Tronditëse/ Toksikologia zbulon rastet shqetësuese: Fëmijë 9-vjeçarë provojnë drogën
Përdorimi i lëndëve narkotike nga të miturit po kthehet në një shqetësim gjithnjë e më të madh, ndërsa eksperimentimi me substanca të ndaluara mund të nisë që në moshë shumë të hershme. Në emisionin “Urban Gen”, toksikologia Suela Xhufi ka ngritur alarmin për ekspozimin e fëmijëve ndaj drogës, duke zbuluar se ka trajtuar raste ku eksperimentimi ka nisur që në moshën 9-vjeçare. “Kam raste me fëmijë që nisin të provojnë lëndë narkotike që në moshën 9-vjeçare”, u shpreh Xhufi, duke vënë në dukje edhe raste të tjera që paraqiten në stade të rënda. Deklarata u bë gjatë një diskutimi me të rinjtë në “Urban Gen”, ku në fokus ishte përdorimi i drogës, presioni i shoqërisë dhe kurioziteti që mund t’i shtyjë të miturit drejt eksperimentimit...
Burimi:
ntv.al