Negociatat për Ukrainën, NYT: Rusia propozon tërheqjen e NATO-s në pozicionet e para vitit 1997! Largim të trupave nga Polonia dhe…

Negociatat për Ukrainën, NYT: Rusia propozon tërheqjen e NATO-s në pozicionet e para vitit 1997! Largim të trupave nga Polonia dhe…

Rusia ka rikthyer në tryezën e negociatave për përfundimin e luftës në Ukrainë kërkesat e saj të vjetra ndaj NATO-s, duke këmbëngulur që Aleanca të tërheqë trupat nga krahu i saj lindor, përfshirë Poloninë dhe vendet baltike. Sipas një raportimi të The New York Times, i cili citon një dokument të siguruar nga zyrtarët rusë, Moska ka përsëritur gjatë bisedimeve të kësaj jave në Abu Dhabi një sërë kërkesash që kishte paraqitur edhe dy muaj para nisjes së pushtimit të Ukrainës, në fillim të vitit 2022. Ndër kërkesat kryesore është tërheqja e forcave të NATO-s nga pozicionet në të cilat janë vendosur pas vitit 1997, përpara zgjerimit të Aleancës drejt kufijve rusë. Kjo e vendos sigurinë evropiane në qendër të negociatave dhe tregon se Kremlini...