“Dua dy fëmijë”, Rike Roçi flet për dëshirën për t’u bërë nënë
Modelja dhe personazhi publik Rike Roçi ka folur për jetën sentimentale dhe planet e saj për të ardhmen, gjatë një interviste në emisionin “Ftesë në 5”. Gjatë bisedës, ajo ka sqaruar edhe deklaratën e mëparshme “Tradhtohem gjithmonë”, duke treguar se bëhej fjalë për përvoja të përjetuara si në marrëdhëniet romantike, ashtu edhe në miqësi. Roçi ka pranuar se është ndier e tradhtuar, por ka zgjedhur të falë personat që e kanë zhgënjyer. Një pjesë të intervistës ajo ia kushtoi edhe lidhjes së saj aktuale, të cilën ka preferuar ta mbajë larg vëmendjes publike. Rike zbuloi se është në një marrëdhënie prej kohësh dhe se partneri i saj jeton jashtë Shqipërisë. “Jam e lidhur prej kohësh. Jetën time e mbaj të mbyllur, jam e lumtur, e...
Burimi:
ntv.al