Sulm ndaj spitalit Nasser në Gazë: të paktën gjashtë të vrarë, mes tyre një kirurg dhe një fëmijë
Të paktën gjashtë palestinezë, mes tyre një kirurg dhe një fëmijë, kanë humbur jetën nga një sulm izraelit ndaj spitalit Nasser në jug të Gazës. Autoritetet palestineze raportojnë dëme të mëdha në repartin e kirurgjisë. Izraeli thotë se objektivi i sulmit ishte një komandant i Hamasit. Sulmi ka goditur një strukturë spitalore ku po trajtoheshin pacientë dhe ku punonte personel mjekësor, mes të cilit edhe kirurgu që ka humbur jetën. Rrethana të tjera të ngjarjes nuk janë bërë të ditura nga palët. Ato vazhdojnë të japin versione të ndryshme për atë që ndodhi brenda dhe rreth spitalit. Përveç viktimave në jetë njerëzish, raportohen dëme të konsiderueshme materiale në repartin e kirurgjisë, një nga zonat më të ngarkuara të spitalit.
Burimi:
kohajone.com