Maran i qetë për mungesat dhe Muçin: Të tjerët do të kenë mundësinë të tregojnë veten ndaj Bjellorusisë!
Një ditë përpara përballjes vendimtare me Bjellorusinë, trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, ka dalë në konferencën për shtyp në Budapest, ku ka ndarë pritshmëritë e tij për këtë sfidë. Kuqezinjtë kanë në duart e tyre mundësinë për të konfirmuar vendin e parë në grup dhe për të mbyllur në mënyrën më të mirë këtë fazë të Ligës së Kombeve. Për teknikun italian, kjo është një ndeshje me shumë rëndësi, ku përtej rezultatit, Shqipëria synon të tregojë edhe një herë forcën dhe vazhdimësinë e saj. Maran ka komentuar kundërshtarin, gjendjen e lojtarëve dhe pritshmëritë për takimin që do të zhvillohet në Hungari. Mungesa e Ramadanit: Nuk jam i shqetësuar për mungesën e Ramadanit. Nesër do të ketë mundësi dhe shanse për lojtarë të tjerë që të...
Burimi:
javanews.al