Mashtrimi me vizat në Britani, BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
Një skemë që synon të tërheqë artistët dhe profesionistët më të talentuar në Britaninë e Madhe, po shndërrohet në një instrument mashtrimi. Vepra që nuk janë krijuar nga aplikantët, ekspozita të organizuara artificialisht, artikuj të rremë në media dhe rekomandime të sajuara po përdoren për të ndërtuar një identitet artistik të rremë, me një qëllim të vetëm, sigurimin e vizës britanike. Një hetim i BBC-së zbulon se pas fasadës së talentit dhe krijimtarisë mund të fshihet një industri e mirëfilltë falsifikimi, ku reputacioni artistik shitet për mijëra, madje qindra mijëra paund. Kompani konsulence në Mbretërinë e Bashkuar dyshohet se po ndihmojnë emigrantë të paraqiten në mënyrë të rreme si artistë të talentuar dhe ekspertë të teknologjisë, për të përfituar viza përmes skemës së përshpejtuar të...
Burimi:
javanews.al