Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Donald Trump pritet të zhvillojë një takim historik trepalësh me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë kinez Xi Jinping, në kuadër të samitit të APEC-ut në Kinë. Në fokus të takimit do të jetë reduktimi i armëve bërthamore, në një kohë kur skadon traktati i fundit i kontrollit të tyre mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Takimi trepalësh pritet të tërheqë vëmendjen e liderëve botërorë, pasi vendimi për armët bërthamore prek drejtpërdrejt ekuilibrat e sigurisë globale. Skadimi i traktatit të fundit të kontrollit të armëve mes Uashingtonit dhe Moskës shtron pyetjen se si do të menaxhohen arsenalet bërthamore në vitet në vijim. Trump, Putin dhe Xi do të jenë përballë njëri-tjetrit në të njëjtën tryezë. Paralelisht, administrata amerikane po shqyrton ndalimin e sulmeve ndaj Iranit,...