Presidentja Shiroka Pula ndoqi nga afër ndeshjen Kosovë–Izrael

Presidentja Shiroka Pula ndoqi nga afër ndeshjen Kosovë–Izrael

14 November, 2026 - 18:48 Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka ndjekur nga afër në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshjen e Kombëtares së Kosovës ndaj Izraelit, në kuadër të Ligës së Kombeve, e cila përfundoi me barazim. Ajo ka vlerësuar lojën dhe përkushtimin e treguar nga futbollistët, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të tyre në përfaqësimin e Kosovës. “Faleminderit për angazhimin dhe emocionet që na dhuruat. Vazhdoni të punoni me të njëjtin përkushtim dhe besim. Përpara Kosovë!”, thuhet në mesazhin e Presidentes Shiroka Pula./KultPlus.com