Shqipëria prezanton ofertën turistike në Selanik, Hysaj takime për rritjen e bashkëpunimit me Greqinë
Shqipëria po promovon potencialet e saj turistike në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit PHILOXENIA 2026, që zhvillohet në Selanik, Greqi, në datat 13–15 nëntor, duke synuar zgjerimin e bashkëpunimit me tregjet ndërkombëtare dhe forcimin e marrëdhënieve turistike me vendet fqinje. Në kuadër të këtij aktiviteti, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT), Jola Hysaj, mirëpriti në stendën e Shqipërisë, Presidenten e Organizatës Kombëtare Greke të Turizmit, Angeliki Varela. Në takim ishin të pranishme edhe Konsullja e Përgjithshme e Shqipërisë në Selanik, Erida Dobrushi, dhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, Petrika Tollkuci. Bisedimet u fokusuan në forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e turizmit, promovimin e ndërsjellë të destinacioneve turistike dhe rritjen e shkëmbimeve turistike mes Shqipërisë dhe Greqisë. Pjesëmarrja e Shqipërisë në PHILOXENIA...
Burimi:
kultplus.com