No Image Available

“Protezat m’i ngulën me çekiç”/ Rrëfimi shokues i italianes për klinikën dentare në Tiranë: Më hoqën 26 dhëmbë për 6 orë

Një rast i raportuar nga mediat italiane ka rikthyer debatin mbi turizmin dentar në Shqipëri dhe sigurinë e ndërhyrjeve stomatologjike që kryhen për pacientët e huaj. Bëhet fjalë për një grua italiane, e cila kishte zgjedhur Tiranën për të kryer trajtime dentare me kosto më të ulët. Në një rrëfim për gazetën “La Repubblica”, ajo pretendon se gjatë një ndërhyrjeje që zgjati rreth gjashtë orë, i janë hequr 26 dhëmbë. Sipas pacientes, pas procedurës ajo ka mbetur me probleme serioze dhe tashmë has vështirësi edhe për të ngrënë normalisht. Ajo ka ngritur shqetësime edhe për protezat e vendosura, të cilat, sipas rrëfimit të saj, ishin më të mëdha se përmasat e gojës dhe kërkuan përshtatje gjatë ndërhyrjes. “Më vendosën dhëmbë që ishin shumë të mëdhenj...