No Image Available

Kaos në qiellin amerikan, anulohen mbi 11 mijë fluturime/ Hera e tretë në historinë e Amerikës

Administrata Federale e Aviacionit në SHBA ka hequr ndalimin e fluturimeve në të gjithë vendin, i cili u shpall të premten pasdite për shkak të një problemi në sistemin e kontrollit të trafikut ajror. Vendimi shkaktoi vonesa dhe anulime në më shumë se 11 mijë fluturime, duke krijuar kaos në aeroportet amerikane, sipas të dhënave të FlightAware. FAA konfirmoi se hapësira ajrore amerikane u rihap në orën 20:15, sipas orës lokale lindore. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, deklaroi se problemi që paralizoi sistemin është identifikuar dhe se ai tashmë është funksional. Megjithatë, sipas tij, autoritetet do të kenë nevojë për kohë për të kuptuar plotësisht çfarë ndodhi. Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Duffy shpjegoi se shkaku lidhej me vjetërsinë e...