Komunikatë e Asamblesë Kombëtare e Partisë Socialiste

Komunikatë e Asamblesë Kombëtare e Partisë Socialiste

Nga Lutfi Dervishi Për demaskimin e veprimtarisë antiparti, goditjen e grupazheve fraksioniste dhe forcimin e unitetit monolit të Partisë Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e mbledhur nën udhëheqjen largpamëse të LIDERIT të saj, pasi analizoi me frymë të lartë revolucionare veprimtarinë e elementëve Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca, konstatoi shfaqje të rënda të oportunizmit, liberalizmit borgjez, disfatizmit, veprimtarisë fraksioniste, frymës së grupazheve dhe devijimit nga vija e drejtë e PS. Të sipërpërmendurit, duke shpërdoruar besimin e madh që u kishte dhënë Partia dhe Udhëheqësi, kanë shfaqur qëndrime antiparti, kanë dobësuar luftën e klasave, kanë hedhur baltë mbi udhëheqjen dhe kanë çuar ujë në mullirin e reaksionit të brendshëm e të jashtëm. Asambleja dënoi me vendosmërinë më të madhe veprimtarinë fraksioniste të këtyre elementëve, të cilët,...