Gonxhja shpërndan pamje nga Manastiri i Kryeengjëjve në restaurim e sipër

Gonxhja shpërndan pamje nga Manastiri i Kryeengjëjve në restaurim e sipër

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përcolli në rrjetet sociale pamje nga puna për restaurimin e Manastirit të Kryeengjëjve në Derviçan. Ministri tha se aty po vijon puna për ndërhyrjet restauruese, me synim ruajtjen dhe nxjerrjen në pah të vlerave historike, kulturore dhe shpirtërore të këtij monumenti të trashëgimisë sonë. Përmes këtyre punimeve pritet që manastirit t’i rikthehet funksioni pas dekadash degradimi. Ky objekt kulti është një ndër 15 manastiret që dëshmojnë pasurinë e rrallë shpirtërore e kulturore të Qarkut të Gjirokastrës. Ndërhyrja në këtë objekt, i shpallur Monument Kulture i Kategorisë I, parashikon ringritjen, restaurimin dhe konservimin e konakëve, përmes konsolidimit të muraturave. Pritet që këto ndërhyrje t’i japin një të ardhme të re këtij kompleksi historik, si hapësirë e gjallë për...