisë ka nxjerrë në dritë një thesar të rrallë, një shpellë të panjohur më parë, e mbushur me qindra eshtra dhe kafka të arinjve gjigantë që kanë jetuar gjatë Epokës së Akullnajave. Zbulimi u bë nga udhërrëfyesi malor Kurt Walde, në lartësinë mbi 2 850 metra mbi nivelin e detit. Pas një ngjitjeje dhe zbritjeje tepër të vështirë në terren thuajse vertikal, Walde arriti të hynte në shpellë. Aty, drita e elektrikës së tij zbuloi një pamje të pazakontë, qindra mbetje skeletore, kafka dhe kocka që dyshohet se u përkasin arinjve të zhdukur të shpellave, të njohur si Ursus ladinicus. Kjo specie mendohet të jetë zhdukur rreth 24 mijë vjet më parë. Arinjtë e kësaj familjeje ishin gjigantë,...